Lajme nga vendi
Diandra Krivanjeva, kandidate për kryetare të Forumit Rinor të ASh-së në Tetovë
Diandra Krivanjeva është një nga mijëra shqiptarët që pas shumë viteve pritje e probleme byrokrarike, fitoi shtetësinë falë ligjit të inicuar nga Aleanca për Shqiptarët. Kjo fitore si duket i ka dhënë asaj motiv për tu aktivizuar edhe më shumë në të mirë të shoqërisë dhe vendlindjes.
E reja nga Tetova, Diandra Krivanjeva është aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët dhe së fundmi ka shprehur ambicje për të qenë edhe në krye të proceseve, duke paraqitur edhe kandidaturën e saj për kryetare e Forumit Rinor të ASh-së në Tetovë.
Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, e dashura rini! Sapo dorëzova kandidaturën time për të udhëhequr me Forumin Rinor të Aleancës për Shqiptarët, FRASH-Tetovë. Falë Programit politik të Aleancës për Shqiptarët dhe konzistencës së perfaqësuesve politik të saj ,nga një njeri apatrid (pa shtetësi), sot jam një qytetare si të gjithë ju, madje edhe me mundësinë për ti prijë rinisë së Tetovës, për ti dhënë një shtytje shtesë që përmes vrullit dhe entuziazmit rinor ti japim mbështetjen Aleancës për Shqiptarët të jetë perfaqësuese institucionale e shqiptarëve dhe jo vetem.
Lajme nga vendi
Një avokat dyshohet se i vuri zjarrin Odës së Avokatëve të RMV-së, kërkohet me urdhër ndërkombëtar
Autoritetet kompetente në vend kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar për të dyshuarin i cili me 25 nëntor qëllimisht i ka vënë zjarrin Odës së Avokatëve. Bëhet fjalë për avokatin Aleksandar Risteski, të cilit Oda i ka hequr licencën disa javë para ngjarjes për shkak të shkeljes disiplinore, transmeton Portalb.mk
Fletarresti ndërkombëtar është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i cili, siç thuhet, është lëshuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup.
Ankesën për veprën e Risteskit, siç raporton televizioni Telma, në Odën e Avokatëve e ka dorëzuar Qendra për Çështje Sociale në Shën Nikollë, nga ku janë ankuar se avokati ka sulmuar dhe kërcënuar zyrtarët e Qendrës në lidhje me një rast që ai e drejtonte.
Zyrtarët, siç thanë për Telmën nga Oda e Avokatëve, janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve dhe janë dokumentuar deklaratat e tyre, pas së cilës gjykata disiplinore e Odës, e cila është organ i pavarur, ka marrë vendim që Risteskit t’ia heq licencën e avokatit për tre vjet.
Sipas Odës, edhe pse ka të drejtë, ai nuk e ankimoi vendimin e gjykatës disiplinore.
Prokuroria Themelore Publike Shkup dje ka njoftuar se ka hapur hetim kundër një 41-vjeçari nga Shkupi për shkaktim zjarrvënies së qëllimshme në objektin ku ndodhet Oda e Avokatëve dhe në të cilin është shkaktuar dëm material në shuma rreth 150.000 euro.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari po ndiqet për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë publike.
“Më 25 nëntor, i dyshuari qëllimisht ka djegur objektin e Odës së Avokatëve të RMV-së në rrugën “Metodia Shatorov Sharlo”, duke shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupat e njerëzve dhe pronën e përmasave më të mëdha“, njoftuan dje nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve nga atje, ai është përgatitur për rastin një javë më parë.
Ai më 25 nëntor ka ardhur me automjetin e tij në afërsi të objektit të Odës së Avokatëve në Komunën e Aerodromit dhe i maskua ka thyer derën e hyrjes me sëpatë. Më pas i ka radhitur në shkallë kubikët e vajgurit, afër tyre vendosi edhe bombola gazi dhe i ndezi.
Pas kësaj, nuk ka humbur kohë dhe sipas hetimeve, vetëm tridhjetë minuta pas ngjarjes është larguar nga vendi, përmes pikës kufitare “Bllacë”.
Prokuroria njoftoi se kërkon ndalimin e të dyshuarit, i cili do të fillojë të zbatohet pas gjetjes dhe arrestimit të tij.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, në male dhe viset më të larta me reshje të dëborës. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa në viset malore do të rritet shtresa e dëborës.
Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Durmishi ndau mjete financiare për organizatat e konsumatorëve për zbatimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ndau sot mjete financiare për organizatat e konsumatorëve për zbatimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve, Programit për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe avancimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, aktivitetet programore të rrjeteve të zejtarëve të biznesit, si dhe Programin për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për realizimin e programeve (projekteve) të shoqatave të konsumatorëve, ka ndarë mjete financiare për organizatat e konsumatorëve në qytete të ndryshme të shtetit. Janë ndarë mjete për:
Organizata e Konsumatorëve të Ohrit: 350.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Manastirit: 350.000,00 denarë;
Organizimi e Konsumatorëve të Koçanës: 319.500,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Shtipit: 300.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Tetovës: 340.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë-Shkup (OKM): 340.200,00 denarë
Në kuadër të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të sipërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, Ministria e Ekonomisë dhe Punës realizon bashkëfinancimin e projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që lidhen me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e biznesit dhe konkurrencës, për bashkëfinancimin e projekteve të shoqatave, fondacioneve dhe odave të zejtarëve për zhvillimin dhe promovimin e zejtarëve, etj., si dhe bashkëfinancimin e projekteve për veprimtari zejtare.
Për të tre masat, është parashikuar bashkëfinancim i 70% të shpenzimeve të projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant, ndërsa pas realizimit të programit, do të ndahen subvencione për 26 projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.132.240 denarë.
Në kuadër të Programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka realizuar masën për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve për akreditimin e laboratorëve, parashikohet zgjerimi i fushëveprimit të akreditimit të
laboratorëve ekzistues për testimin ose prokurimin e pajisjeve për laboratorët për lëshim në treg të produkteve me cilësi të sigurt.
Në kuadër kësaj mase, parashikohet bashkëfinancimi i shpenzimeve prej 50% të shumës jo më shumë se 400.000 denarë për secilin aplikant. Vlera e përgjithshme e vlerësuar është 3.000.000 denarë. Përdorues të kësaj skeme janë 11 laboratorë.
Te masa e kompensimit të një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste, vlera e përgjithshme e mjeteve është 2.000.000 denarë, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Punës bashkëfinancoi 8 kompani.
Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të zbatojë masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrueshmërisë. Lista e përdoruesve është tashmë e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve