Lajme nga vendi
Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga njësiti kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë pranë SPB-Kumanovë ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.T. nga Kumanova. Gjatë bastisjes që është kryer ndaj tij është gjetur marijuhanë, ndërkohë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar edhe 10 paketime të tjera me marijuahën dhe një peshore digjitale.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami; Është koha që Tetova jonë të shkëlqejë kjo pamje nuk na ngjan neve, dhe lusim që të mos përsëritet
As hapja e pikës së grumbullimit për mbeturinat inerte nga ana e kompanisë “Saubermacher” dhe Komunës së Tetovës nuk ka dhënë efekt për të pasur një qytet më të pastër. Në vend se mbeturinat të dërgohen në këtë deponi, së fundmi është krijuar një deponi ilegale në hyrje të Tetovës nga pjesa e Shkupit. Në këtë vend, janë hasur mbeturina të llojllojshme inerte të cilët janë hedhur kohëve të fundit. Kështu që, një deponi ilegale mbyllet, një deponi tjetër ilegale krijohet.
Kjo ka bërë që të del në terren kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai ka njoftuar se Komuna e Tetovës është angazhuar që ta pastrojë këtë deponi ilegale, e cila është krijuar së shpejti edhe pse ishte pastruar. “Kjo është një pamje që nuk na ngjan neve, nuk i ngjan Tetovës, nuk u ngjan qytetarëve të Tetovës dhe lusim që të mos përsëritet. Komuna do të ndërmerr masa ndaj të gjithë atyre që hedhin mbeturina në këtë pikë dhe në pikat tjera që nuk janë të caktuara nga Komuna e Tetovës do të vazhdohet që të ndërmerren masa, më saktësisht do të dënohen. Në bazë të informacioneve që i kam marrë nga inspektorati komunal, deri më tash janë shqiptuar me dhjetëra dënime për qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët hedhin mbeturina aty ku nuk e kanë vendin”, deklaroi Kasami.
Ai më tej është shprehur se në këtë vend së shpejti do të vendosen kamera të sigurisë për të identifikuar ata që hedhin mbeturina dhe krijojnë deponi ilegale.
“Për më shumë, para një kohe ne e kemi promovuar një pikë të grumbullimit për mbeturinat inerte, të cilët fatkeqësisht po i shohim se janë hedhur këtu edhe pse lokacioni për grumbullimin e mbeturinave inerte nuk është shumë larg prej këtu, prandaj lusim qytetarët që mos i hedhin mbeturinat në vende tjera, sepse në pikën e grumbullimit hedhja është pa pagesë për gjithë qytetarët e komunës së Tetovës. Apeloj që qytetarët të bashkëpunojnë, ndërsa komuna me inspektoratin do të ketë kontrolle të shtuara, do të ketë mbikëqyrje me kamera dhe të gjithë ata që do të kapen duke hedhur mbeturina në këtë pikë, që është një vend mjaft atraktiv, që është pamja e hyrjes në qytetin tonë do të merren masa më rigoroze”, tha Kasami.
Sipas informacioneve, deri më tani rreth 30 qytetarë janë dënuar të cilët janë kapur duke hedhur mbeturina inerte në deponi ilegale, kurse gjoba është 50 euro, ndërsa për subjektet juridike dënimet janë më të mëdha. Nga komuna e Tetovës kanë paralajmëruar që në të ardhmen në këtë vend të krijohen hapësira të gjelbërta. /TV KOHA/
Lajme nga vendi
MICKOSKI: NUK KEMI INTERES PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Edhe përkundër asaj që i bëri thirrje opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski theksoi se kjo qeveri ka prioritet realizimin e mandatin të plotë të cilin e ka marrur prej qytetarëve. Ai e sheh si të paarsyeshme dhe në dëm të interesave të qytetarëve organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare.
“Kjo qeveri ka mandat katër vjeçarë nga qytetarët, ka legjitimitet, duhet të përvjelim krahët dhe të punojmë për të gjithë qytetarët, nëse hyjmë në një rreth të tillë atëherë nuk do të kemi sukses që ti arrijmë qëllimet tona. Qëllimi ynë është të bëjmë diçka të mirë për qytetarët dhe atë e bëjmë çdo ditë”, theksoi kryeministri Mickoski.
Megjithatë ai u shpreh se VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje kurdo, por kjo nuk do të ishte në dobi të ekonomisë së vendit.
“Ne jemi të gatshëm të shjkojmë në zgjedhje që nesër, por nuk qëndron aty problemi. Tani a duhet të shpenzojmë edhe 10 milion euro para të qytetarëve, të ndalojë sistemi, të mos miratojmë reforma, që edhe njëherë LSDM të përballet me një humbje edhe më të thellë se sa e kishin para katër viteve”, theksoi Mickoski, duke thënë se do të sjellin vendime të cilat janë në dobi të qytetarëve, e jo të partive.
Lajme nga vendi
Publikohet thirrja publike nga programi IPARD në vlerë 14 milionë euro
Angazhimet për fermerët vazhdojnë me përdorimin e fondeve nga fondet e BE-së, me ç’rast Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli Thirrjen Publike nr. 02/2024 për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për masën 7 të Programit IPARD 2021-2027
Mbështetja financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” është 14,000,000.00 euro ose 862,890,000.00 denarë.
Mbështetja financiare për këtë Thirrje Publike përbëhet nga 75% fonde të siguruara nga Instrumenti i Ndihmës Paraqasëse për Zhvillim Rural të Bashkimit Evropian (IPARD) sipas Programit IPARD 2021-2027 dhe 25% fonde të siguruara nga Buxheti i Maqedonisë.
Mjetet financiare për kërkesat individuale do të ndahen si mbështetje financiare e pakthyeshme (grant) në vlerë prej:
3.1. 60% e vlerës së shpenzimeve totale të pranueshme për investimet për masën Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
Përqindja rritet deri në 70% për investimet e propozuara nga bujqit e rinj dhe/ose prodhuesit organikë të certifikuar dhe për investimet kolektive.
Përqindja e bashkëfinancimit mund të rritet edhe me 10% shtesë për investimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme dhe investimet të llojit për ekonomi cirkulare.
Niveli më i lartë kumulativ/kombinues i mbështetjes nuk duhet të kalojë 75%.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 20 dhjetor 2024.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve