Connect with us

Lajme nga vendi

ANALIZË: Rritje e borxheve – institucionet shtetërore dhe lokale me fatura të papaguara prej gati 400 milionë euro

Published

on

Rritje e re e borxheve të institucioneve shtetërore, ministrive, agjencive, komunave. Të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe qendror arritën në gati 400 milionë euro. “Portalb”-i në dy vazhdimet e “Analizës” do të publikojë të dhëna për situatën sipas sektorëve, në nivel të ministrive, agjencive, shëndetësisë, arsimit, me një krahasim të situatës në fund të vitit 2021 dhe në raport me tremujorin e parë, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Borxhet e shëndetësisë kaluan 95 milionë euro…

Për gjashtë muaj, apo në fund të qershorit, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve shtetërore në nivel qendror, si dhe të ndërmarrjeve publike në nivel lokal janë rritur për gati 8 milionë euro. Në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të parin, borxhet e shtetit janë rritur për mbi 8 milionë euro. Praktikisht kjo do të thotë se viti ka nisur me ulje të borxheve në krahasim me dhjetorin – por gjatë tre muajve të parë janë krijuar detyrime të reja të prapambetura, por të papaguara, dhe për këtë arsye në tremujorin e dytë ka rritje.

Detyrimet e prapambetura, por të papaguara

Qershor 2022 399 379 445 euro
Mars 2022 391 206 751 euro
Mars 2022 571 449 euro

Nga analiza krahasuese e “Portalb” rezulton se në vetëm tre muaj pothuajse të gjithë sektorët kanë “akumuluar” fatura të papaguara, si dhe ka një rritje të ndjeshme të borxheve në shëndetësi dhe te përdoruesit e buxhetit të linjës së parë (si ministritë, disa agjenci, institucionet shtetërore, arsimi).

Ja çfarë tregojnë të dhënat – në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve shëndetësore publike arritën në 95,3 milionë euro, të cilat u rritën për gati 10 milionë euro për vetëm tre muaj, përdoruesit e buxhetit të linjës së parë raportuan borxhe te prapambetura dhe të papaguara në vlerë prej 17 milionë eurosh, që është për 5,4 milionë euro më shumë se në fund të muajit mars.  Për tre muaj janë rritur edhe borxhet e ndërmarrjeve publike komunale – kanë arritur në 65,5 milionë euro.

Detyrimet e prapambetura, por të papaguara

Qershor 2022 Mars 2022
NP dhe kompanitë në pronësi shtetërore 126,8 milionë euro 134.0 milionë euro
Përdoruesit e buxhetit (vija e parë) 17,0 milionë euro 11,6 milionë euro
Shëndeti publik 95,3 milionë euro 85,5 milionë euro
Ndërmarrjet publike komunale 65,8 milionë euro 65,0 milionë euro
Komunat 69,9 milionë euro 71,7 milionë euro

Ndërmarrjet publike në nivel qendror vazhdojnë të kenë detyrimet më të mëdha të prapambetura, por të papaguara, të cilat në fund të gjashtëmujorit të parë arritën në 126,8 milionë euro, dhe ishin zvogëluar në krahasim me fundin e tremujorit të parë.  Rënie ka edhe te komunat të cilat në fund të qershorit raportuan një borxh prej gati 70 milionë eurosh.

Advertisement

Mbi çfarë baze janë borxhet më të mëdha?  Të dhënat tregojnë se shumat më të larta të detyrimeve të papaguara dhe të prapambetura janë për shërbimet komunale dhe për blerjen e materialeve dhe inventarit – në tremujorin e dytë, krahasuar me të parin, këto borxhe janë rritur. Kështu, institucionet shtetërore, agjencitë, ndërmarrjet publike, në bazë të faturave të papaguara për energji elektrike, transport, komunikim, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit arritën në gati 72,9 milionë euro, me një rritje prej 6,6 milionë eurosh për vetëm tre muaj, kurse në bazë të materialeve dhe inventarit të imët borxhi është gati 79 milionë euro.

Detyrimet e prapambetura, por të papaguara

Shërbimet komunale 72,9 milionë euro
Materiale dhe inventar i imët 78,7 milion euro
Shpenzime të tjera aktuale 59,0 milion euro
Shërbime kontraktuese 43,8 milionë euro
Ndërtime dhe objekte të tjera ndërtimore 40,1 milion euro

Për ndërtimet e përfunduara dhe të papaguara dhe për objektet e tjera ndërtimore, borxhi arrin në 40,1 milionë euro, ndërsa borxhi për blerjen e automjeteve në fund të gjashtëmujorit të parë ekonomik ishte 1,3 milionë euro.

Në vazhdimin e dytë të Analizës do të publikojmë detaje për borxhet në nivel të institucioneve individuale, ministrive, komunave, ndërmarrjeve publike.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Nga shtatori do të ketë përsëri rritje të pensioneve, ende nuk kemi biseduar nëse do të jetë lineare ose procentuale, thotë Koçoska

Published

on

Nga shtatori do të ketë përsëri rritje të pensioneve, por ende, nuk kemi biseduar për atë nëse ajo do të jetë rritje lineare ose procentuale, edhe pse e dini qëndrimin tim se unë jam ithtare për atë që të ketë rritje lineare të pensioneve, deklaroi sot në konferencë për media ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska.

Duke e prezantuar propozim ribalancin e Buxhetit për vitin 2025, në konferencë për media në Qeveri, Koçoska tha se transferimi i përgjithshëm nga Buxheti ndaj FSPIM këtë vit do të jetë diku rreth 50 miliardë dhe se me propozim ribalancin parashikohen edhe rreth 2,5 miliardë.

Fondi për SPIM, theksoi Koçoska, pranon të ardhura sa i përket kontributeve të cilat i realizon buxheti dhe ata, edhe pse kalojnë nëpërmjet Buxhetit, drejtpërdrejtë transferohen në FSPIM.

“Në gjysmën e parë të vitit pati një realizim më të dobët se sa ishte parashikuar për ne deri në fund të vitit, sepse ne e parashikuam, dhe projeksioni do të realizohet sepse nuk patëm përputhshmëri me pagën minimale dhe pagat vazhdojnë të rriten dhe tani ndihet tashmë nga muaji në muaj, se si kemi një mbledhje më të madhe të kontributeve, kështu që është planifikuar 2,5 miliardë, por kjo është vetëm rezultat i atyre mungesave të likuiditetit që ka SPIM në aspektin se sa realizon nga të ardhurat e veta”, sqaroi Koçoska.

Koçoska, gjithashtu, konfirmoi se në propozim ribalancin e Buxhetit ka paraparë edhe rritje të mjeteve për pagat në sektorin publik.

Advertisement

“ Flasim për realizimin e buxhetit dhe zërin paga. Po, ka rritje. Më së shumti këtu efekti është për shkak të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte rritje të pagave prej 10 për qind, ndërsa MPB në thelb numëron numrin më të madh të administratës. Ata kanë rreth 12 mijë të punësuar”, sqaroi Koçoska.

Për paga në sektorin publik, Koçoska tha se janë diku rreth 800 milionë, prej të cilave rreth 600 milionë janë për MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ribalanci i buxhetit në mbledhje të Qeverisë, paralajmërohen më shumë mjete për komunat dhe për paga më të larta

Published

on

Në mbledhje të Qeverisë sot do të shqyrtohet ribalanci i Buxhetit, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, i cili u përgjigj në pyetje ku do të shkurtohet dhe ku do të ketë më shumë para me ribalancin e ri. Ai theksoi se në ribalancin e ri të buxhetit do të ketë më shumë para për komunat, paga më të mëdha, pensione, si dhe për shëndetësinë.

“Aty janë mjetet për ato projekte, të cilat janë në kuadër të njësive të vetëqeverisjeve lokale, mjete për më shumë subvencione, paga më të larta, pensione, etj, dhe shëndetësi. Por, pastaj të themi pas miratimit të Propozim-buxhetit në lexim të parë në kuadër të mbledhjes së qeverisë kjo supozoj do të sqarohet para mediave”, deklaroi Mickoski.

I pyetur për raportin e Entit Shtetëror të Statistikave në lidhje me bujqësinë, ku janë shënuar inpute më të mëdha dhe autpute më të mëdha dhe është pozitive për bujqit dhe çka mund të presin nga ribalanci i buxhetit, Mickoski u përgjigj se kjo është absolutisht e saktë, ka rritje të çmimeve ndaj blerësve dhe më shumë para për bujqit në investime të reja.

“Absolutisht kjo është e saktë dhe këtë e tregon Raporti i ri i Entit Shtetëror të Statistikave dhe kemi rritje dyshifrore të autputit, gjegjësisht rritje të çmimeve ndaj blerësve, që në përgjithësi shkon për eksport dhe do të thosha të parëndësishëm prej 1,2 për qind input të rritur, kjo në shpenzimet, në anën e shpenzimeve të bujqve dhe kjo është tashmë disa muaj dhe kjo është e shkëlqyer, parametër i shkëlqyer. Kjo nënkupton më shumë para për investime, më shumë para për bujqit”, tha Mickoski.

Sa i përket mbështetjes të cilën e jep Qeveria, kryeministri Mickoski theksoi se vitin e kaluar është dhënë mbështetje për bujqit më shumë se 8,6 miliardë denarë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Published

on

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, ndodhën momente tensionuese, të shoqëruara me incidente dhe përpjekje për konfrontime fizike midis disa prej këshilltarëve.

Atmosfera ishte jashtëzakonisht e elektrizuar, ndërsa debati midis anëtarëve të Këshillit përshkallëzoi deri në konflikt të drejtpërdrejtë verbal dhe fizik.

Në konfrontimin fizik u përfshinë këshilltarët Aki Akiov dhe koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Mirce Stojkov.

Siç raportohet, në këtë incident ka intervenuar edhe policia.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat