Connect with us

Lajme nga vendi

22 vite nga fillimi i luftës në Kalanë e Tetovës

Published

on

AtmosferëKëta krisma erdhën nga Kalaja e Tetovës, nga pushka e luftarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare më 14 mars të vitit 2001.Përderisa mbante fjalim Bashkim Mashkulli, të shtënat me armë në Kalanë e Tetovës elektrizuan masën e tubuar në sheshin e Tetovës ku ishte thirrur një protestë masive “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve” nga shoqata të ndryshme për të drejtat e shqiptarëve.Atmosferë në ndërkohë, tashmë I ndjeri Milaim Fejziu, kryetar I senatit të Universitetit të Tetovës, tha se ata djem që luftojnë në Kalanë e Tetovës nuk janë terroristë por janë bijtë tanë.Deklarata Milaimk Fejziu Ndryshe, një ditë më parë më 13 mars të vitit 2001, tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike në qytetin e Tetovës.Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stërmoll. Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës.Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm për mbarëvatjen e luftës. Tashmë, çdo vit në Kalanë e Sellcës, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, mbahet manifestimi tradicional Pranvera e Dinjitetit.Pas luftës disa mujore mes forcave ushtarako-policore maqedonase dhe pjesëtarëvetë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, më 13 gusht u nënshkrua Marrëveshja e Ohërit, që avancoi të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Pas 22 viteve, gjuha shqipe ende nuk zbatohet në bazë të kësaj marrëveshje, statusi i invalidëve, veteranëve dhe ish luftarëve nuk është zgjidhur. Në vend, ka ende shumë insitucione ku shqiptarët janë të padëshiruar.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ambasadori gjerman për REL: Nëse bisedimet në Ohër finalizohen, atëherë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës…

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për REL tha se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde ka folur edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./REL/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Published

on

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore. /Telegrafi/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, por relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimalë do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti d të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat