Connect with us

Lajme nga vendi

Hetime për faturat e rrejshme të fruta-perimeve, Bytyqi: Përgjegjësi për manipuluesit

Published

on

Të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e faturave false do të ndiqen penalisht, siguron Fatmir Bytyqi. Sipas informacioneve jozyrtare, që nga viti 2007, importuesit e fruta-perimeve kanë paraqitur fatura false për importin e fruta- perimeve në Drejtorinë e Doganave për të paguar tatim më të ulët. Edhe pse hetimet e institucioneve kompetente kanë nisur prej disa ditësh, ende nuk ka informacione se sa dhe kush janë të përfshirë në këto keqpërdorime.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, pa specifikuar saktësisht se pse ka pritur kaq gjatë dhe ka lejuar që kjo të ndodhë, tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, për shkak se sipas tij, krimi financiar nuk vjetërsohet.

“Kjo është mënyrë e organizuar si koordinohet Drejtoria e Doganave, Drejtoria e të ardhurave publike dhe Inspektorati shtetëror i tregut që përfundimisht të ballafaqohet me një fenomen që doli pasi u vendos ngrirja e çmimeve të fruta-perimeve. Por, gjithsesi nëse vërtetohet se ky fenomen ka qenë i pranishëm jo vetëm në tregun me shumicë ‘Kvantashki’ por gjithkund në shtet. Për një periudhë më të gjatë kohore, institucionet mund të kthehen mbrapa me kontrolle aq sa është e nevojshme. Krimi financiar nuk vjetërsohet dhe do të ndiqen të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës me këtë çështje”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ndërkaq, tri ditë pas aksionit në tregjet me shumicë të fruta-perimeve në disa qytete të vendit, të gjitha institucionet e përfshira vazhdojnë të heshtin. Në tregun me shumicë “Kvantashki” inspektorë të shoqëruar me polici ishin të pranishëm edhe këtë të hënë. Por, akoma nuk bëjnë të ditur se cilat janë gjetjet e aksionit.

Nga Inspektorati i Tregut, thonë se janë duke i shqyrtuar dosjet e konfiskuara me Policia Financiare, DAP, dhe me Drejtoria e Doganave, por deri më tani dihet se gjobë vënia do të jetë për më shumë se dy vepra.

“Në tre ditë, kontrolluam më shumë se 30 importues dhe tregtar me shumicë dhe pakicë. U konstatua se në magazinat e tyre kishte stoqe të produkteve të perimeve. Në disa prej tyre janë gjetur 300 ton fasule, të cilat duhet të ishin nxjerrë në shitje. Të gjithë këta do të përballen me gjoba nga 800 deri 10 mijë euro”, njoftojnë

Advertisement

Të premten nga Ministria e Ekonomisë u tha që ngrirja e çmimeve të disa fruta-perimeve nxorën në pah mashtrimin me fatura të rreme të tregtarëve që importuan nga vendet e rajonit, përkatësisht më të ulëta për ti shmangur detyrimet doganore, që përveç veprës penale të korrupsionit përbën dhe evazion fiskal.

Sipas faturave fiktive, marzhat e përfitimit ishin 200% më të larta dhe kjo nënkupton që edhe dëmi në buxhetin e shtetit është shumë i lartë. /Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Mungesa e gjykatësve detyron qytetarët që të presin me vite që lënda e tyre të vijë në radhë

Published

on

Gjykatat në të gjithë vendin po përballen me mungesë serioze të gjykatësve. Qytetarët me muaj madje me vite kërkojnë epilog për lëndë të caktuar nëpër labirintet e gjykatave. Për shembull, në Gjykatën Themelore të Strugës, delegohen gjykatës nga Shkupi ose për raste të caktuara gjykimet dërgohen në qytetin e Ohrit.

“Këta gjykatës që janë këtu, nuk dinë çfarë të bëjnë me numrin e madh të lëndëve dhe si t’i zgjidhin ato, janë shkelur afatet ligjore të parashikuara në ligj, duke qenë se nuk mund të veprojnë sipas afateve, për shkak të numrit të madh. Seancat caktohen për dy-tre muaj, pastaj fillon procedura prej në fillim. E tërë kjo komplikohet për shkak të mungesës së gjykatësve”, tha Vllado Çingoski- avokat.

Zgjidhja, thotë profesori Davitkovski, është në ndryshimet e ligjit, me të cilat u mundësua përzgjedhja e gjykatësve nga radhët e bashkëpunëtorëve profesionalë në gjykata, të cilët kanë përvojë pune dhe praktikë 10-15 vjet.

“Gjenerata e mëparshme që ka mbaruar Akademinë e gjykatësve, të gjithë duan të qëndrojnë në Shkup. Në Kriva Pallankë, në Kratovë dhe në disa qyteza nuk kishte gjykatës. Dhe çfarë bënë ata që janë fëmijë të dikujt, me lidhje politike dhe me kërkesë në Gjykatën Supreme, të gjithë qëndruan në Shkup. Tani ato gjykata janë bosh, dhe nga ana tjetër kemi mbipopullim në Shkup. Ne po e bllokojmë veten dhe kjo është rezultat i ndikimit të politikës”, tha Borçe Davitkovski- profesor.

Një nga propozimet është racionalizimi i gjykatave.

Advertisement

“Ndoshta duhet të ndryshohen edhe kompetencat e gjykatave. Për këtë arsye, një gjykatës zhvendoset nga një gjykatë në tjetrën. Atëherë do të racionalizohen edhe gjykatësit”, theksoi Arsen Janevski- profesor.Gazetar: Miki Trajkovski

Continue Reading

Lajme nga vendi

Së shpejti mund të ulet çmimi i energjisë elektrike për amvisëri

Published

on

Zvogëlimi i importit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të termocentraleve fotovoltaike së shpejti mund të ulë çmimet e saj për amvisëri, paralajmëron kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski.

Ai në një intervistë për “”Radio Europa e Lirë” thotë se aktualisht po punohet për plotësimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëri edhe për një orë tjetër. Bislimoski tha se tani duhet bërë një analizë reale për të treguar nëse ekziston mundësia që tarifa falas e energjisë elektrike të zgjatet edhe për një orë, pra deri në orën 16.00.

“Po zgjerojmë tarifën falas për të përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në këto periudha. Po ashtu, me atë sinjal që i dërgojmë ESM dhe EVN Home, për të blerë energji elektrike në ato periudha, veçanërisht EVN Home, do të ofrojmë një çmim më të ulët të energjisë elektrike, që është shumë e mundur që të na mundësojë uljen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë”, tha Bislimovski.

Aktualisht tarifa më e lirë e energjisë elektrike është nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ekspertët: Digjitalizimi është i domosdoshëm jo vetëm për antarësim në BE, por edhe për zhvilimin e ekonomisë

Published

on

Paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për themelimin e Ministrisë për Digjitalizim, konkretisht ndarjen nga Administrata, ekspertët e shohin si nevojë që, shteti duhet të ketë qasje serioze ndaj digjitalizimit real të shërbimeve elektronike, të cilat qytetarët duhet t’i marrin në jetën e përditshme.

Sipas, Marko Troshanovskit nga Instituti për Demokraci, për t’u realizuar kjo duhet të unifikohen bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore që qytetarët të mos enden prej sporteli në sportel për një dokument të thjeshtë.

“Nëse ju e plotësoni aplikimin në mënyrë elektronike, duhet t’ju mundësohet që edhe në mënyrë elektronike ta dorëzoni. Domethënë, prej në fillim deri në fund të mos keni kontakt me zyrtarin administrativ. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Kështu, bazat e të gjitha institucioneve të jenë të unifikuara dhe këtu paralajmërimi për themelimin e Agjencisë për Digjitalizim, ndarja e administratës nga shoqëria informatike, ka kuptim dhe është shumë i rëndësishëm”, tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci (IDSCS).

Profesori universitar Gjorgji Maxharov, për Alsat shprehet se digjitalizimi është i domosdoshëm, jo vetëm për anëtarësimin e vendit në BE, por edhe për zhvillimin e ekonomisë, por edhe për përfitimet të cilat qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do t’i përjetojnë. Megjithatë, për t’u realizuar kjo, duhet që në Kuvend të votohet ligjet e nevojshme.

“Pjesa më e vështirë është që e tërë kjo të finalizohet në kuadër të Kuvendit, në kuadër të miratimit të akteve ligjore, të cilat do të japin rëndësi të njëjtë të dokumenteve digjitale në lidhje me dokumentet në letër. Kështu që, duhet të punojmë në atë bashkë dhe duhet të kihet kujdes ndaj gjendjes së përgjithshme se ku gjendet shoqëria, cilat procese duhet dhe duam t’i digjitalizojmë dhe në lidhje me prioritetet që i kemi vendosur të fillojmë ta bëjmë atë. Siç thash, ai proces ka filluar, megjithatë nuk është i përfunduar dhe duhet që edhe shumë të punohet që në fund qytetarët ta shohin përfitimin direkt të shërbimeve të tilla digjitale”, u shpreh Gjorgji Maxharov, profesor universitar.

Advertisement

Rikujtojmë që Komisioni Evropian dy vite radhazi i rekomandoi Maqedonisë së Veriut ta harmonizojë legjislacionin me atë të BE-së në lidhje me procesin e digjitalizimit. Përbërja e kaluar kuvendore, nuk arriti që ta votojë ligjin për themelimin e Agjencisë Digjitale, si institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, trajnimit të qytetarëve, por edhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin të shpeshtuara. Sipas ekspertëve, Maqedonia e Veriut është mbi një dekadë mbrapa BE-së në procesin e digjitalizimit./Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat