Lajme nga rajoni
“Më goditi gjithë familjen”, rrufeja bie mbi kopenë me dele në Gramsh, ngordhin 165 krerë
Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.
Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.
Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy bën apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.
“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.
Lajme nga rajoni
Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci
Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.
“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha shkurt ai.
Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.
Për bllokim të qytetarëve nga Kosova është raportuar edhe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. /Telegrafi/
Lajme nga rajoni
Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret duke i mbajtur peng në pikat kufitare autobusët me udhëtarë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi të mërkurën.
Autoritetet serbe kanë ndaluar sot autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.
Kryeministri tha se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.
“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.
Ndërkaq, MPJD-ja përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Po ashtu, e njëjta situatë është edhe në pikëkalimin në Shid.
Lajme nga rajoni
Sot ndërroi jetë nëna e Edmond Lajçit,që dje biri i saj vrau bashkëshorten në qendër të Pejës
jë tjetër tragjedi ka goditur familjen e Edmond Lajçit, pasi ai i mori jetën bashkëshortes së tij, ditën e djeshme në Pejë.
Mësohet se nëna e tij, Zyrafete Lajqi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave të Kosovës, bëhet me dije se nëna e tij ishte e shtruar në spital për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Edmond Lajqi ndodhet në paraburgim për vrasjen e bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukella në Pejë. Ndërkohë shkaqet e vrasjes së Ukellës nga bashkëshorti me të cilin kishte 20 vite martesë nuk janë zbuluar ende.
Edmond Lajçi rrezikon një dënim nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm me akuzat për “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login