Connect with us

Lajme nga vendi

Sot protestohet para ambasadës serbe në Shkup

Published

on

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka thirr për sot një protestë para ambasadës serbe në Shkup.

“Protesta organizohet sot me fillim nga ora 13.00. Grumbullimi do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12.30!

Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rënda në kufirin verior të Kosovës. Kjo protestë mbështetet nga partitë shqiptare, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa si dhe shoqata e personalitete publike.

Advertisement

Lajme nga vendi

QMK: Një fëmijë i sëmurë është transportuar me helikopter nga Ohri në Stamboll

Published

on

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) njoftoi se mëngjesin e sotëm një fëmijë tetë vjeçar është transportuar me helikopter në spitalin “Parku Mjekësor” në Stamboll të Turqisë, për një operacion në shtyllën kurrizore.

Transporti është realizuar me një helikopter të MPB-së i cili ka pajisje transportuese mjekësore, ndërsa fëmija tashmë është vendosur në Qendrën Mjekësore në Stamboll dhe për një kohë të shkurtër helikopteri do të kthehet në bazën në Shkup.

“Më datë 13 maj 2024, përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 në QMK, ndërsa më pas me email në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, është dërguar kërkesë nga prindi i fëmijës për transport nga Ohri deri në spitalin në Stamboll. Fëmija që u transportua me helikopter kishte probleme motorike, nuk mund të ecë në mënyrë të pavarur, nuk flet dhe ka një lakim të lartë të shtyllës kurrizore, mbi 80 për qind. Për shkak të problemeve të përmendura shëndetësore, transporti afatgjatë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e fëmijës. Nëse merret parasysh se ky operacion në shtyllën kurrizore ishte një nga operacionet e vështira dhe të rrezikshme, dhe shërimi pas operacionit është afatgjatë dhe shumë i vështirë, veçanërisht në një gjendje të tillë, është vërtetuar se një lloj tjetër transporti me një kohëzgjatje të tillë është shumë i rrezikshëm për jetën e vajzës”, citon QMK.

Pas dërgimit të kërkesës në QMK, në koordinim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kërkesa ka marrë përgjigje pozitive.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nesër seanca konstituive, me shumë gjasa Afrim Gashi kryeparlamentar

Published

on

Nesër deputetët e posazgjedhur edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11, ka katër pika. Së pari zgjidhet komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.Pasi që paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi, nesër seancën do ta udhëheq deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit. Me konstituimin e përmbajtjes së re parlamentare do të hartohet edhe shumica e re, e cila, siç është e ditur do ta ketë koalicioni i VMRO-DPMNE-së që pas negociatave që u mbajtën këto ditë duhet t’i bashkohet edhe VLEN dhe deputetët e ZNAM. Me këtë shumica e ardhshme paralmentare po i afrohet numrit të dy tw tretave. Mandat për deputet për herë të parë mori kryetari i VMRO-DPMNE-së, HristijanMickoskii cili do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë së re. Disa nga deputetët e shumicës së re parlamentare në ulëset e deputetëve do të jenë vetëm një kohë të shkurtër sepse një pjesë e madhe prej tyre do të shkojnë në kabinetin e ri qeveritar. Situata është e ngjashme edhe me deputetët e koalicionit VLEN, liderët e të cilit u zgjodhën për deputetët, por pritet që disa prej tyre do të shkojnë në ekzekutiv, ose të vazhdojnë punën si kryetar komune. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e deritanishëmtë qeverisë do të jenë në karriget e parlamentit të destinuara për opozitën. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së në largim DimitarKovaçevski, ish-zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi, ish-ministri i punëve të brendshme OliverSpasovski, ai i bujqësisë LupçoNikollovski, ministrja e mbrojtjes SllavjankaPetrovska, e kulturës BiseraKostadinovskaStojçevska, për punë dhe politikë sociale,JovanaTrençevska, për transport dhe lidhjeBllagojBoçvarski, si dhe ish-drejtoresha e Drejtorisw sw tw ardhurave publike SanjaLlukarevska. Nga radhët e BDI-së, sërish deputet do të jetë kryetari i kësaj partie, AliAhmeti, e bashkë me të edhe ish-kryetari i Kuvendit, TalatXhaferi. Ish-ministrat e kësaj partie nuk janë në përbërjen e re parlamentare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Haxhi 2024, nga Tetova udhëtojnë 452 persona

Published

on

Këtë vit organizimi për në Haxh ka filluar më herët se viteve të kaluara. Organizimi filloi që para fillimit të muajit të Ramazanit, me kërkesë të Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite. Nga Muftinia e Tetovës thonë se fillimi më herët i organizimit ka qenë një lehtësim më i madh rreth përga&tjeve dhe organizimin e haxhit 2024. Të shtunën pritet të mbahet edhe një seminar sqarues me të gjithë ata që udhëtojnë për në haxh. Nga Tetova këtë vit për në Haxh sikurse edhe viteve të kaluara interesimi është i madh për të udhëtuar në vendet e shenjta dhe nuk janë përfshirë të gjithë të interesuarit, shkaku i numrit të kufizuar që lëshon Ministria e Haxhit. Udhëtimi për në haxh nga Tetova do të jetë më 6, 7 dhe 8 qershor.Udhëtimet e para nga Maqedonia e Veriut. për në vendet e shenjta, Mekë dhe Medina fillojnë më 4 qershor.

Nga Maqedonia e Veriut, këtë vit udhëtojnë 2020 persona për në haxh bashkë me udhëheqësit dhe ekipin mjekësor. Nga Tetova kemi 452 që do të shkojnë në haxh, duke përfshirë ekipin mjekësor dhe udhëheqësit profesional.

Mënyra e pagesës ka shkuar përmes sistemit bankar, pra qytetarët kanë paguar direkt në xhiro-llogarinë e Bashkësisë Fetare islame dhe kjo tashmë është e relizuar. Çmimi nuk ka ndryshuar nga viti I kaluar, pra kanë paguar nga 6550 euro. Në këtë çmim janë përfshirë të gjitha nevojat që kanë haxhilerët, pra, përpos banimit, qëndrimit në hotel, vaksninimit, prerja e kurbanit, veshja e posaçme, pra të githa nevojat janë në këtë çmim”, deklaroi muftiu Xhemaili. Udhëtimi nga Tetova më 6, 7 dhe 8 qershor do të bëhet me autobus deri në aeroport, ndërsa më pas me aeroplan. Udhëheqësit e grupeve, do të informojnë personat që udhëtojnë për datën dhe orën e nisjes. Haxhi është një nga pesë shtyllat e fesë islame dhe është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë myslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.

Continue Reading

Më të lexuarat