Connect with us

Lajme nga vendi

Murati: Personat e papunë të aplikojnë për grant në vlerë nga 5 deri 10 mijë euro

Published

on

Agjencia е Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot fillon zbatimin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2023. Mbështetje për vetëpunësim – Sipërmarrje.

Të gjithë personat e interesuar të papunë të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre apo të zyrtarizojnë një biznes tashmë ekzistues kanë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë program me të cilin do të përkrahen financiarisht deri në 307.500,00 denarë.

Nëse dy persona të papunë dëshirojnë të bashkohen dhe të fillojnë biznesin e tyre ose të zyrtarizojnë biznesin ekzistues si SH.PK – Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar prej dy personash, mbështetja financiare arrin në 615.000,00 denarë.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx?mibextid=Zxz2cZ

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Megjithëse në më pak se 24 orë fillon procesi për zgjedhorë për zgjedhjen e presidentit të shtetit, Qeveria nuk e ka definuar me saktësi nëse dita e zgjedhjeve do të jetë ditë e detyrueshme jo pune për sektorin privat dhe si do t’i paguajë punëtorët e angazhuar atë ditë në sektorë të caktuar, ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.

“E mërkura e 24 prillit dhe ajo e 8 majit të vitit 2024 janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për president të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ato ditë nuk do të zëvendësohen me ditë tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pa dhënë detaje të tjera.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale akoma nuk ka sqaruar si do të paguhen punëtorët që duhet të punojnë edhe në ditë e zgjedhjeve.

Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve, thotë për REL-in se në shoqëritë demokratike vota është e shenjtë dhe dita e zgjedhjeve duhet trajtuar si festë demokratike ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të votojë dhe kjo çështje duhej rregulluar me ligj ashtu siç është në vendet e tjera të Evropës.

Advertisement

“Vlerësojmë se para marrjes së vendimit që këto ditë të shpallen ditë jo pune, institucionet por edhe Qeveria, duhej të konsultoheshin me sektorin e biznesit, gjegjësisht Odat Ekonomike rreth kostos që do të paguajë biznesi me ndërprerjen e punës në mes të javës”, thekson për REL-in, Durim Zeqiri, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Ndryshe, tregtarët nuk lejohen të punojnë nesër dhe më 8 maj, njofton Inspektorati Shtetëror i Tregut. Në njoftimin e Inspektoratit të Tregut thuhet se punëdhënësit nuk mund të punojnë në ditën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me përjashtim të atyre ku proceset e punës nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre.

Kandidatët për kreun e shtetit dje kishin ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sot është heshtje zgjedhore, e cila do të zgjasë deri nesër, më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj, atëherë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

Published

on

Një rast i dhunës në shkollë qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Policia e Shkupit ka privuar nga liria një nxënës, pasi i njëjti kishte shkatërruar një pjesë të inventarit të shkollës, ka sulmuar fizikisht shokët e tij dhe dy mësues, ndërkaq njërit prej tyre ia ka thyer edhe celularin.

Më datë 22.04.2024 në ora 12.40 në shkollën fillore në rajonin e Vllaes në Shkup, nëpunësit policorë nga DPB Karposh kanë privuar nga liria një nxënës 9 i strehuar në Institucionin Publik për kujdes të fëmijëve) për shkak se rreth orës 10 në shkollë, pasi paraprakisht kishte shkatërruar një pjesë të inventarit, fizikisht e ka sulmuar një pjesë të shokëve të tij dhe dy mësues, ndërkaq e ka thyer edhe celularin e njërit prej mësuesve”, qëndron në buletin.

Thuhet se ende punohet në zbardhjen e rastit dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paralajmërim për kompanitë për ditën e zgjedhjeve

Published

on

Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre”.

“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ndryshe, Ministria e Arsimit pas vendimit të Qeverisë, njoftoi se ditët e humbura në procesin arsimor do të duhet të zëvendësohen gjatë fundjavës. Kjo shkaktoi reagim nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, prej ku i kërkuan ministrisë që ta tërheq këtë vendim.

Theksojmë që me vendim të Qeverisë ditët e zgjedhjeve 24 prilli dhe 8 maji janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët në vend.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat