Connect with us

Lajme nga vendi

Sa të sigurt ndihen njerëzit për të ecur vetëm natën në Evropë, ku renditet Maqedonia?

Published

on

Kroacia kryeson listën e vendeve më të sigurta në botë për faktin se sa të sigurt ndihen njerëzit kur ecin vetëm gjatë rrugës natën.

Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve, kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme.

Ai synon të kuptojë se sa të sigurt ndihen njerëzit në vendet e tyre përkatëse, duke pranuar se ky perceptim mund të mos përputhet gjithmonë me shkallën aktuale të krimit. Faktorët përtej krimit, si prania e kafshëve të rrezikshme ose planifikimi urban, mund të ndikojnë në ndjenjën e sigurisë.

Për më tepër, nënraportimi i krimeve ose humbja e besimit në zbatimin e ligjit, mund të shtrembërojë më tej lidhjen midis shkallës së krimit dhe sigurisë së perceptuar. Pavarësisht nga këto kompleksitete, analizimi se sa të sigurt ndihen individët ndërsa ecin vetëm natën, ofron njohuri të vlefshme për ndjenjën e përgjithshme të sigurisë brenda çdo vendi.

Pesë vendet e para, për sa i përket sigurisë së perceptuar kur ecni vetëm gjatë natës, janë Kroacia, Sllovenia, Islanda, Gjeorgjia dhe Zvicra. Kroacia ka pozicionin më të lartë, me një normë mbresëlënëse sigurie 74.63, e ndjekur afër nga Sllovenia me 74.40.

Advertisement

Islanda siguron vendin e tretë, me një normë sigurie 72.26, ndërsa Gjeorgjia dhe Zvicra mbyllin pesëshen e parë me norma përkatësisht 69.72 dhe 69.35. Këto vende paraqesin një ndjenjë të fortë sigurie brenda kufijve të tyre.

Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi, me 52.34. Siguria në vendin tonë përceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër, Franca renditet në fund të listës me një normë sigurie 35.59, e ndjekur ngushtë nga Bjellorusia me 36.44. Belgjika zë vendin e tretë nga fundi, me një normë sigurie 41.25, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia plotësojnë pesëshen e fundit, me norma përkatësisht 43.00 dhe 43.69.

Çfarë është e habitshme?Siguria më e ulët e perceptuar në vende si Franca, Britania e Madhe dhe Suedia, është befasuese, duke pasur parasysh statusin e tyre ekonomik dhe mjediset e qëndrueshme shoqërore dhe politike.

Ai sugjeron një mospërputhje të mundshme, midis sigurisë aktuale dhe asaj të perceptuar, ose mund të pasqyrojë çështje më të gjera shoqërore, që ndikojnë në ndjenjën e sigurisë së publikut të gjerë.

Ndërsa duket se ka një prirje gjeografike, ku rajonet e Ballkanit dhe Balltikut, ndihen më të sigurt se Europa Perëndimore dhe Lindore, të dhënat tregojnë se PBB-ja nuk lidhet fort me sigurinë e perceptuar.Kjo përforcon idenë se ndjenja e sigurisë është komplekse dhe e ndikuar nga elementë të ndryshëm, përtej mirëqenies ekonomike.

Advertisement

Është erëndësishm  të theksohet, se këto rezultate ofrojnë një pamje të përgjithshme dhe mund tëndryshojnë brenda secilit vend në varësi të qyteteve, lagjeve dhe demografisë. /monitor

Advertisement

Lajme nga vendi

Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)

Published

on

Me një ceremoni solemne në Kukës të Shqipërisë, është inauguruar simboli i
shqiponjës që është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani. Monumenti
“Shqiponja”, u vendos në këtë pikë tek e cila kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin
me Rrugën e Kombit poashtu përmes kërij rreth rrotullimi realizohen edhe hyrje
daljet nga Rruga e Kombit të qytetarëve të Hasit. Në ceremoninë e sotme solemne,
krahas donatorit Lazim Destani me bashkëpuntorët e tij ishte i pranishëm edhe
kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj dhe deputeti i zonës së Kukësit
Pandeli Majko.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pas prerjes së shiritit, filantropi tetovar Lazim
Destani tha se ndihet krenar që shqiponja tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend
pasi që është simboli ynë që na bën krenar. Ai tha se vjen nga një fshat i malësisë
së Tetovës, Bozovcë, ku është rritur dhe me Kukësin i ndan vetëm një kodër.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj tha se Kukësi është qyteti
që i bashkon të githë shqiptarët përmes rrugës së Kombit.
Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për
Kukësin, filantropit Lazim Destanit i është dorëzuar çelësi e Qytetit, simbol i
mirënjohjes dhe respektit të përbashkët. Çelësi i është ndarë nga ana e kryetarit të
Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj. Për Destanin ky është një moment i veçantë në
jetën e tij,
Ky monument është dhuruar në Tiranë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së
shtetit shqiptar dhe prej sot do të qëndrojë në trekëndshin e tre shteteve, Shqipëri,
Kosovë dhe Maqedoni. Shqiponja poashtu do të ketë edhe aksesorët ndihmës dhe
sistemin e ndriçimit dekorativ./TV KOHA /

Continue Reading

Lajme nga vendi

Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat

Published

on

Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.

“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës

Published

on

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.

“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.

Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”

Continue Reading

Më të lexuarat