Connect with us

Lajme nga vendi

Konferencë rajonale “Bashkë të suksesshëm! Mbikëqyrje dhe qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz”

Published

on

Vërehet se më shumë para fitohen dhe merren nga kontrabandimi i njerëzve sesa nga kontrabanda e drogës, ky është një ndryshim që e kemi vërejtur në dekadën e fundit dhe shohim se ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë. Është shumë e qartë se hapi i parë për parandalimin dhe eliminimin e këtij fenomeni është forcimi i bashkëpunimit policor në rajon, por mendoj se aktiviteti policor nuk do të mjaftojë në fund të ditës sepse kemi nevojë për komponentin social sepse ekzitson numër i madh i çështjeve sociale që lidhen me këtë fenomen, theksoi zëvendësambasadori në ambasadën gjermane në vend, Oto Graf.

Ai theksoi se njerëzit migrojnë sepse kërkojnë kushte më të mira jetese dhe mendon se është shumë e rëndësishme të sigurohet se kushtet e punës kudo në botë po përmirësohen.

“Qeveria Gjermane miratoi një akt nënligjor për monitorimin e aktiviteteve dhe kushteve që ndodhin gjatë prodhimit në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe kushtet në të cilat ofrohen më tej ato produkte që vijnë në tregun tonë. Një nga arsyet që ne e bëjmë këtë është për të parë se si po shkon prodhimi, por edhe për të bindur kompanitë që të monitorojnë kushtet e punës në vendet ku ata i kryejnë blerjet. E gjithë kjo do të ndihmojë edhe në eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, sepse nëse kushtet e punës përmirësohen në vendet e tjera, do të ketë më pak mundësi apo nevojë për të emigruar, por edhe më pak mundësi që kontrabandistët dhe njerëzit të përfitojnë nga kjo situatë për të pasur një mjedis social më të qëndrueshëm në të gjitha vendet, në vendet në të cilat njerëzit migrojnë, tha Graf.

Drejtori i GIZ-it në vend, David Oberhuber, tha se duhet të zhvillohet një debat mes qeverive në rajon.

“Fillimisht, ne u përqendruam në identifikimin e viktimave dhe mënyrën se si të sillemi me viktimat e mundshme, dhe çfarë shërbimesh mund t’u ofrohen këtyre personave që janë në rrezik apo atyre që tashmë janë viktima të krimeve të tilla. Ne kemi krijuar shërbime të shumta së bashku me partnerët tanë nga institucionet publike me partnerë nga sektori civil dhe mjeti ynë kryesor kanë qenë ekipet tona mobile që janë krijuar nga një partneritet i përbashkët ndërmjet institucioneve qeveritare dhe sektorit civil. Ishte veçanërisht e rëndësishme për ne që të vendosim këtë bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil, të kemi një dialog ndërmjet këtyre partnerëve që ndonjëherë edhe ndalet, dhe ne donim ta kapërcenim atë sfidë, të kishim një kuptim të përbashkët të problemit, dhe më tej për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Ne mbuluam tetë mijë persona dhe me këtë tashmë japim një foto të viktimave të mundshme që shfaqen në trafikim të tillë, sigurisht që kemi punuar edhe me qendrat e pritjes, qendrën për emigrantë, si dhe strehimoret që kujdesen për viktimat e trafikimit me njerëz” tha Oberhuber.

Според него добро е што веќе има најави да работат на превентивниот апсект, да можат да се произнесат со сет на мерки за целосна борба против трговија со луѓе во наредните три години.

Advertisement

Drejtori i Qendrës Rajonale të Nismës për migrim, azil dhe refugjatë (MARRI) Sashko Kotsev theksoi se përmes kësaj konference dëshirojnë të forcojnë vetëdijen për sfidat dhe rreziqet që lidhen me këtë krim, por edhe të rrisin vetëdijen për dimensionin e madh të ky krim, por edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet organizatave joqeveritare, komunitetit akademik dhe aktorëve të tjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne si MARRI vlerësojmë veçanërisht bashkëpunimin që na jepet në përmbushjen e synimeve tona për t’u bërë një qendër rajonale e njohurive lidhur me migrimet, ndaj duke pasur parasysh këtë projekt për të forcuar kapacitetet njerëzore dhe zhvillimin e modelit të ri për bazën e të dhënave, statistikat e lidhura me kontrabandën e njerëzve. Në faqen tonë do të publikohen një sërë statistikash dhe dokumentesh të reja, të cilat do të përditësohen edhe në faqen tonë”, tha Kocev.

Advertisement

Lajme nga vendi

PËRSËRITJA E ZGJEDHJEVE NË KATËR KOMUNA MË 11 JANAR

Published

on

  • Është gjithnjë e më e qartë se 11 janari do të jetë data e zgjedhjeve të përsëritura
    në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Me propozimin e
    kreut të Kuvendit Afrim Gashi, pajtohet edhe kryeministri Hristijan
    Mickoski.“Mendoj se ishte 11 janari. Po, po na konvenon”, tha Hristijan Mickoski,
    Kryeministër.Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të përsëriten në afat prej 60
    ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve. Në një përgjigje ndaj kërkesave të opozitës
    shqiptare që zgjedhjet të mbahen më herët, kreu i Kuvendit Gashi thotë se këto nuk
    janë çështje të preferencave individuale.Opozita shqiptare kishte kërkuar që
    zgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, atëherë kur mërgimtarët janë me pushime
    në vend.Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të
    përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet
    nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime
    thelbësore:Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, Vlerësimi
    dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Kreu i Kuvendit, Afrim
    Gashi.Zgjedhjet lokale do të përsëriten në katër komunat ku nuk u arrit censusi i
    daljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tearcës së shpejti bëhet me nënstacion të zjarrfikësve

Published

on

Kanë filluar përgatitjet konkrete për hapjen e Njësisë Rajonale të Zjarrfikësve në komunën e Tearcës. Nga Komuna e Tearcës kanë bërë të ditur se tashmë është caktuar lokacioni ku do të vendosen zjarrfikësit e kësaj komune. Sipas kryetarit të Komunës së Tearcës Daut Memishi, lokacioni ndodhet në fshatin Përshefcë, ndërsa do të duhet që Komuna të bëjë disa investime për rikonstrumin e objektit. “E kemi një lokacion në fshatin Përshefcë, ku objekti duhet të riparohet dhe të kthehet në gjendje normale për t`u shfrytëzuar. Kushtet ne të cilët i treguan mysafirët nga Austria për të marrë ne grante dhe për të marrë të gjitha ata të mira të cilët mund t`i ofrojnë siç janë pajisjet e zjarrfikësve dhe kamion të cilët janë apostafat për punën të cilët duhet ta kryejnë në komunën tonë. Pasi që zjarrfkësit si punë e kanë edhe dhënien e ndihmës së parë kur ndodhin aksidente, në rajonin tonë kemi shumë aksidente dhe kjo për ne do të jetë një ndihmë shumë e madhe kur do të funksionalizohet” tha kryetari Memishi. Që të realizohet ky projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj Komune, gjatë ditës së sotme në këtë Komunë qëndruan përfaqësues të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë dhe përfaqësues të nga zjarrfikësit e Tirolit nga Austria.Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti është shprehur se do të ndihmojnë komunën e Tearcës që të jetësohet njësia e zjarrfikësve. “Presim që të hapim një nënstacion të zjarrfikësve këtu në Komunën e Tearcës.Interesimi është i mirë dhe bashkëpunimi me ambasadën e Austrisë dhe kolegët tanë nga Tiroli janë këtu për të na ndihmuar në këtë drejtim. Kemi angazhim maksimal edhe nga komuna e Tearcës që kjo iniciativë të realizohet sa më shpejtë në Komunën e Tearcës” tha Avni Ahmeti, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë. Përfaqësuesit e zjarrfikësve të Tirolit nga Austria thonë se janë në dispozicion të Komunës së Tearcës për të sjellë pajisje që u nevojiten këtyre zjarrfikësve. “Në Komunën e Tearcës takova kryetarin e Komunës dhe shumë vullnetarë të tjerë, njerëz të mirë, poashtu edhe komandatin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. Kur do të ndërtohet garazha në hapësirat që ne e kemi vizituar në Tearcëm do të jetë jetë kënaqësi për neve si donator nga Austria që të sjellim kamion dhe mjete që duhen” tha Petar Logan kordinator nga Tiroli. Ndryshe, sipas kreut të komunës së Tearcës, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve emergjente dhe mbrojtjes së qytetarëve në komunën tonë dhe në mbarë rajonin e Pollogut. Me këtë nismë, synohet që reagimi ndaj zjarreve dhe fatkeqësive natyrore të jetë më i shpejtë, më profesional dhe më i koordinuar, në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, u theksua në takimin në Tearcë. Nga Komuna e Tetovës thonë se po hidhen themelet e një infrastrukture moderne të mbrojtjes civile, që do të garantojë më shumë siguri për çdo qytetar të komunës së Tearcës. /Tv Koha/Urim Hasipi/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Propozim-buxheti për vitin 2026 është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim

Published

on

Ky nuk është vetëm një dokument me numra dhe tabela, ky është një mesazh ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim, si dhe dëshmi e qartë për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike që e kemi vendosur dhe po e vazhdojmë me kapacitet të plotë, tha sot ministrja e Finacave Gordana Dimitrieska-Koçoska e cila para Komisionit të Kuvendit e sqaroi Propozim-buxhetin për vitin 2026.

Komisioni duhet të fillojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin.

“Buxheti për vitin 2026 është dëshmi se mundemi të menaxhojmë mënyrë të mençur, të disiplinuar dhe vizionare, edhe në kohë sfidash. Ky dokument flet për një ekonomi që rritet, për një shtet që investon dhe për një Qeveri që e di çfarë bën”, theksoi ministrja.

Pasi i prezantoi projekcionet, ajo tha se nga Komisioni pret një diskutim të argumentuar, cilësor dhe produktiv.

Pas Dimitrievska-Koçoska, para anëtarëve të Komisionit fjalim mbajti edhe kryetari i Këshillit fiskal, Abdulmenaf Bexheti, i cili e dha vlerësimin për Buxhetin e projektuar.

Advertisement

Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet në 413,9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë ose 650 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind nga PBB.

Seanca plenare, ku do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuat të mbahet më 9 dhjetor.

Continue Reading

Më të lexuarat