Connect with us

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona në Veles, kapen me kartëmonedha të falsifikuara

Published

on

Me datë 22.05.2023, zyrtarët policorë nga SPB Veles kanë ndaluar V.M.(21) dhe D.R.(20), të dy nga Velesi.

“Ato në tregun e Velesit kanë tentuar të blejnë produkte me kartëmonedhë të falsifikuar prej 1.000 denarë, por shitësi e ka vërejtur dhe e ka paraqitur në polici.

Ata janë larguar me vrap nga vendi, por pasi janë marrë masa janë gjetur dhe ndaluar.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në banesat e tyre, ndërsa në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara nga 1.000 denarë, një skaner, një printer dhe një kompjuter, ndërsa në shtëpinë e V.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarë dhe një kartëmonedhë e falsifikuar prej 500 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Arrestohet shoferi i Sadulla Durakut, ndërpritet votimi në një vendvotim në Likovë

Published

on

Arrestohet shoferi i Sadulla Durakut, ndërpritet votimi në një vendvotim në Likovë

Para pak çastesh ështl arrestuar shoferi i Sadulla Durakut, bartësit të BDI-së në Zonën 2 zgjedhore.

Njëkohësisht është ndërpresë votimi në vendvotimin 1112/1 në Likovë. Arsye për këtë, mësohet të jenë zbatimi i votimit në stilin “Treni bullgar” (Bugarski voz), për të cilën dyshohet se orgsbizator është shoferi i Sadulla Durakut.

Policia merr masat e duhura për këtë rast.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

Published

on

Raportohet se tashmë është mbyllur vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës, asnjë votë nuk u realizua për shkak të prishjes se pajisjes biometrike.
Nuk ka funksionu bateria, kryetari e ka thirr KSHZ me rregullu, kane ardhë po prap nuk ka funskionu. Dhe si e tillë kanë marrë vendim se do ta mbyllin, Nga ora 07:00 e deri tash është hapur por nuk ka funksionuar, pra nuk është leju me votu”, thanë nga vendvotimi.Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Votoi Kryetari i PDSH-Menduh Thaçi. Ja mesazhi i tij

Published

on

Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi pasi që votoi, para mediave deklaroi:

“Kam besim se këto zgjedhje do të kalojnë mirë, të qeta të rregullta dhe demokratike. Besoj se do të plotësojmë edhe një kusht që është shumë i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian dhe shoqërinë e përparuar, besoj në një rezultat shumë të mirë të formacionit tonë politik, kështu që mendoj se është mirë që të gjithë të investojmë që sa më shumë të dalin në këto zgjedhje”, deklaroi kryetari Thaçi.

Continue Reading

Më të lexuarat