Connect with us

Lajme nga vendi

Sasho Mijallkov del nga burgu, Qyra: Kishte sjellje shembullore

Published

on

Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov, paraditen e sotme ka dalë nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin me burg për rastin “Perandoria”. Këtë për MIA e konfirmoi drejtori i institucionit ndëshkues Valon Qyra.

Lirimi i Mijallkovit vjen pas respektimit të ankesës së tij nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe vendimit të marrë, se më 23 maj do të lirohet nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që deri më 25 prill 2025, të mos kryejë vepër të re penale.
“Personi ishte një i burgosur shembullor, ai ndihmonte të dënuarit e tjerë në burg. Ai ishte i punësuar si shofer dhe e bënte punën e tij me ndërgjegje. Ai ka shfrytëzuar pushimet vjetore dhe fundjavat e lira për të dalë në qytet, si të dënuarit tjerë”, tha Qyra.

Ai nuk ka vërejtje për Mijallkovin për periudhën e kaluar në burgun e Strugës.

Ish-kreu i DSK-së, Mijallkov, u dënua me tre vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë për rastin “Perandoria”. Ai akuzohej për veprat “bashkim kriminal” dhe “fshehje të paligjshme të pasurisë”. Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e hapur në Strugë, pasi ka ndërruar adresën e banimit nga Shkupi në Ohër.

Advertisement

Lajme nga vendi

11-vjeçarja nga Orasha e Tetoves sulmohet fizikisht nga shoku i klasës, përfundon në spital me lëndime

Published

on

Më datë 19.03.2025, në ora 15:35, në SPBTetovë nga Spitali klinik i Tetovës është raportuar setek ata për ndimë jekësore është pranuar një nxënëse nga f. Orashë, e cila ka mbetur e lënduar me një send të fortë.

Menjëherë është vepruar pas kallëzimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur 11-vjeçare nga fshati Orashë, e cila është sulmuar fizikisht nga shoku i saj e klasës nga fshati Odri, i cili sipas kallëzimit në sulm ka përdorur edhe një send të fortë, gjatë daljes nga shkolla fillore në fshatin Odri.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe një herë ka përsëritur thirrje drejtuar ekipeve mediatike që morën pjesë në varrimin e sotëm të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi në diskotekën e Koçanit, që t’u përmbahen parimeve etike.

Nga Qeveria thonë se pjesa më e madhe e mediave nuk transmetojnë dhe nuk shpërndajnë foto dhe video materiale nga familjarët e viktimave, ndërsa ata që kanë publikuar përmbajtje të tilla edhe njëherë apelojnë t’i përmbahen informimit etik.

“Ndjeshmëria e tragjedisë dhe dhimbja personale e familjeve në këtë moment nuk duhet të jetë shënjestër e sensacionalizmit, narrativeve emocionale, fotove dhe videove. Ftojmë mediat që të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e familjeve dhe në asnjë rast me raportimin mediatik nuk duhet të shkaktohet shqetësim personal dhe shqetësim të opinionit”.

“Edhe një herë apelojmë deri te mediat që të raportojnë fakte të verifikuara, të shmangin spekulimet dhe dezinformatat, të respektojnë privatësinë e familjeve të viktimave. Njëkohësisht falënderojmë mediat që raportuan në mënyrë profesionale dhe respektuan rekomandimet për raportim nga varrimi i viktimave të ngjarjes tragjike”, thonë nga Qeveria.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turqia do të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Published

on

Turqia po përgatitet me shpejtësi të ratifikojë marrëveshjet kornizë ushtarake të nënshkruara me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i inicioi këto marrëveshje për të krijuar një prani më të fortë ushtarake turke në rajon, raporton media suedeze “Nordic Monitor”.

Sipas “Nordic Monitor”, marrëveshjet lehtësojnë shkëmbimet e personelit, kërkimin e përbashkët në shkencën dhe teknologjinë ushtarake dhe bashkëpunimin operacional në ndihmën humanitare dhe misionet e ndihmës ndaj fatkeqësive.

Raporti citon gjeneralin e brigadës Esat Mahmut Yılmaz, kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë. Sipas Yılmaz, Turqia ka konsoliduar tre marrëveshje, fillimisht të negociuara veçmas, në një kuadër të vetëm për të përshpejtuar angazhimin në operacionet ushtarake të huaja.

Pasi të ratifikohen, marrëveshjet do të lejojnë ushtrinë turke të nënshkruajë marrëveshje dytësore me partnerët e huaj pa miratim shtesë parlamentar. Kjo metodë zgjeron aktivitetet ushtarake të Turqisë jashtë shtetit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat