Connect with us

Lajme nga vendi

Gjykata e Apelit pranon ankesën e Mijallkovit, Penalja të vendosë për lirimin e tij

Published

on

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe e urdhëroi Gjykatën Penale që të vendosë sërish për kërkesën e tij për lirim me kusht, përkatësisht të del nga burgu i Strugës, para përfundimit të dënimit.

Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesës së të dënuarit S.M., nga S., e parashtruar përmes burgut të Strugës, ka marrë aktvendim me të cilin respektohet ankesa, ndërsa lënda shfuqizohet dhe kthehet përsëri në procedurë dhe vendimmarrje para gjykatës së shkallës së parë.

Ndryshe, duke respektuar ankesën e të dënuarit S.M. vjen pasi propozimi i drejtorit të burgut të Strugës për lirim me kusht të të dënuarit ishte refuzuar si i pabazuar.

Dënimi me tre vjet burg për Mijallkovin skadon në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, Qeveria e ardhshme do të mbuloj borxhet e qytetarëve nga kreditë e shpejta

Published

on

Sot, kandidati për President Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët.

Gjatë takimeve, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta.

Taravari shprehi zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Sot patëm një vizitë qytetit të Strugës dhe vendbanimeve në Strugë. Takimin e fillova me kolegët, mjek të Strugës me të cilët bashkëbiseduam për programin e VLEN për Shëndetësi, si i shohin ato problemet, si mund të përmirësohen dhe si mund të gjendet zgjidhje për Shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandej vazhduam takime me qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme në zonën e Strugës. Isha dëshmitar i numrit të madh të kazinove në Strugë, si dhe bankave për kredi të shpejta, dhe sa e dëmton kjo ekonominë e qytetarëve të Strugës. Ne si koalicion VLEN në qeverinë e ardhshme menjëherë do të marrim masa urgjente që të ndalohet bixhozi në Maqedoni të Veriut si ndodhi në Kosovë, por gjithashtu të ndalim edhe punën e bankave të shpejta të cilat bëjnë dëm të madh në buxhetin e qytetarëve. Gjithashtu do ta ndihmojmë seriozisht edhe qytetarët të cilët kanë borxhe këtyre bankave, këto borxhe të mbulohen nga shteti apo qeveria.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

Për shkaqe shëndetësore në familje Bujar Osmani pezullon aktivitetet e sotme në fushatë

Published

on

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani ka njoftuar se sot do të pezullojë aktivitetet e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Osmani njofton se kjo është bërë për arsye shëndetësore në familje.
“Të nderuar mbështetës, Për arsye shëndetësore në familje, do pezulloj aktivitetet e ditës së sotme në fushatë. Shpresoj të jem bashkë me Ju në tubimin qëndror sonte nëse gjithçka do jetë në rregull. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara

Published

on

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, është zotuar se nëse fiton garën presidenciale, nga pozita e kryetarit të shtetit, do të ndërmerr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Këtë javë, janë bërë 12 vjet nga montimi i rastit Monstra në lidhje me  vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Për këtë vepër të fabrikuar nga strukturat parapolitike, pesë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënim maksimal. Nga ana e pushtetit, ky përvjetor u trajtua si të gjithë të tjerët: me heshtjen që e karakterizon faji.

Monstra, Sopoti, Brodeci, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjera, janë që të gjitha emra që na e kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, atë të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin. Ky sistem i padrejtësisë e ka bërë shqiptarin mish për top, për të qeruar hesape politike apo për të shtyrë përpara agjenda shoviniste saherë që dikujt i rrezikohet pushteti.

Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal, na kanë sjellur në një gjendje ku vetëm 2% e qytetarëve i besojnë drejtësisë.

Unë si President i Republikës, do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Advertisement

Me koalicionin VLEN, do të kemi si top prioritet ngritjen e një gjyqësori të pavarur, efektiv dhe të drejtë, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të shtypet për shkak të përkatësisë kombëtare.

VLEN zotohet për krijimin e një trupe të përkohshme ekspertësh perëndimorë, kryesisht nga vendet evropiane, që do të integrohen në këshillat prokuroriale e gjyqësore të Maqedonisë së Veriut për një mandat gjashtëvjeçar. Kjo trupë do të monitorojnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas. Por ata do të kontribuojnë edhe vetë si gjyqtarë e prokurorë.

Do të shtyjmë përpara ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të reformojmë në tërësi sistemin për zgjedhjen, avancimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Pas plebishit popullor të 24 prillit dhe 8 majit, në sistemin tonë të drejtësisë, nuk do të ketë më vend për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe me mendësi jugosllave.

VLEN do të bëjë evropianizimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të ndalur epideminë e korrupsionit dhe drejtësinë selektive. Ne mund të bëhemi vend anëtar i BE-së vetëm atëherë kur Gjykata e Tetovës dhe e Shkupit të jenë po aq të besueshme sa Gjykata e Berlinit apo Bonnit. Rrugë tjetër nuk ka.

Advertisement

Me ardhjen e VLEN në pushtet, të gjitha viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen.

Ndryshimi ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Drejtësia VLEN sepse ajo është parakusht për shoqëri inkluzive, për demokracinë dhe për zhvillimin ekonomik.

Tani po ia kaloj fjalën z. Sabri Aziri, familjar i Haki Azirit dhe Fejzi Aziri, dy nga shqiptarët e dënuar padrejtësisht me 9 dhe 15 vjet burg në rastin Monstra.

Continue Reading

Më të lexuarat