Lajme nga bota
Tre të vdekur dhe 25 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur 25 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile, thanë zyrtarët ukrainas të martën në mëngjes, transmeton REL.
“Ka të vdekur dhe të plagosur”, tha Serhiy Lisak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovsk ku ndodhet Krivi Rih.
“Ndodhi një sulm masiv raketor në Krivi Rih”, shkroi ai në Telegram.
Gjatë orëve të para të së martës, sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjithë Ukrainën, ndërsa zyrtarët ushtarakë të Kievit që thanë se forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjitha raketat ruse që synonin kryeqytetin ukrainas.
Komanda e lartë ushtarake e Ukrainës tha se forcat ajrore shkatërruan 10 nga 14 raketat që Rusia lëshoi në Ukrainë dhe një nga katër dronët e prodhuar nga Irani.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa raketa goditën qytetin Krivi Rih.
Në këtë qytet, disa ndërtesa civile u goditën, duke përfshirë një ndërtesë pesë-katëshe, tha më herët kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Vilkul.
“Me gjasë ka njerëz nën rrënoja”, tha Vilkul në Telegram por nuk dha detaje tjera.
Lisak postoi një fotografi të një ndërtese apartamentesh pesëkatëshe me të gjitha dritaret e thyera dhe tym që dilte nga disa prej tyre.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia në lidhje me sulmet e raportuara.
Rusia nuk ka komentuar ende këto sulme. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, kanë hedhur poshtë akuzat për sulmin e qëllimshëm të civilëve gjatë konfliktit të nisur nga Rusia kundër vendit të saj fqinj rreth 16 muaj më parë.
Kryetari i qytetit të Harkivit në lindje të Ukrainës tha në kanalin e tij në Telegram se dronët rusë goditën infrastrukturën civile atje, duke goditur një magazinë dhe një ndërtesë të një firme shërbimi.
Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima në këtë qytet.
Lajme nga bota
(VIDEO) Digjet në një anije mallrash me 3 mijë makina: Ka të vdekur, disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një anije mallrash në veri të ishujve holandez të Frizianës Perëndimore, tha roja bregdetare holandeze.
Shpëtimi i 23 anëtarëve të ekuipazhit është në proces.
Disa prej tyre u hodhën në ujë, por u gjetën nga roja bregdetare.
Anija e mallrave po transportonte 3000 makina nga Gjermania në Egjipt.
Lajme nga bota
Biden paralajmëron Xi Jinping: Kujdes, ekonomia juaj varet nga Perëndimi

Pasi njoftoi planet e tij për të dërguar municione thërrmuese në Ukrainë, Joe Biden zhvilloi një takim me presidentin e Kinës. Gjatë bisedimeve, ai i tha Xi Jinping të tregonte kujdes sepse Pekini mbështetet në investimet perëndimore.
“Ky nuk është një kërcënim. Ky është një vëzhgim,” tha Biden.
“Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, 600 korporata amerikane janë tërhequr nga Rusia. Dhe ju më keni thënë se ekonomia juaj varet nga investimet nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.
“Kini kujdes!
Putin dhe Xi zhvilluan dy ditë bisedime në mars me fjalë të ngrohta miqësie midis Kinës dhe Rusisë dhe kritika të përbashkëta ndaj Perëndimit, por pa asnjë shenjë të një përparimi diplomatik mbi Ukrainën.
Ka tensione dhe pesimizëm të rritur në marrëdhëniet SHBA-Kinë për çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë Tajvanin, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndalimet në rritje të eksporteve të SHBA.
Lajme nga bota
Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

Përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë personave, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.
Gjegjësisht, në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.
“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona,” tha ai.
Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.
“Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe“, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.
Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese./abcnews.al
-
Lajme nga vendi1 year ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi1 year ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi11 months ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve