Lajme nga vendi
MPB-ja në selinë e FFM-së, aksion kundër kurdisjes së ndeshjeve
Policia me mbështetjen e Prokurorisë Publike, ka hyrë në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me qëllim që të mbledhë më shumë informacione për klube dhe zyrtarë që dyshohen për trukime të ndeshjeve të futbollit. Aksioni vjen me rekomandimin e “Sport Radar”, i cili është organ i Interpolit dhe UEFA-s, qëllimi i të cilit është lufta kundër trukimit të ndeshjeve. Veprime të tilla me vite ndodhin në shumë vende të rajonit, por deri më tani nuk kishin ndodhur në Maqedoninë e Veriut. I menjëhershëm ishte reagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Përmes një kumtesë FFM-ja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër kurdisjeve të ndeshjeve të futbollit.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar informacion nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, që para së gjithash ka të bëjë me aktet që rregullojnë garën, procesverbalet e ndeshjeve zyrtare në kuadër të garave të organizuara nga FFM-ja, pastaj kalendarin e kampionateve të garave vendore. Në kuadër të kompetencave të saj, të cilat para së gjithash i referohen mbrojtjes së integritetit të garës, FFM-ja bashkëpunon tërësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetet”, thonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
Ndërkohë sipas mediave, në hetim janë përfshirë klubet si FC Shkupi, Makedonija Gjorçe Petrov, Voska Sport, Akademia Pandev (Brera Strumica), Sileksi, si dhe skuadra e Ligës së dytë, Pobeda dhe Arsimi. Bëhet fjalë për ndeshjet që janë zhvilluar në Maqedoni gjatë këtij viti, por dhe vitin e kaluar. Gjashtë vite më parë, 11 persona u arrestuan në një operacion ndërkombëtar policor në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa vitin e kaluar, në Serbi, skuadra e Kollubarës u largua nga garat elitare dhe u dërgua në renditje më të ulët./Alsat.mk
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

