Lajme nga vendi
Partitë vazhdojnë me prezantimin e programeve zgjedhore, javë jo e plotë deri në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, që filloi të enjten, edhe sot kandidatët për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore do t’i prezantojnë platformat e tyre para qytetarëve në disa pjesë të vendit. Në të njejtën kohë vazhdon edhe fushata për zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave do të mbahet të mërkurën, më 24 prill, përderisa rrethi i dytë duhet të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.
Kandidati për president i mbështetur nga koalicioni i LSDM-së, Stevo pendarovski në suaza të karvanit zgjedhor sot do t’i vizitojë banorët e Novo Sellës, Bosillovës, Vasilevës, ndërsa tubime do të mbajë në Radovish dhe në Strumicë.
Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, GOrdana Siljanovska-Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë.
Kandidati presidencial, Stevço Jakimovski dhe koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” do të mbajë tubim në lagjen e Shkupit Karposh, ndërsa kandidati për prersident, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë do ta prezantojë programin para qytetarëve në Resnjë, Pretor, Novaci dhe në Manastir.
Në kuadër të ditës së tretë të fushatës për zgjehdjet parlamentare, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do të jetë mes qytetarëve të Bërvenicës dhe të Tetovës.
Mbrëmë nga Ohri dhe Struga, Kovaçevski porositi se BE-ja është mundësia e vetme për përparim të shtetit.
Nga Struga, ai theksoi se vendit i nevojitet unitet nacional për integrim në BE, në vend se unitet nacional për moratorium dhe se kjo është rruga e vetme për ndryshime dhe mu ky është vendimi që duhet të sillet në këto zgjedhje.
Duke e komentuar fjalimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski nga tubimi në Ohër, të enjten, për unitet maqedonas dhe për moratorium, ai tha se gjithnjë e më shumë njerët e kuptojnë se moratoriumi i vetëm, në, sip theksoi, kokën e Mickoskit është moratoriumi për integrim të shtetit në BE.
Kandidati për president, Stevo Pendarovski, mbrëmë para banorëve të Butelit theksoi se rruga drejt BE-së është rruga e vetme e drejtë, e cila nuk do të na kthejë në pasigurinë ballkanase.
Sa i përket ofertës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për koalicion me Të Majtën dhe Lëvizjen ZNAM është zgjedhje demokratike e secilit të bëjë koalicion me kë të dojë, por siç tha, “oferta për koalicionim me partinë e tij që në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare tregon se ai kërkon ndihmë”.
“Në mes fushatës nuk kërkojmë ndihmë nga ndonjë mik. Më duket se kjo është shenjë e qartë e dobësisë, sepse z.Mickoski e di se çfarë e pret me 24 prill dhe 8 maj. Përndryshe pse do të kërkonte ndihmë nga jashtë?, ka thënë Pendarovski.
kandidati për president ng ZNAM, Maksim Dimitrievski, mbrëmë nga Velesi porositi se nuk do të koalicionojnë, as nuk do të bisedojnë me dikë për koalicion të ardhshlm pa u nënshkruar dhe definuar paraprakisht linjat e kuqe për shtetin.
E porositi Mickoskin të ketë kujdes, çka, si dhe në çfarë mënyre i prezanton qëndrimet e tij dhe të ketë kujdes çfarë oferta jep, sepse për anëtarët e ZNAM fjala ka peshë.
kandidati për president nga Fronti Evropian i kryesuar nga BDI, Bujar Osmani dje nga Saraji u premtoi të rinjve se nëse zgjedhet president, do të krijojë shtet në të cilin pa dallim të përkatësisë etnike, secili do të mund t’i realizojë ëndrrat e veta.
Paraprakisht në takim me odat ekonomike paralajmëroi se do të vazhdojë krijimi i këshillit nacional për rritje ekonomike, ku do të bënin pjesë përfaqësues të partive politike dhe faktorë ekonomik, ndërsa i cili do të funksiononte si një lloj bordi drejtues shtetëror me qëllim të arritjes së konsensusit shtetëror lidhur me parametrat dhe rregullativat kyçe për një zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm.
