Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO)Ali Ahmeti dhe Zejd Rexhepi nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Published

on

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nisi sot zyrtarizimin e Frontit Europian. Këtë front Ahmeti e nisi me nënshkrimin e marrëveshjes me Lëvizjen Populli të udhëhequr nga Skender Rexhepi. Pas firmosjes së marrëveshjes Ahmeti tha se ky front ishte i domosdoshëm. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të nënshkruhet marrëveshje edhe me partitë tjera politike me të cilat janë duke vazhduar negociatat për t’ju bashkangjitur këtij fronti. “Gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm. Pse në vitin 2024 duhet ndërtuar këtë front. Sepse janë kohë që pikërisht e kërkojnë tani këtë unifikim, këtë bashkimit të shqiptarëve të RMV-së, sepse gjërat në politikat globale po shkojnë keq. Nuk kemi gjë kundër partive politike, rrofshin e qofshim, por nuk kanë kapacitet të përballen me këto gjëra që po ndodhin tek ne dhe rreth nesh, andaj ky unifikim është i domosdoshëm, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga turqit, boshnjakët e romët… Të forcojmë radhët, nga sot e tutje jemi një trup BDI e Lëvizja Populli, ti jetësojmë dhe ti forcojmë pozicionet tona, të mos biem në grackë e në propagandë të partive, partiçkave por të shikojmë misioni historik”, tha Ahmeti.
Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Populli Skender Rexhepi ditën e sotme, gjegjësisht nënshkrimin e marrëveshjes me BDI-në e cilësoi si ditë historike. “Sot është një ditë historike, sot hapet një kapitull i ri i quajtur “Fronti Europian”, ky front do të jetë bartës i ndryshimeve. Ky front do të jetë një sihariç i mirë sepse shoqëria jonë do të jetë në një rrugëtim të mirë evropian. Ky front është një nisëm që do të ecë me këmbë të mbarë dhe do të dëshmoje se ne synimet i kemi punë dhe vetëm punë…Ndryshimin e bëjnë ata që dinë të rreshtohen në vendin e duhur në kohën e duhur dhe me programin e duhur zgjedhor…Fronti Europian do ta sjell një mrekulli të mirë për të gjithë qytetarët e RMV. Fronti do të dëshmojë se kemi kapacitet të mirë jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për shumë më shumë. Ftoj edhe subjektet tjera që të na bashkëngjiten, të na bashkëngjitet edhe sektori Civil”, tha Rexhepi Ahmeti tha se është duke u biseduar edhe me partitë tjera edhe me aleancën e Ziadin Selës  me Menduh Thaçin dhe Arjanit Hoxha, me partinë e turqve, romët dhe me boshnjakët.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Published

on

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Në gjobë do të ketë edhe foto”, Iseni: Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon

Published

on

“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, kështu deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni .

Iseni mes tjerash theksoi se qëllimi nuk është të gjobiten qytetarët, por siç shtoi, të rritet vetëdija nga pakujdesia.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filloi testimi i kamerave të ‘Qytetit të Sigurt’, policia me apel

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit, transmeton Portalb.mk.

Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit”, informoi MPB.

Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.

Advertisement

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

Continue Reading

Më të lexuarat