Connect with us

Lajme nga vendi

MPB: 188 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

Published

on

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup gjatë ditës së djeshme (15.04.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 188 gjoba, nga të cilat 25 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në semafor të kuq, katër gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme nga vendi

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Published

on

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e kishte paralajmëruar që më parë, për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Published

on

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Continue Reading

Më të lexuarat