Kandidatja për president nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova mbrëmë nga Kriva Pallanka tha se beteja më e rëndësishme që duhet të fillojë më 24 prill, është lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
“Kur kritikojmë BDI-në, nuk kritikojmë shqiptarët. Kur kritikojmë vendimet e koalicionit, nuk nisemi nga aspektet etnike apo fetare, por nga përfshirja e thellë e tyre në krim dhe korrupsion. Mendoj se beteja më e rëndësishme që duhet të fillojë më datën 24 dhe të konfirmohet me shpejtësinë më të madhe në të ardhmen është lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Siljanovska- Davkova.
Duke theksuar rolin e presidentit, ajo tha se para Pendarovskit janë miratuar shumë ligje për të cilat është dashur të vë veto, por nuk e ka bërë.
“Tetë vite presidenti ka bërë thirrje për veting. Kjo do të thotë ose rizgjedhje e përgjithshme ose formë tjetër e vetingut, kur duhet të bëhet vlerësim ose rivlerësim i të gjithë kandidatëve për sa i përket pronës ose asaj që është bërë. Por, tre herë të angazhoheni për diçka dhe të mos bësh asnjë hap drejt saj, mendoj se ju paralajmëron se duhet t’i vendosni vetes veto për atë që premton dhe nuk e përmbush”, tha Siljanovska- Davkova.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin në Kriva Pallankë, i bëri thirrje opozitës për unitet nacional.
“Jetojmë në kohë të vështira. Shteti është në kaos, institucionet janë paralizuar, apatia dhe zhgënjimi ndjehet kudo. Ka humbur besimi te politikanët, sepse vullneti i popullit shumë herë është shkelur. Asgjë nuk funksionon. Maqedonia është marrë nga duart e qytetarëve dhe qytetarët me të drejtë janë skeptikë nëse kjo mund të ndryshohet, tha mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Sipas Mickoskit, këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim, ndryshimet janë të mundshme dhe të arritshme. Ai theksoi se populli nuk ka kontroll mbi shtetin e vet sepse, siç tha, qindra njerëz të BDI-së drejtojnë me vendin. BDI-ja dhe LSDM-ja, siç theksoi ai, po bëjnë konspiracion kundër shtetit me ndarje të pozitave dhe funksioneve shtetërore.
Kandidati për president nga GROM, Stevço Jakimovski vlerësoi se E Majta dhe ZNAM po bëhen pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe dorë e zgjatur e këtij koalicioni.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen të mërkurën, ndërsa për fundjavë janë paralajmëruar edhe tubime parazgjehdore në Shkup, për ç’shkak nga MPB paralajmërojnë se në rajonin qendror të qytetit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.
Sot në hapësirat e KSHZ-së duhet të votojnë edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët duhet të jisen jashtë vendit për shkak të votimit të diasporës e cila do të votojë një ditë para zgjehdjebe kur do të votojnë të sëmurët, personat e pamundur dhe të burgosurit.
Dje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në intervistë për servisin nacional tha se KSHZ është e gatshme të mbajë zgjehdje të drejta, demokratike dhe kredibile, dhe se rezultatet fillestare jozyrtare priten deri në mesnatë.
Prej sot, siç paralajmëroi, do të fillojë distribuimi i materialit të besueshëm dhe jo të hbesueshëm drejt komisioneve komunlae zgjedhore të cilat më pas materialin duhet ta dorëzojnë në këshillat zgjehdorë. Shkollat, në hapësirat e të cilave do të mbahet votimi të mërkurën, një ditë më parë do të punojnë deri në orën 11:00, pas pka do të fillojë distribuimi i materialit zgjedhor.
Fushata e deritnaishme, sipas kreut të KSHZ-së, është në suaza të rregullave të lojës dhe deri më tani nuk janë vërejtur incidente dhe sulme më serioze.
Lajme nga vendi
Lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!
Çmimet e derivateve të naftës do të pësojnë ndryshime nga mesnata, me ulje për benzinën dhe naftën, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet lehtë.
Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, benzina dhe nafta do të lirohen për 1,5 denarë për litër. Në të njëjtën kohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për 0,5 denarë për litër.
Ndërkohë, në fuqi mbetet edhe ulja shtesë që ofron OKTA, prej 3 denarësh për naftën dhe 2 denarësh për benzinën.
Pas përfshirjes së të gjitha këtyre ndryshimeve, çmimet e reja të karburanteve janë:
Benzina BS-98 – 80,5 den/l
Benzina BS-95 – 78,5 den/l
Nafta – 91 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 97,0 den/l
Vendimi hyn në fuqi nga mesnata dhe pritet të reflektohet menjëherë në pikat e shitjes së karburanteve në vend.
Lajme nga vendi
Anaizë/ Me Radevin vazhdojnë lajmet e këqija nga Bulgaria për Maqedoninë e Veriut
Qëndrimet e pushteteve bullgare për kushtëzimin ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian pritet që të vazhdojnë edhe me pushtetin e ardhshëm në Sofje.
Fitorja e partisë së ish-kryetarit bullgar pro-Rus Rumen Radev në zgjedhjet e djeshme nuk sjell gjë të re të mirë për Shkupin në rrugën e premtuar për hyrje në BE.
Shtatë pushtetet e deritashme në Bullgari kanë patur të njëjtin qëndrim, pra kushtëzim nga Shkupit, se pa futjen e bashkësisë bullgare në kushtetutën e vendit nuk mund të ketë fillim të bisedimeve për hyrje në BE.
Radev, si edhe krejt pushtetet e deritashme atje i ka të njëjtat qëndrime, kushtëzime ndaj Shkupit.
Zgjedhjet e së dielës janë zgjedhjet e teta me radhë në këto pesë vite në vendin i cili e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut në procesin drejt bllokut evropian.
Edhe kur ishte në postin më të lartë në Bullgari, Radev kishte të njëjtat qëndrime me ato të qeverive që ndërroheshin ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt BE-së dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapë derën e negociatave për anëtarësim të plotë”, pat thënë Radev gjatë një takimi me 4 Dhjetor 2025 përfqësuesit e bashkësisë bullgare në Maqedoninë e Veriut, nga qytetet e Manastirit, Ohrit, Shkupit, Prilepit, Kavadarit dhe Koçanit.
“Ne të gjithë shpresojmë që integrimi i RMV-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të të drejtave të bashkësisë bullgare në vend”, pa thënë Radev para pesë muajve.
Shkoi Orbani, erdhi Radevi
Përdërisa në Hungari Viktor Orban pro-rus po largohet nga pushteti pas humbjesë së madhe në zgjedhjet, në në krye të pushtetit në bullgari pritet qët ë jetë një pro-rus poashtu.
Radevi pat thirrur për rivendosjen e marrëdhenieve me Rusinë e Putinit dhe e ka kritikuar BE-në për ndihmën me armë Ukrainës në luftën e saj ndaj okupimit rus.
Sapo vendet e tjera të BE-së morën frymë se problemi Orban iku, tash BE-së i njëjti problem i lind përsëri, por kësaj herë në Bullgari.
Ardhja në pushtet e një kryeministri pro-rus nuk është në të mirë të unitetit brenda BE-së dhe politikës së jashtme të saj. Bllokadat që i bënte Orban tash pritet që t’i bëjë Radev, përmes fuqisë së vetos.
Do të ishte “mrekulli” nëse Radev do të ndryshonte e të zbuste qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur kërkesat e Hristijan Mickoskit për bashkësinë maqedonase në Bullgari dhe kërkesën për garanci nga BE e Bullgaria se nuk do të ketë kërkesa e bllokada të tjerë që ndërlidhen me identitetin dhe gjuhën maqedonase. / Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Nis ndërtimi i rrugës Strugë–Morovisht, Qyra: “Struga nuk pret më, Struga punon, Struga fiton”
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka njoftuar nisjen zyrtare të punimeve për një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në qytet – rrugën Strugë–Morovisht, e njohur si “Kolektori”.
Sipas tij, projekti që kishte mbetur pezull për më shumë se 20 vite, tashmë po realizohet brenda vetëm pesë muajve të qeverisjes së re. Ai theksoi se ky aks rrugor pritet të zgjidhë problemet e kahershme të trafikut dhe të sjellë një standard të ri infrastrukture, me katër korsi, trotuare dhe hapësira të gjelbra.
“Struga nuk pret më. Struga punon. Dhe Struga fiton”, deklaroi Qyra.
Projekti po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe, sipas autoriteteve, përmes një procesi transparent, kostoja është ulur nga 2.2 milionë euro në 1.2 milionë euro. Mjetet e kursyera, sipas njoftimit, do të ridrejtohen për investime të tjera në interes të qytetarëve.
Rruga do të shtrihet nga rrethrrotullimi te Foni drejt rrugës Turistike (ish-Apolonia), duke u lidhur më tej me Morovishtin.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

