Lajme nga vendi
Faton Ahmeti viziton nëndegën qendër dhe fshatin Saraqinë “Bashkë për Tetovën”
Lajme nga vendi
RËNIA REKORDE E PAPUNËSISË RIKTHEN SHPRESËN E HUMBUR ME VITE!

Papunësia është një nga problemet thelbësore me të cilën problematikë gjenerata të shumta janë përballur. Nga pamundësia për t’ia dalë kanë vendosur që të mos shpresojnë në afat të pa skaduar derisa të marrin rrugën e perëndimit nëse për gjithçka vuajnë atje për punë nuk do ta kenë problem. Paragjykimet se të rinjt nuk punojnë brenda vendit janë të pabaza pasi po të njëjtit po punojnë larg vendit të tyre, krejt kjo pasi atje vlerësohet puna e tyre.
Papunësia bie në nivel rekord – vetëm 11.9% –
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” tha se tregu i punës po përjeton rezultate konkrete dhe të prekshme.
Sipas tij, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 11.9%.
Ai theksoi se vetëm në muajt e fundit punësimet janë rritur për 46%, duke dëshmuar se politikat e ndërmarra po japin efekt.
“Për herë të parë, papunësia zbriti në 11.9%. Kjo është dëshmi se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht”, deklaroi Durmishi.
Ministri u shpreh se këto janë rezultate që qytetarët duhet t’i dinë, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.
Ky është lajm i mirë dhe shpresdhënës për të gjithë ata të rinj që kanë ndarë mendjen të qëndrojnë brenda vendit, pasi do duhet të merren me brengat tjera pasi çështja e punësimit të tyre nuk është më çështje delikate dhe pa zgjidhje. Për faktin se niveli i papunësisë sa shkon e ulet më shumë.
Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-
Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.
Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.
Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm.
Prandaj, institucionet e shtetit nëse vërtetë duan ta ndalin migrimin e të rinjve mekanizmat i kanë në duar, të krijojnë ambient të sigurt dhe meritokraci absolute, të funksionojë drejtësia dhe institucionet e shtetit pa dallime etnike e partiake. Secili qytetarë të ndihet i sigurt dhe i kënaqur me vendin e vet e në vend të vet.
Çështja e punësimeve po zgjidhet edhe përmes investitorëve të huaj, por në fakt edhe këtu duhet të luajnë rol institucionet e vendit për të tërhequr sa më shumë. Sepse, investitorët nuk vijnë aty ku nuk ndihmohen e mirëpriten, nuk vijnë aty ku u kërkohen shumë marramendëse parash, këtu gjëra duhet të marrin fund. Edhe në këtë vend ka shpresë e mund të jetohet vetëm lidershipi duhet të reformohet. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Aksioni policor në Haraçinë, është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

MPB Maqedoni njofton se sot në Haraçinë është arrestuar 40-vjeçarin me iniciale A.B., i cili ishte i dënuar për zhvatje dhe dhunë, dhe po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg.
“Sot (18.04.2025) rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative dhe taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A. B. (40) nga Shkupi”.
“Personi kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 2, lidhur me nenin 1, në lidhje me nenin 45, paragrafi 1, dhe një vit burg për veprën “dhunë” nga neni 386, paragrafi 3, në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal. Personi është dërguar në Institucionin Korrektues Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Policia sekuestron dy vetura, zhvillonin gara në magjistralen Kumanovë–Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë sekuestruar 2 vetura pas raportimeve për gara të jashtëligjshme në magjistralen Kumanovë-Shkup
“Më datë 16.04. dhe me datë 17.04.2025, në Policinë e Kumanovës është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup janë duke u zhvilluar gara të egra me vetura që shkaktonin zhurmë të madhe. Menjëherë janë marrë masa nga punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe për shkak të dyshimit për kundërvajtje në komunikacion, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa regjistrimi të Prilepit i drejtuar nga M.V. (20) nga fshati Dollneni i Prilepit dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (21) nga Tetova, janë sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen denoncimet përkatëse”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login