Lajme nga rajoni
{ Video}Duke u ‘tallur’ te varri i stërgjyshes, reagon sërish Megi Pojani: Më duhet të shpjegoj diçka për mënyrën se si e kam bërë!
Megi Pojani ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur rreth videos që ju publikua gjatë ditës së djeshme, ku ajo shfaqej në varreza.
Në videon në fjalë, moderatorja shfaqej teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Këto pamje janë komentuar shumë nga publiku por edhe nga personazhe të njohur të ekranit, të cilët e kanë kritikuar e madje edhe ofenduar.
Teksa ishte në studion e “Wake Up”, Megi tha se nuk e di se kush e ka ripublikuar këtë video. Ajo shtoi se kur është zgjuar në mëngjes ka parë gjithë çmendurinë që kishte ndodhur.
“Nuk kam guxuar që të hap videon, e kështu më ka ndodhur edhe herë të tjera. Më merrnin në telefon, madje edhe motrat e mia. Është video e para 3 viteve. Kam kërkuar ndjesë për këtë video. Ka një tranzicion që kam ndjekur si personazh, si njeri.
Në rrjetet sociale kam nisur që të postoja shumë kohë më parë dhe nuk e dija çfarë postoja. Por tani kam kuptuar se kur bën diçka pa asnjë qëllim dhe postohet tani, merr një konotacion tjetër. Ky është një mësim që duhej të merrja”, tha Megi, e cila kërkoi sërish ndjesë.
“Unë kam kërkuar një falje publike, është hera e parë që e bëj një gjë të tillë. Ju kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar dhimbjen e madhe të një njeriu që nuk e kanë më që e kanë dashur fort. Ju kërkoj falje njerëzve që janë të ndjeshëm nga ai vend”, tha moderatoja.
Pojani gjithashtu shpjegoi diçka në lidhje me videon e realizuar 3 vite më parë.
“Por duhet të shpjegoj diçka, për mënyrën se si e kam parë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë, para se të behëj, unë jam mësuar nga familja ime të jem shumë familjare.
Unë dhe motrat e shoqërojmë mamin, nuk është një proces që mami shkon aty dhe ne e presim. Ne shkojmë atje, përveshim mëngët, mbushim ujë. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, të marrësh sende pastrimi. Këtë gjë e bëj 2-3 herë në vit. Si mundem unë të tregoj mungesë respekti. Isha mbi varrin e stërgjyshes sime. Një proces shumë intim. Mami im është shumë e ndjeshme. Mami është gjithmonë duke qarë edhe pse ai person mund të ketë vdekur shumë vite më parë. Unë nuk e shoh mamin tim duke qarë, dhe bashkë me motrat e mia mundohemi të bëjmë diçka”, tha Megi.
E pyetur se çfarë thanë prindërit në lidhje me këtë, Pojani u përgjigj:
“E kuptojnë, mami im e kupton se ne jemi terapia më e mirë e saj. Babi im është njësoj si ne, për familjen jemi aty dhe përpiqemi që të ngremë njëri-tjetrin”.
Megi në fund u shpreh se ka marrë shumë mesazhe negative, por nuk kanë munguar as mesazhet që njerëzit i thonë se e kuptojnë.noa.al
Lajme nga rajoni
Furgonët e Policisë nisen nga Prizreni burgjet kanë vend të mjaftueshëm për ‘dallavergjitë’ e votave, 800 shtretër të lirë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në institucionet korrektuese janë në mbajtje gjithsej 1 mijë e 758 të burgosur, ndërsa kapacitetet ekzistuese lejojnë akomodimin e rasteve të reja.
Sipas këtij institucioni, në dispozicion janë rreth 800 shtretër të lirë, duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë kapacitetesh, transmeton Klankosova.tv.
“Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se ky sqarim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.
“Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thotë SHKK. /Klankosova.tv
Lajme nga rajoni
Kaos në Novi Sad – policia hyn me forcë në Fakultetin e Filozofisë, përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda
Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi.
Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.
Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët nga ndërtesa e Fakultetit të Filozofisë dhe se një studenti iu thye hunda.
Policia thuhet se më parë i kishte paralajmëruar studentët të largoheshin nga ndërtesa.
“Mendoj se të gjithë studentët dhe profesorët u nxorën jashtë nga Fakulteti i Filozofisë, vetëm administrata dhe policia mbetën”, citohet të ketë thënë një student.
Siç kujtojnë mediat, më 17 janar, studentët mbajtën një protestë të titulluar “Çfarë do të thotë fitorja?” në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, qëllimi i së cilës ishte përgatitja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fushatën zgjedhore.
Studentët njoftuan se kjo protestë do të shënonte fillimin e një faze të re në zhvillimin e të gjithë lëvizjes studentore.
Lajme nga rajoni
Edi Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes, Shqipëria anëtare themeluese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit amerikan Donald J. Trump përgjigjen për ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën. Rama shprehet i gatshëm të kontribuojë në këtë nismë ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit global. Ftesa përfshin edhe Shqipërinë si anëtare themeluese, dhe së shpejti do t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Rama vlerëson partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1439541327541524?ref=embed_post

