Connect with us

Lajme nga vendi

Kërcënohet 32 vjeçari nga Tetova, Policia punon në zbardhjen e rastit | VIDEO

Published

on

32 vjeçari nga Tetova me iniciale H.L, mbrëmë rreth orës 21 e 10 minuta ka denoncuar se paraprakisht personi me iniciale L.R poashtu nga Tetova e ka kërcënuar me një send të fortë, ndërsa më i pas i ka dëmtuar veturën Golf me targa të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar në rrugën e Prespës në Tetovë. Punohet në zbardhjen e rastit.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) LSDM:Nuk heqim dorë nga e ardhmja evropiane

Published

on

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thotë se e ka pranuar mesazhin e qytetarëve dhe e dëgjoi mendimin e tyre.Kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska tha se ne i pranojmë gabimet e së kaluarës dhe nuk e përjashtojmë veten nga përgjegjësia për to.“Gjatë ditëve të fushatës do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve dhe të kërkojmë mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë në konceptin e një të ardhmeje evropiane dhe të gjitha forcave demokratike progresive në vend.Ju inkurajoj dhe ju ftoj që në datën 8 maj të dilni masivisht në raundin e dytë parlamentar dhe të zgjedhjeve presidenciale me mbështetjen e numrit 1.Me 8 maj rezultati fillon nga 0 dhe çdo votë për LSDM-në dhe koalicionin për të ardhmen evropiane do të thotë parandalim i një qeverisjeje autoritare dhe një regjimi të ri të fortë.Ne nuk heqim dorë nga e ardhmja e Maqedonisë.LSDM ishte është dhe do të jetë shtylla e sigurisë së shtetit, tha kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Rritet çmimi i sigurimit të veturave! 15,44% për makinat me mbi 44 kilovat fuqi

Published

on

Ky është mendimi i Refik Tahirit, punonjës në një kontroll teknik, pas vendimit të djeshëm të kompanive të sigurimeve për ta shtrenjtuar për 15.44% sigurimin e veturave që janë mbi 44 kilovat fuqi. Tahiri thotë se për këtë janë njoftuar dje dhe kjo u ka shkaktuar problem me klientët pasi që para 2-3 ditëve i kanë informuar me çmimet e vjetra.

“Nuk kishim informacione nga byroja për sigurimet shtetërore që është, vetëm se kemi parë që kemi çmime të ndryshme në sistem.
-A mund të na e sqaroni pak, kjo vetëm për veturat apo edhe për automjetet tjera dhe sa % është rritur?
-Për të gjitha kategoritë e veturave. Këtu e kam bërë një statistikë vetëm ata vetura që janë deri 44 kilovat fuqi nuk kanë ndryshuar çmimet. Mbi 44 kilovat çdo kategori e veturave ka ndryshuar çmimi edhe atë një çmim drastik nga 15% në sigurim”, tha Refik Tahiri, punonjës në kontroll teknik.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

“Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e auto-sigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet çrrënjosur”, tha Bytyqi.

Sipas Agjencisë për supervizion të sigurimit, rritja e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm të automobilave është hap i paarsyeshëm i kompanive të sigurimit. Për këtë arsye ASS i informoi dhe dërgoi propozim deri te Ministria e financave, në suaza të kompetencave ligjore, të iniciojë përgatitjen dhe sjelljen e tarifës së re të premisë për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike, dhe me këtë të kufizojë shumën e shtesës për shpenzime që do të mundësojë uljen e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike.

Advertisement

Ministria e Financave sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, nga Ministria informojnë se është konstatua se të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ekskluzive: Zyrtari i BDI-së Rafiz Haliti ka blerë parcelë 1.2 milionë euro në zemër të Tetovës ? (DOKUMENTE)

Published

on

Burime të Zhurnalit nga Tetova kanë sjellur në redaksinë tonë dëshmi të cilat tregojnë për pasurim të ish deputetit dhe nënkryetarit të BDI-së, Rafis Haliti. Këto dëshmi, burimet tona thonë se tregojnë që Haliti ka blerë një parcel në zemër të Tetovës.

Bëhet fjalë për pasuri që më herët ka qenë pronë e kompanisë Avtoprogres, e cila me denocianilizim i ka kaluar pronarëve të vërtetë.

Në bazë të dokumenteve të dërguara, rezulaton se Haliti parcelën në fjalë e ka blerë në vlerë prej 1.2 milionë eurove.

Blerja fillestare ka ndodhur në fillim të vitit, respektivisht më 4 janar 2024, kurse më pas me akt noterial, Rafis Haliti ia ka bë dhuratë djalit të tij. Burimet e Zhurnal kanë dërguar edhe emrin e noterit në zyrën e të cilit në Tetovë është bë transferi i pasurisë.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat