Connect with us

Lajme nga vendi

Partnerët e qeverisë diskutojnë shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve

Published

on

Tre partnerët më të mëdhenj në Qeveri, LSDM-ja, BDI-ja dhe ASH-ja, po bisedojnë për të shkarkuar, drejtorin e Drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, iniciativë e cila, siç mëson Alsat është ngritur nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burimeve të Alsat, shkarkimi i Stankoviqit kërkohet për shkak të mungesës së rezultateve në punë, por edhe me kërkesë të faktorit ndërkombëtar, pas zhvillimeve që ndodhën në burgjet e vendit si arratisjet, hapja e tunelit, djegia e automjeteve të dy zyrtarëve në Burgun e Idrizovës dhe të tjera. Arsye tjetër e kërkesës për shkarkim është edhe shqetësimi që ngritën policët e burgut të Idrizovës për shkak të kërcënimeve dhe dhjetëra prej tyre kërkojnë dorëheqje ose kanë marrë pushime mjekësore. Burime të Alsat njoftuan se drejtori i Sanksioneve, Jovica Stankoviq, dje ka qëndruar edhe në Burgun e Strugës ku është takuar me ish-shefin e DSK-së Sasho Mijallkov. Stankoviq ka konfirmuar për Alsat takimin me Mijallkovin, por se i njëjti sipas tij është realizuar në suaza të vizitave që i ka bërë gjatë ditës së djeshme në disa burgje të vendit ku ka takuar me më shumë të burgosur./Mefail Ismaili

Advertisement

Lajme nga vendi

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku kërkon drejtësi për zjarrin që shkrumboi spitalin modular të Tetovës

Published

on

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku, kandidatët për deputet nga kjo parti si dhe familjarët e të djegurve në spitalin modular në Tetovë sot mbajtën press konferencë pas mbarimit të seancës gjyqësore për modularin në Tetovë. Në vazhdim ju sjellim deklaratën e plotë të kryetares së LQE-së Gjyla Çeliku,   TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës.Ai vizitën e filloi në fshatin Nerasht ku siç tha prej këtij fshati filloi ndryshimi për koalicionin VLEN.Ai premtoi se do të punojë për përmirësimin e kushteve që të kthehen njerëzit që e kanë braktisur këtë fshat.Kasami më pas ka vizituar edhe fshatin Odër. VLEN kampanjën e zhvilloi në komunën e Tearcës

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Published

on

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit bartës i listës së VLEN në zonën 6 Bilall Kasami, sot bashkë me kandidatët për deputetë nga VLEN kanë vizituar fshatrat e komunës së Tearcës, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke ndarë me to pikat programore të Planit 2030 VLEN.

Kasami vizitoi Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën.

Përndryshe, VLEN në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit ka dalë fituese në komunën e Tearcës.

Continue Reading

Më të lexuarat