Connect with us

Lajme nga vendi

Formohet Oda e re e kontabilistëve, financierëve dhe tatimpaguesve

Published

on

Përmirësimi i mjedisit afarist për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit-financiar dhe këshilltar tatimor, përmes promovimit, ngritjes së standardeve profesionale dhe adresimit adekuat të sfidave, është fokusi i aktiviteteve të Odës së re të kontabilistëve, financierëve dhe tatimpaguesve, e cila është e regjistruar dhe është pjesë e Lidhjes së Odave ekonomike.

Për kryetar të Odës së re është zgjedhur Romeo Kostadinov, këshilltar tatimor me përvojë 30 vjeçare në sferën ekonomike, financiare dhe të kontabilitetit.

Oda, siç qëndron në kumtesën e LOE-së, me të gjitha kapacitetet e saj profesionale do të punojë që të afirmohet si partner i barabartë i organeve shtetërore, qendrave arsimore dhe institucioneve të tjera nga sistemi ekonomik për të arritur avancimin e profesionit dhe të arrihet një progres më i gjerë shoqëror. Ajo do të përfshihet gjithashtu në inicimin e pjesëmarrjes së barabartë në përgatitjen e ligjeve dhe rregulloreve të tjera nga fusha e kontabilitetit, financiare dhe tatimore, si dhe në përcaktimin e pikëpamjeve dhe pozicioneve profesionale për kryerjen sa më të përshtatshme të veprimtarive.

Me formimin dhe funksionimin e Odës së re, aktivitetet e Lidhjes fitojnë vlerë të shtuar sepse sektorët që mbulohen kanë implikime më të gjera në funksionimin e të gjitha subjekteve afariste dhe në përgjithësi në sistemin ekonomik dhe tatimor në vend. Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë është organizata më e madhe kombëtare afariste me 35 oda ekonomike sektoriale, bilaterale dhe rajonale dhe mbi 30 grupe, shoqata dhe asociacione.

Advertisement

Lajme nga vendi

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Published

on

Më së voni deri më 30 prill në mesnatë, votuesit të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm duhet të paraqiten në Komisionet komunale të zgjedhjeve që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë për zgjedhjet për deputetë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Votuesi, i cili nuk është në mundësi të votojë në vendvotim (i pafuqihsëm ose i sëmurë), e dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë KKZ-në më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, respektivisht deri më 30 prill në mesnatë, qëndron në Librin e afateve për zgjedhjet parlamentare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, e dëshirojnë të votojnë, po ashtu deri te KKZ-ja duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Më 4 maj 2024 skadon afati për kërkesë për votim të personave, të cilët janë në paraburgim shtëpiak.

Të sëmurit dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në paraburgim shtëpiak dhe personat në shtëpitë e pleqve votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 7

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

Published

on

Kandidati për deputet i dyti në listë i koalicionin VLEN Rijad Shaqiri në një prononcim për Agjencinë e lajmeve INA flet për fitoren siç thotë ai plebishtare në fshatin e tij dhe kapacitetet mobilizuese të opozitës për një fitore në zgjedhjet parlamentare.
Lidhur me zgjedhjet presidenciale
Rijad Shaqiri vuri theksin tek vendvotimi nr 112 në fshatin Likovë ku siç ceku ai pati blerje dhe manipulim të votave dhe mbushje të kutive.
Për dallim nga Fronti Evropian Rijad Shaqiri thotë se VLEN ka kuadër më të mirë profesional dhe program më të mirë zgjedhor.
Ai thotë se nuk është prej politikanëve që flet shumë por mbi të gjitha premton se gjatë mandatit katërvjeçsr do angazhohet qe Zona e Likovës të del nga e vlerësimi zyrtar si Zonë e rrezikshme dhe në të cilën do të sjellin investime në shumë sfera.INA: Në vendlindjen tuaj patët një epërsi ndaj BDI-së dhe Frontit Evropian por në Komunën e Likovës dolët të dytët me vota. Mendoni se do të ndryshojë ky rezultat në zgjedhje parlamentare?

Shaqiri: Është e vërtetë, në fshatin Hotël kishim një rezultat shumë të mirë dhe për këtë kisha dashur t’i falënderoj të gjithë bashkëvendasit e mi për përkrahjen masive dhe fitoren plebishitare që na e dhanë. Por kjo nuk është e gjitha. Në përgjithësi në komunën e Likovës koalicioni VLEN ka treguar kapacitet të jashtëzakonshëm mobilizues dhe është treguar si forcë e vërtetë politike e cila mundet dhe do ta fitojë kundërshtarin tonë politik.

Duhet po ashtu të potencoj që në zgjedhjet e së mërkures partia në pushtet i ka përdorur të gjitha mekanizmat e mundshëm të pushtetit për të siguruar vota, si për shembull presionin ndaj të punësuarve, blerjen e votave, tentimin për mbushjen e kutive siç ishte rasti në vendvotimin 1112/1. Nga ana tjetër votat për koalicionin VLEN ishin vota të vullnetit të lirë, shprehje e dëshirës për ndryshim, si dhe manifestim i rezistencës së hekurt kundër regjimit që po na qeverisë tashmë 23 vite në Maqedoninë e Veriut.

INA: Çfarë ju dallon ju nga Fronti Evropin

Shaqiri: Sa i përket zgjedhjeve të 8 majit, rezultati inkurajues që patëm në Komunën e Likovës na jep motiv dhe vullnet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të jemi fitues. Për më shumë, oferta jonë karshi Frontit Europian është shumë më e mirë si nga aspekti kadrovik ashtu edhe nga ai programor. Prandaj jam i bindur që do të gjejmë mbështetjen e duhur dhe kjo diferencë në vota jo vetëm që do të zvogëlohet, por koalicioni VLEN do të del bindshëm fitues.

Advertisement

INA: Çfarë strategjie do të përdorni në fushtatë deri më 8 maj ju dhe koalicioni VLEN?

Shaqiri: Do të kërkojmë besimin e qytetarëve të Likovës dhe të zonës 2 në përgjithësi, duke i siguruar të gjithë qytetarët që vota për ne është votë për të mirën e qytetarëve. Unë si kandidat bashkë me kandidatët tjetër me një ekip të ekspertkve të angazhuar në shtabin zonal zgjedhor do t’i drejtohemi qytetarëve të Likovës, Haraçinës, Kumanovës e Çairit për t’i kërkuar votën për një qeveri me duar të pastra, pa krim e korrupsion e pa nepotizëm, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për nxitur ekonominë e vogël e të mesme, për t’i mundësuar të rinjëve vende pune dhe pët të shpalosur plane konkrete për kthimin e tyre nga mërgimi.

INA: Cilat do të jenë zotimet e juaja si kandidat për deputet për Komunën e Likovës që ende zyrtarisht është zonë e krizës dhe me probleme të dukshme infrastrukturore, kulturore e arsimore!

Shaqiri: Unë nuk jam profil i politikanit që premtoj shumë, por unë atë që e them e bëj. Jam futur në këtë betejë politike jo si qëllim në vete, por për popullin tim, për rininë e popullit tim, për ta vazhduar misionin aty ku e la prindi im. Në komunën e Likovës mbi 29% e qytetarëve jetojnë ne diasporë. Kjo do të thotë që nëse dikur kemi pasur nga një mërgimtar për shtëpi, sot ka ngelur nga një banor në shtëpi e tjerët kanë migruar. E më e dhimbshme akoma, shumica që po migrojnë janë të rinjë të kualifikuar të cilët ikin sepse nuk mund të gjejnë vende pune me paga të dinjitetshme në sektorin privat, ndërsa në anën tjetër ballafaqohen me sherifët lokal që vendet e punës në sektorin publik thua se i kanë pronë private.

Ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve që fillimisht komunës së Likovës njëherë e përgjithmonë t’i hiqet epiteti “zonë e rrezikshme” në mënyrë që të krijojmë kushte për investime të huaja që do të krijojnë vende të reja të punës. Ky është prioriteti im i parë për të cilin do të angazhohem pa rreshtur gjatë mandatit tim si deputet. Po ashtu, do të adresoj edhe sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj ane, siç janë kostoja e lartë e jetesës, respektivisht fatura e lartë e rrymës elektrike, mungesa e kushteve dhe librave në arsim, mungesa e transportit publik, etj.

Advertisement

Do të kërkojmë besimin e qytetarëve të Likovës dhe të zonës 2 në përgjithësi, duke i siguruar të gjithë qytetarët që vota për ne është votë kundër qeverisjes së keqe 23 vjeçare dhe mundësi që ne ta kthejmë shpresën për jetë më të mirë në vendlindjen tonë.
(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Veprim i ulët, përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët më 8 maj” – Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, e quan veprim të ulët atë që dje e bëri Artan Grubi nga Fronti Europian, duke shkuar me valixhe para komunës së Çairit. Sipas Kasamit, më 8 maj Grubi do ta marrë përgjigjet nga shqiptarët.

“Ne do t’i themi Artan Grubit sa më shpesh të dalë në opinion e di mirë ai dhe shqiptarët çfarë do të thotë dalja e tij në opinion, sa më shumë të jetë në opinion dhe sa më shumë të na sulmojë, ne jemi me shqiptarët dhe do të vazhdojmë të jemi me shqiptarët dhe qëllimi ynë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve ndërsa qëllimi Artan Grubit është hakmarrja ndaj shqiptarëve. Shqiptarët më 8 maj nuk do ta lejojnë këtë dhe sigurisht me 8 maj do ta shohim se cila do të jetë përgjigja shqiptarëve për këta provokime të ultë të tipit të Artan Grubit”, tha Kasami.

Dje Grubi para komunës së Çairit, gjatë një pres konference, kishte një valixhe me vete duke ironizuar liderët e koalicionit VLEN që të marrin valixhen, pasi humbën më 24 prill.

“E di mor shoku ta di dhe pozitën, po shih sa bukur është top lista, tani merre valixhen edhe ec te shpia! Valixhja është e vogël se kaq të vogla janë punët e tyre, por siç tha edhe Skënder Rexhepi Zejdi le ta mbajnë fjalën një herë në jetën e tyre, le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën le ta marrin këtë valixhe po ua lë bashkish dhe le të shkojnë ka shpia”, tha Grubi.

Çështja e dorëheqjeve u bë aktuale nga Kreshnik Bekteshi i BDI-së, i cili kërkoi nga të gjitha partitë politike të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbin të mos merren më me politikë. Këtë sfidë e pati pranuar vet Arben Taravari, duke thënë që kushdo që humbë, duhet të tërhiqet dhe për këtë janë të gatshëm edhe vet ata nga VLEN.

Advertisement

“Tash kemi dy kampe politike, unë mendoj kushdo qoftë që humb, mendoj se duhet të tërhiqet dhe jemi të gatshëm edhe ne sikur që presim edhe prej atyre”, tha Taravari.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Bekteshi ua kujtojë deklaratën, por përfaqësuesit e VLEN-it nuk kanë bërë ndonjë lëvizje, por vetëm kanë thënë se përgjigjen do ta marrin më 8 maj.

Continue Reading

Më të lexuarat