Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.
Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.
Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy bën apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.
“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.