Lajme nga vendi
Aliu: Ligjin për media do ta bëjmë në bazë të vërejtjeve dhe asaj që thonë ekspertët
Janë duke u analizuar komentet, kritikat dhe sugjerimet pas fazës së dytë të Ligjit për media (Ligji për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale) të cilat kanë arritur në masë të madhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).
“Shpresoj që për dy javë të kemi një draft. Kemi të bëjmë me televizione kombëtare, lokale, operatorë. Jo çdokush do të jetë i kënaqur sa të dojë, por e rëndësishme është që të gjithë të jenë të kënaqur dhe të mos ndihen jashtë atij ligji. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, e hapëm procesin dhe për herë të parë të gjithë u konsultuan dhe mund t’i dërgonin letër MSHIA-së, tha ministri Azir Aliu në një takim me gazetarët.
Nëse në ligjin do të mbetet neni 102, me të cilin ndalohet me para shtetërore të paguhen fushata në mediat private, apo siç kanë sugjeruar disa deputetë, ai do të fshihet me të cilën gjë do të mundësohen përsëri reklama shtetërore në radiot dhe televizionet private? Aliu është përgjigjur se do të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.
A do të mbetet në ligj neni 102, me të cilin ndalohej përdorimi i parave të shtetit për të paguar fushatat në media private, apo siç kanë sugjeruar disa deputetë, do të fshihet, gjë që do të lejonte sërish reklamat shtetërore në radiot dhe televizionet private? Aliu është përgjigjur se do të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.
“Nuk do të jetë 102 siç ishte, por në përputhje me akiton e BE-së. Ne kemi mendime të ndryshme këtu – shefat e mediave duan para, gazetarët duan rregulla dhe jo të kufizohen dhe kjo duhet të jetë atje sepse Akito thotë – një gazetar duhet të jetë gazetar dhe të mos jetë i kufizuar në atë që shkruan. Ligjin do ta bëjmë në bazë të vërejtjeve dhe asaj që thonë ekspertët. Dhe nuk i referohet vetëm 102, ky është problemi më i vogël real”, shtoi Aliu.
Problem më i madh është, tha, abuzimi i përmbajtjeve pornografike në internet, për të cilën gjë duhet të ketë kontroll.
Gjithashtu, me ligjin do të përfshihen edhe portalet sepse, tha ministri, “në atë pjesë është kaos”.
“Ky do të jetë një ligj i ri si ombrellë për të gjithë dhe do të përgjohet çdo komunikim elektronik. Ka edhe gazetarë, etika e të cilëve është në nivel të ulët. Askush nuk kontrollon asgjë, marrin informacione dhe e lëshojnë”, shtoi Aliu.
Lajme nga vendi
Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare
Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nesër sërish në seancë plenare. Ky ligj vjen për herë të dytë, pasi herën e parë nuk u dekretua nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Deputeti nga radhët e VLEN, Halil Snopçe, për Alsat njoftoi se licencat për nëpunësit e çerdheve, do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe.
“Ne nuk do të shtojmë amendamente tjera për shkak se kishte një pengesë kushtetuese, është rregulluar por ajo që është e garantuar, që në të kaluarën s’ka qenë e tani është, shqiptarët do t’i nënshtrohen provimeve edhe me shkrim edhe në formë elektronike, në gjuhën amtare shqipe”, tha Halil Snopçe – VLEN.
Përpos gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, licenca do të mund të merret edhe në gjuhët tjera, gjegjësisht, në gjuhën që do ta kërkojë vet kandidati.
“Testimi do të mund të bëhet në gjuhën maqedonase si dhe në gjuhën që kandidati do ta zgjedhë derisa licenca do të jepet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën në të cilin kandidati do të kërkojë t’i jepet. Dallimi është se këtë herë ndryshimet janë në përputhje me kushtetutën përshkak se herën e kaluar ishin gabim dhe nuk mundësonin përdorimin e asnjë gjuhe, gjegjësisht ligji siç ishte miratuar ishte tërësisht i pazbatueshëm. Me këto ndryshime, do të mund të jetë i zbatueshëm në praktikë”, u shpreh Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.
Ky ligj fillimisht ishte votuar më 24 dhjetor. Mos dekretimi i këtij ligji herën e parë u përshëndet nga LSDM dhe E Majta, ndërsa nga BDI thanë se qëllimi i presidentes ishte për të cenuar të drejtat e shqiptarëve./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Taravari në mesin e liderëve botëror në inaugurimin e Presidentit Trump
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe.
“Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.
Lajme nga vendi
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.
“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera. Tetova ka nevojë për arsim cilësor dhe për njerëz që e vendosin dijen mbi gjithçka tjetër. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë arsimin prioritet kombëtar dhe lokal. Për një Tetovë që e ndërton të ardhmen me dije dhe për një popull që i hap dyert zhvillimit!
Arsimimi është detyrë dhe e drejtë. Së bashku, do ta bëjmë këtë të drejtë një realitet për çdo qytetar”, ka shkruar Kasami.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve