Lajme nga vendi
Parashikimi i motit për sot
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nëpër disa lugina, posaçërisht përgjatë Vardarit do të ketë paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Demanton Taravari: Jo nuk jam takuar me Ahmetin, lajmi në TopChanel i pavërtetë
Pas dezinformatave të fundit të shpërndara në Top Channel se mbrëmë janë takuar Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, ky i fundit ka reaguar duke thënë se është totalisht fake neës dhe kushdo që e ka dërguar në Top Channel gënjen. Ofertat, siç thotë ai, nuk kalojnë te unë.
“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qenkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.
Jo, nuk është e vërtetë.
Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen.
Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!
Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë.
Ofertat nuk kalojnë te unë!”, ka shkruar Taravari.
Lajme nga vendi
Valon Asani humb në fshatin e tij Poroj
Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së Valon Asani ka humbur bindshëm nga koalicioni VLEN në vendlindjen e tij në fshatin Poroj.
Fitorja e VLENIT në Porojin legjendar ka qenë e thellë edhe atë 721 vota për Taravarin kundrejt 585 për Osmanin
Lajme nga vendi
Shaban Memeti, shefi shtabit të Tearcës humb në fshatin e tij Dobrosht
Shaban Memeti, shef i shtabit të komunës së Tearcës ka pësuar humbje në vendlindje të tij në fshatin Dobrosht nga koalicioni VLEN.
Memeti është njëherit edhe drejtor i Institutit për Shëndet Publik, si dhe një nga figurat kyçe dhe që në vazhdimis BDI-ja e ka avancuar, por ksaj radhe humbi si në fshatin e tij po ashtu edhe në nivel të komunës së Tearcës.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve