Lajme nga vendi
Mickoski: Sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që ata përfaqësojnë

Këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare jo vetëm për t’i rregulluar gjërat dhe për ta shpëtuar Maqedoninë nga rruga e gabuar dhe humnera drejt së cilës po shkon, por edhe një shans për të dërguar një mesazh për ata që kanë grabitur Maqedoninë me dekada. BDI-ja është faktori politik që përveç nënshtrimit të LSDM-së, atë parti dikur të madhe e bënë një lodër të vogël në duart e tyre, por krimin e tyre e futën në çdo institucion dhe bënë duizim ose më mirë kriminalizim të shtetit. BDI, kanë njëzet vjet që kalojnë çdo ndërrim qeverie, dhe megjithëse janë pjesëmarrës në çdo aferë dhe çështje penale, nuk ka asnjë person nga struktura e tyre që të jetë përgjigjur ligjërisht, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së njësisë zgjedhore 1 në promovimin e sotëm të listave.
“Unë si person nuk kam asgjë kundër asnjë kombi, por jam kundër faktit që Maqedonia po vidhet dhe po shkatërrohet në mënyrë të pashpirt. Sepse edhe shqiptarët në Maqedoni janë peng të krimit të BDI-së dhe sepse edhe ata jetojnë rëndë ashtu si maqedonasit, serbët, turqit, romët, boshnjakët, vllehët dhe të gjithë qytetarët e tjerë në Maqedoni. Fakti që BDI ishte një parti e gjelbër dhe tani janë evropianë të mëdhenj tregon se ata kanë një duzinë fytyra, por një fytyrë nuk e ndryshojnë kurrë, kjo është fytyra që mbajnë vazhdimisht me vete, kjo është fytyra e krimit.Dhe për atë krim ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe ata pak rreth tij e dinë saktësisht se çfarë kanë bërë për më shumë se 20 vjet. Jam i vetëdijshëm se atë që nuk mund ta bënin me pushkë, tani duan ta bëjnë nga brenda, nga institucionet. Qëllimi i tyre është një, dhe ai është grabitja, shkatërrimi, poshtërimi dhe turpërimi i Maqedonisë. Të poshtërohen ata që e mbrojtën Maqedoninë”, tha Mickoski.
Mickoski konstatoi se sulmi ndaj BDI-së nuk është asnjëherë sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që ata përfaqësojnë.
Lajme nga vendi
Tetova pa hapësira me gjelbërim, parqet shndërrohen në vendparkime

Edhe nëse mbjellet ndonjë fidane ose rregullohet një park, janë të parët ata që vet i dëmtojmë. Si duket syri nuk na është mësuar që të shohim gjëra të bukura në qytet, prandaj edhe ndoshta na pengojnë pamjet me gjelbërim. Ndonëse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, megjithatë sikurse në të kaluarën edhe këtë vit, kjo stinë e gjen Tetovën pa parqe dhe pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta.Stand uppNatyrën që e ka Tetova, nuk e ka asnjë vend tjetër, por fatkeqësisht nuk është bërë asgjë për ta mirëmbajtur, thonë qytetarët të cilët I takuam nëkë të ditë, pranë parkut të ri të qytetit.Deklafrata plakuQytetarët më tej shprehen se megjithatë në Tetovë këto hapësira janë të pakta. Ata që i takuam sot në parkun pranë lumit Shkumbin. Por, në vend se të ketë parqe, qytetarët jo rrallë herë këto hapësira I shfrytëzojnë edhe si vende për parkim.Pranw parkut nuk mungojnw edhe mbeturina qw hidhen nga njerwz tw pandwrgjegjshwm.“Asgjë nuk mirëmbahet .Edhe nëse mbjellet diçka mënjëherë vrapohet që ta presin ose largojnë.Fajtorë është edhe populli që nuk ka kulturë, por fajtorë ka më shumë…Më mirë mos i numëroj.Shpresojmë se do të jetë më mirë, do të përmirësohet diçka” “Fillimisht, hapësirat publike në Tetovë janë shumë të rrezikuara.Së dyti, në Tetovë kemi mungesë të drunjëve, nuk ka dru për ajër më të mirë, gjithçka dëmtohet, parkingje plot dhe nuk ka gjelbërim, kurse pikërisht në Tetovë, na duhen më shumë gjelbërime.Fajtorë për këtë situatë jemi vet në qytetarët” Nëpërmjet projektit EU për ajër të pastër, financuar nga Bashkimi Evropian, 954 pemë janë mbjellur në lokacione të ndryshme në Tetovë.Pra, për të pasur ambient të pastër, edhe për këtë duhet të kujdeset Bashkimi Evropian. “Me mbjelljen e pemëve kontribuojmë në uljen e ndotjes së ajrit, në rritjen e biodiveristetit dhe nxitjen e një mjedisi më të shëndetshëm në Tetovë” shkruan në mesazhin e Bashkimit Evropian për qytetarët e Tetovës.Por, edhe përskaj këtyre kampanjave, Tetova mbetet një vend me shumë pak gjelbërime.
Lajme nga vendi
“One Stop Shop” e kalon testin, nga 1 prilli nis aplikimi në kufijtë me Kosovë-Maqedoni

Sistemi “One Sto Shop” me Kosovën në kufirin Bllacë-Hani i Elezit e ka kaluar testin e parë dhe më 1 prill, edhe zyrtarisht nis kontrolli i zvogëluar në kufirin më të ngarkuar Kosovë-Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.
Dy ditë më parë, dy policitë kufitare, ajo e Maqedonisë dhe Kosovën e kanë testuar procesin me sistemin “One Stop Shop” dhe rezultati është pozitiv, me çka është sjellë vendimi përfundimtar që më 1 prill, të nis funksionimi normal i kalimit me këtë sistem.
Lajme nga vendi
KOSOVA FITON TAKIMIN E PARË TË PLAY OFF-IT NDAJ ISLANDËS

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.
Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para afro 13 mijë tifozëve mundi Islandën me rezultatin 2-1 , në ndeshjen e vlefshme për play-off, ku dardanët duan të ngjiten në Ligën B, ndërsa islandezët të vazhdojnë të qëndrojnë aty.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18-të, ku pas një topi të kthyer pas goditjes së dënimit, Lumbardh Dellova shënon me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Islandezët përgjigjen pas 3 minutash me golin e Oskarsson, i cili pasi i shpëtoi bukur mbrojtësve Dardanë, dribloi dhe portierin Muric dhë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1.
Në minutën e 58-të, ishte Elvis Rexhbecaj që gjeti golin, i pari ky për të me fanellën e Kosovës. Pasi rrëmbeu topin nga këmba e kundërshtarit, bëri gjithçka mirë duke dërguar vetë topin në rrjetë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kosova fiton 2-1, ndeshja e kthimit do të luhet të dielën.
Ndeshja e kthimit Islandë – Kosovë, zhvillohet më 23 mars me fillim në ora 18:00
Shaban Sinani / TV Koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve