Lajme nga vendi
Sektori shëndetësisë në krizë, çfarë duhet të ndërmarr qeveria që mjekët mos të ikin jashtë?

Ikja nga Maqedonia e Veriut nuk po njeh moshë e profesion, të rijnë e të moshuar, me ose pa profesione po zgjedhin rrugën e njëjtë atë drejtë Gjermanisë. Së fundmi që është shqetësuese janë shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Në pesë vitet e fundit, 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por, kush do të kujdesit për shëndetin e qytetarëve që kanë mbetur në këtë vend. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet nuk do të kemi fare mjekë amë, ka paralajmëruar kryetar i mjekëve të përgjithshëm Dragan Gjorgjievski. Pasojat e kësaj ikjeje kuptohen nëse kthehemi vetëm dy vite në kujtesë kur e gjithë bota u përballë me krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, në Maqedoninë e Veriut përpos që mungon kapacitetet spitalore ku të hospitalizohen pacientët, mungonte edhe një numër shumë i madh i stafit mjekësor. E kjo nuk ishte mungesë e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale e në heshtje. Dhe, kemi arritur deri në situatën që hapen dhe mbyllen konkurset në spitale pa aplikuar askush, kjo është situatë tragjike dhe shumë shqetësuese. Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze në parandalimin e ikjes së mjekëve sepse pasojat do të jenë të pa riparueshme, dhe sektori i shëndetësisë do të futet në krizë të thellë, shkruan Zhurnal.
Mungesa e punëtorëve, situatë e rëndë në sektorin e shëndetësisë –
Shumë sektorë përballen me mungesë punëtorësh. Situata më e rëndë është me largimin jashtë vendit të punonjësve shëndetësorë. Sindikata e Qendrave Klinike thonë se asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë konkurse të hapura dhe të mbyllen pa aplikuar askush.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Spitalet e Klinikat e vendit me mungesë të theksuar të punonjësve shëndetësorë. Për çdo ditë, numër i konsiderueshëm i stafit mjekësor largohet nga vendi për të punuar jashtë Maqedonisë së Veriut. Sefedin Aliu nga Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup tha se gjendja është aq alarmante saqë konkurset hapen dhe mbyllen pa mos u paraqitur askush.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur në historikun e Maqedonisë që të hapet konkurs, të gjithë ata që kanë qenë të interesuar çdo herë ka pasur më tepër dhe kemi pasur mundësi në seleksionim. Sot as nuk paraqiten, dështojnë konkurset. Flet kjo për një dështim total? Kjo ndodh në të gjitha degët, në mjekësi, farmaci, infermieri sidomos. Edhe tani kur flasim kemi një numër të madh që ikin nga këtu pa dhënë kurrfarë arsyetimi se pse… një infermiere, një farmaciste, një laborante rrogën sot e ka 20.000 denarë . Ky është problemi kryesor, pastaj ndërlidhen të gjitha. Kushtet rëndohen, kushte të këqija për punë”, tha Sefedin Aliu, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup, për Alsat.
Së fundmi janë shqetësuese shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Në pesë vitet e fundit, 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por kush do të kujdesit për shëndetin e qytetarëve që kanë mbetur në këtë vend. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet nuk do të kemi fare mjekë amë, ka paralajmëruar kryetar i mjekëve të përgjithshëm Dragan Gjorgjievski.
Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e mjekëve?
Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.
Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.
Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.
Pasojat e ikjes së mjekëve?
Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.
Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Përfundon pa marrëveshje, takimi Ahmeti-Sela–Taravari, kërkesat për komuna ndezin pakënaqësi brenda BDI-së

Takimi i djeshëm mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe Arben Taravarit ka përfunduar pa asnjë dakordësi konkrete. Burime të sigurta konfirmojnë se Taravari dhe Sela nuk kanë ndërmend të ulin numrin e komunave që po kërkojnë madje insistojnë në ndarjen e pushtetit vendor si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ahmeti ka kërkuar “arsyetim dhe maturi”, por kërkesat e tepruara të dyshes Sela–Taravari po tensionojnë rëndë klimën brenda BDI-së. Disa funksionarë lokalë të BDI-së tashmë janë shprehur të revoltuar me idenë që komuna të fituara me mund t’u dorëzohen atyre që deri dje i quanin “tradhëtarë”.
Takimi i radhës është caktuar për të shtunën, por atmosfera është e nxehtë. Duket qartë: apetitet e Selës dhe Taravarit janë shumë më të mëdha sesa që BDI mund t’i përballojë pa e shpërthyer nga brenda.ina-online
Lajme nga vendi
Murtezani pret ministren daneze: Vizita sinjal i qartë për përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka pritur sot në Shkup homologen e tij nga Danimarka, ministren Mari Bjere, në një takim që u vlerësua si i rëndësishëm për perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.
“Sot prita kolegen time nga Danimarka, Ministren për Çështje Evropiane Mari Bjere. Hapur diskutuam – për BE-në, për zgjerimin, për të ardhmen e Evropës,” shkroi Murtezani në një status në rrjetet sociale.
Ai vuri në pah rëndësinë e kësaj vizite, në një kohë kur Danimarka po përgatitet të marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Vizita e saj mbart peshë të veçantë – si sinjal për përkushtim ndaj vlerave evropiane dhe orientimit strategjik drejt Ballkanit Perëndimor,” theksoi ministri.
Murtezani shtoi se Samiti për Planin e Rritjes që do të mbahet në Shkup nuk është thjesht një ngjarje diplomatike, por “mirënjohje e rrugës sonë evropiane”.
“Ishte kënaqësi të flisnim për reformat, për gatishmërinë tonë dhe për atë se Samiti për Planin e Rritjes në Shkup është më shumë sesa ngjarje,” shkroi ai.
Në fund, ministri e përshkroi marrëdhënien me Danimarkën si një partneritet të ndërtuar mbi “besim, vizion dhe vlera”.
Lajme nga vendi
Qeveria i monitoron çmimet e produkteve ushqimore, analiza e plotë e ISHT do të jetë gati javën e ardhshme

Analiza e plotë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) për rritjen e çmimeve të ushqimeve do të jetë gati javën e ardhshme, paralajmëroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili në Shtip po përgjigjej në pyetjen e gazetarëve, nëse tashmë po punojnë në masa për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore në supermarkete.
Risteski theksoi se kjo Qeveri, ndryshe nga disa qeveri të mëparshme, gjithmonë bën analiza të mira para se të marrë ndonjë vendim dhe masë, dhe siç tha ai, kështu do të jetë edhe këtë herë.
“Ne i monitorojmë çmimet maksimalisht përmes Inspektoratit Shtetëror të Tregut, bëjmë analiza dhe nëse konkludojmë se ka nevojë të marrim një vendim ose masë, do ta bëjmë këtë në interes të qytetarëve për të mbrojtur standardin e tyre të jetesës. Shqetësimi ynë kryesor si qeveri janë qytetarët dhe standardi i tyre i jetesës”, tha Risteski.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës shtoi se bazuar në analizën aktuale të përgatitur nga ISHT, ka pasur një rritje të lehtë të çmimeve, kryesisht për kafenë dhe vajin, të cilat janë produkte të bursës.
“Në veçanti, çmimet e disa produkteve janë rikthyer në nivelin që ishin para vendimit, i cili ishte para një muaji e më tepër, ka pasur një rritje të lehtë të çmimeve të caktuara, ndërsa disa kanë mbetur në të njëjtin nivel. Por kemi një rritje më të madhe të çmimeve të kafesë dhe vajit, të cilat janë produkte të bursës dhe varen nga bursat botërore. Megjithatë, për vendimin përfundimar opinioni publik do të informohet nëse ekziston dhe kjo do të tregohet nga analiza e plotë, e cila do të jetë gati javën tjetër”, tha Risteski.
I pyetur në lidhje me tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme, të cilat me siguri do të reflektohen në tregun e energjisë dhe nëse Qeveria ka një plan se si të përballet me një tronditje të re energjetike, Risteski tregoi se Qeveria po e monitoron situatën në nivel global.
“E monitorojmë jo vetëm situatën e ekonomisë vendase, por edhe ngjarjet botërore, dhe si të zhvillohet situata ashtu do të reagojmë si Qeveri. Duhet të jemi të përgatitur paraprakisht dhe të kemi informacione dhe takime me ministri të shumta dhe Qeverinë. Situata po monitorohet dhe nëse çështja përshkallëzohet, gjë që do të shkaktonte një tronditje të caktuar në ekonominë botërore, është normale që Qeveria të reagojë me masa të përshtatshme”, tha Risteski.
Ai shtoi se Qeveria nuk do të presë që kriza ekonomike globale të na kapë në këtë çështje dhe për këtë arsye, siç tha ai, “duhet të jemi të përgatitur dhe kjo është ajo që po bëjmë”.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve