Connect with us

Lajme nga vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në një resort për fëmijë në Ohër

Published

on

Helmim nga ushqimi është raportuar në një resort për fëmijë në Ohër, njofton drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski.

Sipas tij, pas raportimit të dyshimit është përcaktuar se ka helmim, ndërsa po vijon një procedurë e caktuar, ku po kryejnë aktivitetet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe AUV.

“Kryesisht ka prodhime qumështi dhe mishi, përgatitje dhe përpunim të mishit dhe qumështit. Produkte që janë të lehta për t’u blerë. Duhet pasur kujdes për të parë nëse paketimi përshtatet kur blini. Duhet t’i kushtoni vëmendje edhe afatit të skadencës”, shton Babovski.

Më shumë se 200 kilogramë ushqime që nuk ishin në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë Ushqimore janë asgjësuar.

Mishi dhe produktet e qumështit janë lehtësisht të prishme, paralajmëron Babovski në një deklaratë për “TVM”.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën tragjikisht fotografi gostivaras, partit politike anuluan tubimet e tyre

Published

on

Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident në hyrje të qytetit të Velesit.

Edmondi ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.

Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale dhe të shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve.

”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në “Facebook”, Sela i shpreh ngushëllime familjarëve të Amzait.Ndër të tjera ai shprehet se trishtimi dhe dhimbja është e madhe nga kjo humbje tragjike.

Advertisement

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai.

Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, shkruan Ziadin Sela.

Arben Taravari kandidat për president nga VLEN nëpërmjet një video mesazhi ka njoftuar se tubimi në Gostivar anulohet përshkak të aksidetit tragjik që ka ndodhur.

Të nderuar qytetar të Gostivarit, ngushëllime të gjithëve. Sot ka ndodhur një rast tragjik në Gostivar, në aksident trafiku ka humbur jetën Edmon Hamzai, shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë Gostivarit

Ndryshe, sot duhej të mbahej tubimi qëndror i tubimit në Gostivar.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut në krye të rënies së popullsisë në Europën Juglindore

Published

on

Në një raport të fundit të Indeksit Kroat, është evidentuar një trend alarmant në Evropën Juglindore: rënia e popullsisë. Në mesin e gjashtë vendeve me rënien më të madhe të popullsisë nga viti 2012 deri në 2022, vetëm një vend nuk ndodhet në këtë rajon – Letonia, përcjell Telegerafi Maqedonia.

Maqedonia shënon rënie më të theksuar me 11% më pak banorë se në 2012, ndjekur nga Kroacia me 9.66% dhe Bullgaria me 9.07%. Rumania, megjithëse e ndodhur jashtë kësaj rajoni, përjetoi rënien më të madhe në terma absolute, duke humbur një milion banorë dhe shënuar një rënie prej 5%.

Problemet demografike nuk ndalen këtu: Greqia, Serbia dhe Italia raportojnë gjithashtu humbje të konsiderueshme të popullsisë. Megjithë dallimet në nivelin ekonomik, të gjitha vendet përballen me sfida të ngjashme, siç është presioni mbi sistemet e pensioneve dhe qëndrueshmëria ekonomike.

Në mesin e rritjes së standardeve të jetesës dhe zgjatjes së jetëgjatësisë, numri i lindjeve po bie, duke thelluar problemet demografike. Ky trend po shkakton shqetësime për të ardhmen e ekonomive rajonale dhe kërkon veprime të menjëhershme për të adresuar sfidat e popullsisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Humb jetën një 43-vjeçar nga Gostivari në një aksident trafiku

Published

on

Në një aksident tragjik trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm ka humbur jetën 43-vjeçari nga Gostivari E.A. Ai ishte pronar i një studioje fotografike.

Lajmi i hidhur është përhapur sot në rrjetet sociale, ku miqtë dhe bashkëqytetarët i thonë lamtumirën të ndjerit dhe i shprehin ngushëllimet familjes.

Për shkak të ngjarjes tragjike, partitë politike kanë shtyrë aktivitetet partiake në Gostivar të parapara për sot.

Continue Reading

Më të lexuarat