Connect with us

Lajme nga vendi

Shpallet fundi i pandemisë Covid-19 në Maqedoni | VIDEO

Published

on

Me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ndërprerjen e gjendjes së krizës nga virusi korona edhe Komisioni për sëmundje infektive ka dorëzuar propozim deri në Shtabin qendror të krizës për t’u shfuqizuar të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtje nga Covid-19.

Të njëjtat kanë paraparë mbajtje të maskave në transport publik, institucione shëndetësore, barnatore dhe shtëpitë e të moshuarve.

Megjithatë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse apelojnë që personat me rrezik të lartë të vazhdojnë të mbajnë maska nëpër spitale, si dhe të vaksinohen. E sa i përket situatës me virusin korona në vendin tonë, javën e kaluar ka pasur 66 të prekur nga ky virus, që është numri më i ulët rekord.

“Kovidi do të vazhdojë të jetë prezent mes nesh. Nuk do të thotë që pse i shfuqizojmë të gjitha masat të cilat lidhen me Covid-19, nuk nënkupton që do të ketë ende Covid-19. Edhe më tej duhet të jemi të vëmendshëm se si do të vijojë situate”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për sëmundje infektive. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

Published

on

Kandidati për president nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë prezantoi pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial, përcjell INA.

Emrat e prezantuar janë:

Halim Hyda – ambasador që do të jetë këshilltar diplomatik,

Jasmin Kallac – këshilltar ligjor

Urim Veseli – këshilltar për siguri dhe mbrojtje

Advertisement

Dr. Arjanit Reka – zëdhënës i kandidatit për president Arben Taravari

Taravari deklaroi se qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike. “Këta njerëz e njohin dhe e përfaqësojnë më së miri realitetin shoqëror këtu në Maqedoni. Që të gjithë e ndajnë të njëjtin mendim për t’i shërbyer qytetarit të Maqedonisë së Veriut pa dallim etnie, fetare apo politike. Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar kam besim të palëkundur se do t’i qojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektim më i saktë i pritshëm dhe shpresa e qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie. Prandaj themi se ndryshimi ja VLEN”, tha Taravari.

Ai shtoi se bëhet pas fitores më 8 maj, me të president, presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetarë, do të jetë edhe përfaqësuese e shoqërisë tonë, multinacionale, multietnike dhe multikulturore.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes”

Published

on

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes” që u mbajt më 27 mars 2024, morën pjesë studentët e kësaj njësie akademike dhe e njëjta u realizua nga dekani Doc. Dr. Bardhyl Limani, prodekania për shkencë Doc. Dr. Zejnedije Ademi Latifi dhe Prof. Dr. Alirami Saliji.

Punëtoria filloi me ligjëratë nga Prof. Dr. Alirami Saliji, ku studentët u njoftuan rreth masave pomoteknike në veçanti rreth formave, kohës dhe ndikimit të krasitjes në proceset fiziologjike të pemëve frutore. Më pas aktiviteti vijoi me demonstrim praktik të krasitjes në një pemishte në fshatin Sedllarcë e Epërme, në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, ku kultivohen mollë të varieteteve Granny Smith, Delishes i Kuq, Delishes i Artë si dhe Jonathan.

Studentët realizuan krasitjen dimërore të mollës, me qëllim që nëpërmjet kësaj mase pomoteknike të arrihet një baraspeshë mes rritjes vegjetative dhe frutifikimit si dhe të pengohet frutdhënia alternative e pemës. Punëtoria i inkurajoi studentët që përmes një kombinimi mes dijes dhe praktikës mund të arrihet suksesi i pritshëm.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI i reagon Mickoskit: Për fituesit në palën shqiptare vendosin vetëm votuesit shqiptarë dhe jo Kremlini

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi pasi kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski tha se Fronti Eurpoian nuk do të jetë i sukseshsëm pasi siç tha, duke pasur parasysh personat që po hyjnë në atë koalicion.

Në reagimin e BDI-së thuhet se Mickoski e ka ndjerë se partnerët e tij shqiptarë do të pësojnë humbje të thellë nga Fronti Europian prandaj edhe ka frikë dhe thotë se ky koalicion nuk do të jetë i suksesshëm.

” Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”. Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini. “Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit. E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Continue Reading

Më të lexuarat