Connect with us

Lajme nga vendi

Lirohen për parkim oborret e shkollave në Tetovë

Published

on

 Festat e fundvitit zakonisht sjellin kaos në qytetin e Tetovës.Kryesisht janë pjesët qendrore ku shumë vështrië mund të gjendet një vend për parkim.Shumë vetura në qarkullim dhe shumë pak vende parkimi në dispozicion, ndërsa koncentrimi i tërë frekuentimit është pikërisht në zonën qendrore të qytetit të Tetovës Prandaj, së këndejmi, nga ana e komunës së Tetovës është bërë e ditur se edhe këtë fundvit oborret e shkollave do të jenë të lirë për parkim.

 “Komuna e Tetovës të gjithë nxënësve, mësuesve dhe të tjerë u uron pushim dimëror të këndshëm dhe një Vit të Ri sa më të mbarë të gjithë. Gjithashtu, informojmë qytetarët se oborret e shkollave “Liria”, “Goce Dellçev”, gjimnazi i Tetovës, Medicina e Vjetër dhe “Istikball” do të jenë të hapura për parking për qytetarët pa dallim. Në fluksin e madh, e arsyeshme është edhe hapja e oborreve të shkollave gjë e cila do të ndihmojë në zbutjen e komunikacionit në qytetin tone” njoftojnë nga komuna e Tetovës. 

 Në qytetin e Tetovës problemi me parkingun është i kahmtoshëm dhe krahas parkingut zonal që funksionon në disa rrugë kryesore, në pjesët tjera ka mungesë të theksuar të vendeve të parkingjeve.Edhe gjatë verës por edhe gjatë dimrit për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve, komuna e Tetovës oborret e shkollave fillore dhe të mesme në pjesën qendrore i shndërron në parkingje por edhe kjo nuk mjafton.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

BDI mbledh organet e partisë, pritet të vendosë për format e protestës

Published

on

BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fronti Europian do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

Published

on

BDI-ja si parti opozitare sot do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë parlamentare prej dy të tretave, njoftoi TV 24.

Ndryshimet ligjore parashikojnë zgjatjen e mandatit të ushtruesve aktual të detyrës kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, në qershor të këtij viti, deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI-ja votuan edhe për Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, për miratimin e të cilit kërkohej edhe një shumicë prej dy të tretash.

Për t’u miratuar, amendamentet duhet shumicë prej dy të tretave, si dhe shumicë e Badenterit, nga deputetët, dhe nëse projektligji nuk kalon, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash duhet të mbahen në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar. deri në fund të vitit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Është rritur intensiteti i komunikacionit në vend

Published

on

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet nw njoftimin e LAMM-sw.

Continue Reading

Më të lexuarat