Connect with us

Lajme nga vendi

Shumë ligje të pamiratuara në vitin 2022 presin fatin gjatë këtij viti

Published

on

Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 e presin një sërë ligjesh të cilat nuk arritën të miratohen gjatë vitit që lamë pas, kryesisht për shkak të mungesës së vazhdueshme të kuorumit. Përderisa në vitin e kaluar shumë seanca u hapën për t’u mbyllur për pak minuta, paralajmërimet janë se këtë vit do të ketë angazhim më të madh me qëllim që të mos përsërite situata e kaluar. Ndërsa Kuvendi paralajmëron efikasitet të shtuar, VMRO DPMNE-ja thotë se nuk do të heqë dorë nga bllokada aktive.

Sipas hulumtueses nga Instituti për Demokraci, Vlora Reçica, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka kohë që hasë në probleme për shkak të faktorëve politik jo konstruktiv, të cilët shpesh herë edhe kanë bllokuar punën e kuvendit.

“Kjo tregon se nuk ka konsensus për shumë çështje. Duke qenë se jemi në një krizë globale ekonomike dhe energjetike, është shumë e rëndësishme që të kemi një Kuvend funksional që jo vetëm të nxjerrë ligje, por edhe të jetë funksional për të mbikëqyrur ekzekutivin dhe mënyrën se si shpenzohen paratë dhe si merren vendimet në një krizë”, tha Vlora Reçica, Instituti për Demokraci.

Sipas raportit të Institutit për Demokraci në vitin që lamë pas Kuvendi ka treguar nivel të ulët të cilësisë së debatit si dhe është përballur me bllokada. Më aktiv kanë qenë deputetët e opozitës maqedonase. Asnjë deputet shqiptar nuk është në listën e 10 deputetëve më aktiv, përkatësisht sipas monitorimit nga muaji janar deri në qershor ndërsa në 51 për qind të diskutimeve deputetët nuk kanë qenë të aftë të argumentohen.

Advertisement

Sipas këtij Instituti, këto të dhëna shpërfaqin nevojën e rritjes së cilësisë të debatit dhe nivelit të argumentimit në Kuvend. Për këtë, perceptimi i qytetarëve për punën e Kuvendit është në shkallë shumë të ulët, edhe atë me notë prej 2,5 nga gjithsej 5 si dhe pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë të njohur me atë që është punuar në kuvend gjatë vitit të kaluar.

Ndër sfidat kryesore të Kuvendit për këtë vit do të jetë kthimi i besimit të qytetarëve në të, që aktualisht sipas raportit të IRI-t amerikan, i besojnë vetëm 4 për qind e qytetarëve. Deputetët gjithashtu i pret votimi dhe ndryshimi i një sërë ligjesh në drejtim të harmonizimit të ligjeve me ato të vendeve të BE-së, pasi Maqedonia e Veriut hapi negociatat për anëtarësim si dhe ndryshimet kushtetuese.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ambasadori gjerman për REL: Nëse bisedimet në Ohër finalizohen, atëherë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës…

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për REL tha se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde ka folur edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./REL/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Published

on

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore. /Telegrafi/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, por relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimalë do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti d të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat