Connect with us

Lajme nga vendi

Princ Leka dhe Elia Zaharia përfundojnë në Polici për dhunë në familje, kërkojnë urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit

Published

on

Princ Leka ka bërë kallëzim pranë komisariatit nr 1, ku ka pretenduar se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besart Bajraktaraj.

Mësohet se edhe Zaharia ka bërë kallëzim kundër Lekës. Të dy po hetohen në gjendje të lirë për dhunë në familje, ndërkohë që të dy kanë kërkuar urdhër mbrotjeje ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes së tyre e dhanë më 15 Janar të këtij viti, pas një periudhe ku përflitej për një “krisje” në martesën e tyre. Ishte vetë Princ Leka që përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “duke qenë se martesa e kishte humbur funksionin e saj, ata kishin vendosur t’i jepnin fund.

Divorcin e konfimoi edhe vetë Elia Zaharia, e cila po në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ndarja nuk e lumturon, por “ndonjëherë qenka e vetme rrugëzgjidhje”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u kurorëzuan në martesë në vitin 2016, pas një historie dashurie disa vjeçare.

Advertisement

Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Princesha Geraldinë. Kohët e fundit ka pasur zëra se Princ Leka është në një histori të re dashurie me një fotografe. vizionplus.tv

Lajme nga vendi

“U shkaktoi plagë vdekjeprurëse me shufër metalike”, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë të Shkupit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë të Shkupit. Prokuroria njofton se i njëjti pas tretmanit që ka pranuar në spital, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekziston rreziku që të arratiset. Ngjarja ndodhi më 14 maj të këtij viti.

“Ndaj personit ka filluar procedurë hetimore pasi më 14 maj gjatë dhunës në familje në shtëpinë e familjes në Stajkovcë, me paramendim ka privuar nga jeta vëllain dhe kunatën. I dyshuari fillimisht e ka sulmuar kunatën duke e goditur disa herë me shufër metalike në kokë, e më pas ka hasur në vëllain, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me shufër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat