Lajme nga vendi
Rivotimi/ VMRO s’ka vendosur për ankesa, Fronti Evropian do të ankohet për procesin e rivotimit në Llërcë
VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendosur akoma nëse do të dorëzojë ankesa në KSHZ rreth procesit të votimit ose mbledhjes së rezultateve në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore.
Nga rivotimi i një dite më parë, kjo parti priste të marrë një deputet më shumë në njësinë e pestë por kjo nuk ndodhi.
Nga ana tjetër, Fronti Evropian është duke përgatitur ankesa për votimin e një ditë më parë në Llërcë.
Pas rivotimit, koalicioni humbi një mandat në zonën gjashtë, i cili shkoi në adresë të VLEN-it. Megjithatë, Fronti Evropian vlerëson se ka pasur parregullsi për të cilat do të ankohet në KSHZ.
Partitë dhe subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje kanë afat 48 orë për ankesa në KSHZ.
Pas rivotimit në një vendvotim në Llërcë të Zhelinës, Fronti Evropian humbi një deputet nga rezultatet e 8 majit kurse VLEN fitoi një deputet më shumë.
Kurse rivotimi në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore nuk përmbysi rezultatin e 8 majit.
Me këtë, VMRO-DPMNE-ja mbetet me 58 deputetë, Fronti Evropian dhe Koalicioni për Të Ardhme Evropian janë me nga 18 deputetë, VLEN ka 14 deputetë kurse ZNAM dhe E Majta kanë nga 6 deputetë.
118 deputetë kanë marrë certifikatat kurse 2 të tjerë do të certifikohen pasi të mbyllen të gjithë afatet e ankesave rreth zgjedhjeve.
Kreu i Kuvendit Jovan Mitrevski njoftoi se në koordinim me të gjitha partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit, caktoi seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit për më 28 maj. Seancën do ta drejtojë deputetja më e vjetër, Merita Kollçi Koxhaxhiku.
Pas konstituimit, partia që formon shumicën duhet të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re. VMRO-DPMNE-ja beson se kjo do të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit qershor. Deputeti Antonio Milloshoski, njoftoi sot në rrjetin X se qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor, me shumë gjasë, mes VMRO-se, VLEN-it dhe ZNAM-it./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

