Lajme nga vendi
Mariçiqi në Bruksel, fillon skriningu bilateral për Kapitullin 25
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në Bruksel e udhëheq delegacionin e vendit me rastin e fillimit të takimit të skriningut bilateral për kapitullin 25, “Shkencë dhe hulumtim” nga klasteri i tretë “Konkurrentshmëri dhe rritje gjithëpërfshirëse”.
Siç ka bërë të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në do ta shfrytëzojë vizitën njëditore të punës në Bruksel për të zhvilluar takim koordinues me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë të fqinjësisë dhe negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Mikela Matuela, ndërsa do të takohet edhe me Sajmon Mordju, këshilltar për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
“Procesi i skriningut zhvillohet pa ndërprerje. Jemi thuajse në gjysmë të rrugës të zbatimit të saj, ndërsa sipas kalendarit të përcaktuar duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit. Skriningu shpjegues dhe bilateral janë kompletuar plotësisht për dy klasteret kryesore: Klasteri 1, “Vlerat themelore” dhe Klasteri 2, “Tregu i brendshëm”. Në rrjedhë është skriningu bilateral për klasterin e tretë, “Konkurrentshmëri dhe rritje gjithëpërfshirëse”, për të cilin tashmë ka përfunduar skriningu shpjegues. Paralelisht e kemi mbyllur edhe skriningun shpjegues për klasterin e katërt, “Agjenda e gjelbër dhe politika e transportit”, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE).
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.
“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.
“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

