Lajme nga vendi
Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së
Në seancë të improvizuar të Kuvendit në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën, përcjell TV21. Seanca e improvizuar u udhëheq nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/731348002545596/?ref=embed_video
“Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.
Lajme nga vendi
Adnan Azizi: Më 6 maj në sheshin Iliria do të jetë VLEN
Adnan Azizi nga Lëvizja BESA ka bërë ditur se VLEN do të jetë në sheshin Iliria më 6 maj.
Sipas Azizit sheshi i Tetovës është i qytetatëve, i tetovarëve, nuk është as i Policisë e as i BDI-së.
“Në Tetovë funksionin ligji dhe jo vendimet komuniste dhe të stilit rus të Alisë e Artanit. E sipas ligjit, më 6 maj VLEN do të jetë në shesh!”, ka shkruar në rrjetet sociale Azizi.
Lajme nga vendi
Dyshohet për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport – Prokuroria ngritë propozim-akuzë kundër 12 personave
Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Sipas organit të akuzës, propozimi ka ardhur me nismë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit mbi dyshimet për keqpërdorimin e vauçerëve të Agjencisë.
Prokuroria Publike nuk jep më shumë informacion por thotë shkurt se prokurori përkatës ka dorëzuar propozim akuzat në gjyq dhe ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarve.
“Duke vepruar mbi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori përkatës ka dorëzuar propozim-akuzë kundër 12 personave mbi veprat penale “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të pandërgjegjshme”. Për të dyshuarit janë kërkuar masa kujdesi nga Gjykata Penale”, thonë nga Prokuroria Publike.
Anti-korrupsioni para më shumë se një viti kishte paralajmëruar se mbi bazën e dyshimeve për shpërdorime dhe mos respektim të vauçer-sistemit për financimin dhe ndarjen e fondacioneve ndaj klubeve sportive ka dorëzuar në prokurorinë publike iniciativën për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe dy anëtarëve të Komisionit Qendror.
Ky institucion kishte paralajmëruar edhe iniciativë deri tek Qeveria për vërtetimin e përgjegjësisë, ndërsa në mënyrë shtesë kishte kërkuar edhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Dyshimet e anti-korrupsionit ishin se drejtori dhe anëtarët e komisionit qendror gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022 duke mos respektuar procedurat ligjore dhe duke favorizuar klube dhe subjete të caktuara kishin keqpërdor 5,7 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Jo zyrtarisht mësohet se ndër të dyshuar ka edhe emra të njohur nga organet partiake të LSDM-së dhe persona të tjerë të përfshirë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Dëmi në buxhet të shtetit sipas burimeve të Alsat është vërtetuar edhe përmes ekspertizës financiare./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Buzhala: Kërcënimet se mbetja e BDI-së në opozitë e shkatëron Maqedoninë janë qesharake dhe naive
Gazetari dhe opinionisti nga Kosova, Berat Buzhala, ka vazhduar të komentoj zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.
Buzhala shkruan se bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe Gjermania, nuk kanë asgjë kundër që në qeverinë e ardhshme të jenë VMRO-DPMNE dhe VLEN-i.
Sipas Buzhalës, VMRO-DPMNE ka shumë vota saqë është e pashmangshme që ata të jenë në pushtet, ndërsa ky subjekt nuk ka dalë publikisht dhe të thotë se jemi me Rusinë, andaj, thotë ai, ndërkombëtarët nuk kanë asgjë kundër që VMRO të rikthehet në pushtet.
Buzhala shkruan se parimi fitues me fitues në Maqedoni është shkel më herët, pikërisht nga BDI-ja.
“Ky precedanti qe duhet partia ma e madhe maqedone me partine ma te madhe shqiptare eshte tradhtuar para disa vitesh, kur partia ma e madhe maqedone u pat lane ne opozite. Apo? A ju kujtohet? Sigurisht qe ka rendesi edhe rezultati final i zgjedhjeve, por une analizen po e bej ne baze te rezultatit te zgjedhjeve presidenciale. E ka peshen e vet edhe numri i deputeteve shqiptare qe do te futen ne Kuvend, nga te dy blloqet shqiptare. Nese dallimi eshte shume i madh, sigurishtë qe eshte veshtire i injorueshem blloku me i madh shqiptar, por nese dallimi eshte dy tre deputete, atehere kurrkush nuk ka me te pyet se cila parti shqiptare ka dale simbolikisht e para”, shkruan Buzhala.
Për Buzhalën kërcënimet se Maqedonia do të shkatërohet ose ndahet nese ky ose ai subjekt nuk futet ne qeveri, janë navie dhe qesharake.
“Dihet kush e ndane e kush e mbane bashke kete shtet”, shkruan Buzhala.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve