Lajme nga vendi
Nëse tregtarët nuk ulin çmimet, do të pasojnë gjoba të rënda
Nëse tregtarët nuk respektojnë vendimet e qeverisë për uljen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit, atëherë do të pasojnë gjoba të rënda, ka paralajmëruar Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Bekteshi sot kanë shpallur vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit.
Vendimet do të hyjnë në fuqi më 16 mars.
Apelojmë që të respektohen Vendimet, sepse në të kundërtën pa përzgjedhje do të pasojnë gjoba, të cilat sipas Ligjit të Tregtisë janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu apelojmë që nëse qytetarët vërejnë ndonjë parregullsi në lidhje me çmimet e produkteve, të lajmërojnë menjëherë Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, paralajmëron IDP.
Nga tregu shtojnë se inspektorati do të veprojë ekskluzivisht në drejtim të kontrollit të çmimeve të përcaktuara me Vendime, por që nuk ka kompetencë të veprojë, as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Lajme nga vendi
Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë
Shporta sindikale minimale për prillin arrin në 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se sa në mars vitin e kaluar, kur ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qera prej 60 metrave katrorë, megjithatë, arrin 75.587 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale, një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije i duhet të ndajë 22.200 denarë ose 36,9 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 4.866 denarë, gjegjësisht 8,1 për qind, për qera, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.014 denarë ose 10 për qind, për higjienë personale dhe mbajtjen e higjienës së shtëpisë 1.827 denarë ose tre për qind, për shëndet 1.059 denarë ose 1,8 për qind, për transport 5.068 denarë, gjegjësisht 8,4 për qind.
Një familjeje katëranëtarëshe në prill të këtij viti i nevojiteshin 3.004 denarë për komunikime, gjegjësisht pesë për qind nga shuma e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë ose 7,3 për qind, për arsim 6.955 denarë ose 11,6 për qind, për restorante dhe hotele 3.890 denarë ose 6,5 për qind, kurse për mallra dhe shërbimet tjera 950 denarë, gjegjësisht 1,6 për qind.
Nëse jetojnë në banesë me qira nevojiten edhe 15.375 denarë shtesë.
Lajme nga vendi
QMK: Rrëshqitje të dheut në disa rrugë të Maqedonisë
QMK-ja ka raportuar se përmes numrit të vetëm për thirrje urgjente E-112 është marrë njoftim për rrëshqitje të dheut në rrugën afër Kalimancit, në rrugën rajonale Makedonska Kamenicë-Vinicë, 5 kilometra para hyrjes në Maqedonska Kamenica.
“Për situatën është njoftuar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe autostrada, ndërsa ekipet kanë dalë në terren për riparimin e rrëshqitjes”, shtojnë nga QMK.
Gjithashtu, është marrë njoftim për rrëshqitje të dheut në drejtimin e rrugës fshat Udovë-Demir Kapi.
“Lokacioni i saktë është 2-3 kilometra pas fshatit Udovë në drejtim të Demir Kapisë. Për situatën është njoftuar NP për Mirëmbajtjen e Rrugëve rajonale dhe autostrada dhe ekipet kanë dalë në terren për riparimin e rrëshqitjes”, thonë nga QMK.
Lajme nga vendi
Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të hyjnë në kredi për të blerë apartamente apo shtëpi banimi. Kjo është një nga mundësitë e vetme e atyre që kanë të ardhura jo të vaforshme për të përballuar jetën dhe kushtet jetësore.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore, kreditë për shtëpi dhe banesa kanë mbërritur 1,391 miliardë euro. Siç bëhet e ditur vazhdon rritja e interesit për këto kredi, edhe ate për 5.8%. Për tre muaj ka rritje prej 27 milionë eurove. Ky borxh miliardësh duhet ti kthehet bankave për një periudhë prej 10 deri 25 vjet. (INA)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve