Lajme nga rajoni
Kurti: Ndërhyrja e NATO-s ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithmonë falënderues
Kryeministri Albin Kurti, tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloj gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Prandaj siç tha i për këtë Kosova gjithnjë dhe përgjithmonë është falënderuese dhe mirënjohëse.
Ai më tutje shtoi se përulen para dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës.
“Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskat dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”.
“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ai.
Lajme nga rajoni
Dhjetëra gra e vajza nga Komuna e Prizrenit po aftësohen në artizanate të ndryshme
Dhjetëra gra e vajza po aftësohen në artizanate të ndryshme në kuadër të kurseve që organizohen nga Komuna e Prizrenit, në saje të bashkëpunimit me Komunën e Konyas nga Turqia.
Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj gjatë hapjes së edicionit të sivjetmë të trajnimeve ka theksuar se kurset për aftësim në zanate dhe punime të dorës ofrojnë mundësi të reja për vetëpunësim për gratë dhe vajzat e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.
“Kurset përfshijnë fusha të ndryshme si: dizajn për veshje (modë), mefrushat, djegie në dru, reliev në letër, dizajnimi i bizhuterive dhe qëndisje në fjongo”, ka thënë Tarashaj.
Njëra prej pjesëmarrësve të këtyre kurseve, Aida Dauti ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe herën e kaluar në kursin e djegies në dru dhe të relievit në letër.
“Është një kurs relaksues, shumë i mirë dhe mund të them që ka edhe përfitime. Jam e lumtur që më është dhënë rasti të përfitoj edhe më shumë dije”, ka thënë ajo.
Ndërkaq pjesëmarrësja tjetër, Florije Krasniqi ka pohuar se ka ardhur që ta përvetësojë pirografinë.
“Gratë që kërkojnë një lloj qetësie të brendshme mund të merren me këto punime, për arsye se i relakson”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa trajnerja për dizajnimin e bizhuterive dhe qëndisjes në fjongo, Shpresa Makasqi ka theksuar se interesimi i grave për këto kurse tremujore po shtohet prej vitit në vit.
“Të gjitha zejet janë të veçanta, interesimi është shumë i madh. Për cdo kurs të radhës po shtohet interesimi”, ka thënë ajo.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga trajnerja e dizajnit të modës, Hykmete Celina.
Sipas njoftimit të zyrtarëve komunalë, ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Konyas, me ç‘rast parashihet aftësimi i 60 pjesëmarrëseve, të cilat do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi të reja për artizanatet tradicionale dhe moderne, duke krijuar mundësi për vetëpunësim dhe përfshirje në tregun e punës.
Lajme nga rajoni
Presidentja e Kosovës i liston takimet në New York, e veçon atë me Bidenin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në New York.
Osmani i ka listuar disa nga takime më të rëndësishme atje.
Në mesin e shumë takimeve dhe ngjarjeve, ajo e ka veçuar diskutimin me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar e para e shtetit të Kosovës në “Facebook”.
Lajme nga rajoni
Përfundon në burg pronari i rrjetit të marketeve të kozmetikës “DM” i pranishëm edhe në Maqedoni
Presidenti i Bordit të Drejtorëve të rrjetit të marketeve të kozmetikës dhe gjësendeve tjera “DM” kroate, i pranishëm edhe në Maqedoni, Mirko Mrakužić (58) përfundoi në paraburgim për shkak se policia dyshon se ai sulmoi një të njohur 36-vjeçar me shkop bejsbolli.
Sipas Jutarnji list, ngjarja ka ndodhur këtë fundjavë në Zagreb, më saktë të shtunën gjysmë ore pas mesnate.
“Siç mësuam, ai e trembi burrin e tmerruar duke tundur një thikë kuzhine, më pas e rrahu, e kërcënoi me vdekje dhe i theu makinën rrugës, raporton Jutarnji list.(INA)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve