Lajme nga vendi
Më 12 janar pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve
Mjetet për shfrytëzues të mbështetjes financiare për përballje me krizën energjetike do të paguhen më 12 janar 2023, kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të publikohet nesër, më 5 janar 2023 në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (shfrytëzues të pensionit në shumë jo më të madhe se 11.525 në muaj, përkatësisht në shumë jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, si dhe shfrytëzues të së drejtës së kompensimit për dëmtim trupor).
Lista do të publikohet edhe në ueb-faqen e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (persona të papunë – shfrytëzues të së drejtës së sigurimit material në lloj të kompensimit në të holla).
“Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontrollin, ndërsa nëse personi nuk është në listë, ndërkaq konsideron se i përmbushë kushtet si shfrytëzues i së drejtës, mund të parashtrojë ankesë në Komisionin për vendim-marrje rreth ankesave për mbështetje financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tre ditëve nga dita e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare”, thuhet në kumtesë.
Ankesa mund të parashtrohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale apo përmes postës elektronike mtsp@mtsp.gov.mk.
Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të hiqet nga ueb-faqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ueb-faqja e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe ueb-faqja e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tre ditëve nga dita e publikimit.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve