Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: VMRO DPMNE është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

Published

on

 Fushata e përditshme e VMRO DPMNE-së kundër BDI-së, Kryetarit Ali Ahmeti, si dhe anëtarëve të tjerë të BDI-së, përmes krijimit të vazhdueshëm të lajmeve të rreme është një përpjekje për të fshehur motivet reale antieuropiane dhe antishqiptare të udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së.

Kryetari i komunës së Butelit kërkon fshirjen e emrave të rrugëve vetëm se janë emra të veprimtarëve shqiptarë, Mickoski ndalon dhënien e lejeve për ndërtime dhe legalizim për kompanitë dhe pronarët shqiptarë, ndalon t’u jepet punë kompanive shqiptare nga ana e kryetarëve të tyre të komunave, kërkon Qeveri mono-etnike dhe thotë se nuk do ta ndryshojë kurrë Kushtetutën dhe se nuk i intereson çfarë thonë Brukseli dhe Uashingtoni për rrugën europiane të vendit tonë.

Kjo VMRO DPMNE ka rënë në nivelin më të ulët historikisht pa asnjë vlerë dhe për këtë anëtarësia е saj nuk ka besim në kryetarin e saj dhe në partinë e tyre, por ka besim te lidershipi i mëparshëm që u solli vetëm fitore.

VMRO DPMNE është organizatë kriminale e konfirmuar nga gjykata me konfirmim personal nga ana e gjysmës së partisë para gjykatës.

Z. Ali Ahmeti kërkoi hetim për të gjithë në BDI dhe bëri të ditur se askush nuk është i mbrojtur, por jo gjueti të shtrigave të paralajmëruar nga VMRO-ja, e cila ua kujton qytetarëve se si synojnë të qeverisin, duke qenë edhe hetues, edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe burg, edhe media, edhe përfaqësues joqeveritar, të gjitha në një, një shtet të robëruar!/.zhurnal/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Lajmi që bëri bujë në Televizionin Koha, Familja Aliti nga Tetova bëhet me banesë të re

Published

on

Enter
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB konstatoi parregullsi: Do të hiqet parku argëtues me rrotë panoramike në Karposh

Published

on

Në zonën e Komunës së Karposhit, konkretisht përballë qendrës sportive Boris Trajkovski, janë vendosur rekuizita për një park argëtimi, përfshirë një rrotë panoramike, pa dokumente përkatëse dhe leje të nevojshme, më 20.05.2024, njofton MPB.

“Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup, në koordinim me zyrtarë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për të hyra publike dhe inspektori ndërtimor nga Komuna e Karposhit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete përkatëse në kuadër të kompetencat dhe kompetencat e tij”, thonë nga MPB.

Përkatësisht, nga ana e shërbimeve inspektuese, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe gjendjes faktike të konstatuar është përpiluar procesverbal për gjendjen e konstatuar, ndërsa inspektor i autorizuar ndërtimor nga Komuna e Karposhit ka iniciuar procedurë për parregullsitë e konstatuara, pas së cilës do të merren masa konkrete në drejtim të largimit të të njëjtit, ndërprerjes së ushtrimit të veprimtarisë, si dhe zhvendosjes së rekuiziteve.  Portalb.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Milloshoski: Pas negociatave me VLEN-in për formimin e qeverisë, do të hapet mundësia për bisedime me ZNAM-in

Published

on

Kur të përfundojnë negociatat me “Vlenin”, do të hapet mundësia për bisedime me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit, tha anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në një paraqitje i ftuar në televizionin Alfa.

Këtë e tha Milloshoski i pyetur për deklaratat e liderit të partisë Hristijan Mickoski se kanë 61 deputetë, ndërsa me rivotimin e së mërkurës në shtatë vendvotime në zonën e pestë dhe të gjashtë, VMRO-DPMNE pret të ketë 62 mandate në Kuvend.

“Po, është e saktë deklarata e kryetarit Mickoski se në këtë moment VMRO-DPMNE ka konsoliduar 61 deputetë. Me rivotimin e të mërkurës dhe shansin real për të marrë deputetin e njëmbëdhjetë në njësinë e pestë zgjedhore, VMRO-DPMNE tashmë do të konsolidojë 62 deputetë. Më pas vazhdojnë negociatat me koalicionin “Vlen” që ka 13 deputetë dhe ka mundësi të fitojë edhe të katërmbëdhjetin. Dhe kur të përfundojnë ato negociata, mendoj se do të hapet mundësia e bisedimeve me partinë politike ZNAM”, thotë Milloshoski.

Anëtari i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së tha se është koha që BDI të shkojë në opozitë sepse ajo vetë ka shkelur rregullin e koalicionit fitues me fituesin.

Sipas Milloshoskit, BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti duhet të përgatiten për një tranzicion paqësor dhe të civilizuar si në çdo vend evropian.

Advertisement

“Vetë parimet që BDI i imponoi në vitin 2016, pra vetë parimet që i shkeli, tani BDI nuk ka të drejtë t’i referohet asgjëje dhe prandaj mendoj se është mirë të përgatitemi për një tranzicion paqësor, të qytetëruar si në çdo vend evropian”, tha ai.

Duke komentuar deklaratat e ardhura nga “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja dhe lideri Ahmeti se inxhinieringu zgjedhore është bërë me rivotimin në disa vendvotime, Milloshoski është i mendimit se BDI-ja ka bërë inxhiniering zgjedhor me tentativën për të bojkotuar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Të flasësh për inxhinierig zgjedhore nga një njeri që në raundin e dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale e nisi ditën si strukturë në BDI, me bojkot të organizuar për të prishur votimin, kjo tashmë është inxhinierig zgjedhore. Shihet se BDI-ja tashmë e ka humbur busullën dhe është e qartë se Ahmeti ndoshta është më i ndikuar nga Artan Grubi, Bujar Osmani dhe disa njerëz të tjerë të atij krahu të biznesit sesa nga njerëzit më racionalë në BDI, të cilat zbatojnë një politikë konvencionale”, tha Milloshoski.

Ndryshe, para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit si dhe personat e vendosur në shtëpi jashtëfamiljare. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.Portalb.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat