Lajme nga vendi
MPJ bën thirrje që të shmangen udhëtimet në Niger, një shtetas ka kërkuar ndihmë për evakuim
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger dhe mundësisë së eskalimit të saj, Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) iu bën apel shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet në Niger, ndërsa ata që ndodhen në territorin e Nigerit dhe kanë mundësi të largohen nga vendi, të largohen menjëherë.
“Ju njoftojmë se Ministria për Punë të Jashtme përmes Ambasadës në Kajro po punon për evakuimin e një shtetasi tonë, i cili ka kërkuar ndihmë. Për këtë po zhvillohen negociata intensive me partnerët dhe aleatët tanë, të cilët kanë përfaqësi në Niger.
Me këtë rast, lusim qytetarët tanë që ndodhen në Niger e të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre, ta kontaktojnë Ambasadën tonë në Kajro, në numrin e telefonit +202 27 508 501; +201017810085; +201033615542 dhe adresën elektronike cairo@mfa.gov.mk. Po ashtu, shtetasit tanë mund ta kontaktojnë Ministrinë në numrin e telefonit kujdestar +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk”, thonë nga MPJ.
Lajme nga vendi
BDI mbledh organet e partisë, pritet të vendosë për format e protestës
BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë.
Lajme nga vendi
Fronti Europian do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale
BDI-ja si parti opozitare sot do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë parlamentare prej dy të tretave, njoftoi TV 24.
Ndryshimet ligjore parashikojnë zgjatjen e mandatit të ushtruesve aktual të detyrës kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, në qershor të këtij viti, deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI-ja votuan edhe për Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, për miratimin e të cilit kërkohej edhe një shumicë prej dy të tretash.
Për t’u miratuar, amendamentet duhet shumicë prej dy të tretave, si dhe shumicë e Badenterit, nga deputetët, dhe nëse projektligji nuk kalon, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash duhet të mbahen në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar. deri në fund të vitit.
Lajme nga vendi
Është rritur intensiteti i komunikacionit në vend
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet nw njoftimin e LAMM-sw.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve