Connect with us

Lajme nga vendi

Bytyqi për rritjen e çmimeve: Duhet t’i vihet fundi, interesi i qytetarëve në vend të parë

Published

on

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në “10 Minuta” në TV21 deklaroi se rritja e çmimeve ka vazhduar, dhe kësaj duhet t’i vihet fundi.

“Ne kemi konstatuar se gjatë kësaj periudhe, edhe përskaj masave qeveritare për ndihmë edhe të sipërmarrësisë, dhe qytetarëve, fatkeqësisht tendenca për rritjen e çmimeve ka vazhduar. Thamë se duhet t’i vihet fundi, se interesi i qytetarëve duhet të jetë në vend të parë”, tha Bytyqi.

Ndërsa i pyetur se a do të arrijë të ndërtohen për katër vjet 110 km autostradë, Bytyqi me përgjigje:

“Unë jo vetëm që jam optimist, por jam i bindur se ajo çfarë nënshkruhet sot, do të realizohet në periudhën kohore të caktuar dhe se gjatë fillimit të vitit 2028, do të udhëtojmë në të gjitha drejtimet që janë caktuar, dhe ai është i gjithë Korridori 8 me autostradë, Korridori 10D. Vetëm për t’ua kujtuar, Prilep – Manastir është autostradë, një autostradë moderne. Kjo nënkupton që Shkupi dhe pjesa perëndimore do të jetë gjithë autostradë”, tha Bytyqi.

Advertisement

Lajme nga vendi

(video) Biblioteka e Tetovës organizoi manifestimin tradicional “Konkursi Letrar”

Published

on

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Librit, Biblioteka e Tetovës ka organizuar manifestimin tradicional Konkursi Letrar.Me këtë rast, paraprakisht nxënësit e shkollave fillore kanë konkuruar me poezitë e tyre ndërsa komisioni ka bërë përzgjedhjen e poezive më të mira.Ky aktivitetet ka për qëllim që të nxisë më të vegjëlit që të merren me shkrime që në moshë të hershme. Nurije Bajrami-Drejtoreshë Ky manifestim u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovës, ndërsa është ndjekur nga një numër i madh i prindërve. Përndryshe, Biblioteka e tetovës disponon me fond prej 110.000 njësive bibliotekare dhe ka afro 5000 anëtarë aktiv të të gjitha kategorive. Çdo vit realizohen projekte financiarisht të mbështetura nga Ministria e Kulturës si dhe manifestime që janë pjesë e programit të punës në bibliotekë. Në vitin 2023 Biblioteka mori çmimin “Biblioteka e vitit”. TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Po të mbaheshin dje zgjedhjet parlamentare, sa mandate do të fitonin partitë dhe si do të koaliciononin?

Published

on

Po të votohej dje për zgjedhjet parlamentare, renditja e forcave në Kuvend do të dukej kështu:

Sipas Metodës së Dontit, shpërndarja e mandateve, në këto rezultate mund të ketë gabim maksimum deri në 1 mandat sepse një pjesë e komunave u përkasin dy njësive zgjedhore, si për shembull Mavrova, Dibra, Prilepi, Çairi…

Nëse i krahasojmë numrat me mandatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare, do të marrim konkluzion se VMRO-DPMNE do të kishte 9 deputetë më shumë, LSDM do të humbte 22 deputetë, BDI do të merrte dy deputetë shtesë, koalicioni VLEN 5 deputetë shtesë, ndërsa Levica 2 deputetë plus.

Për formimin e qeverisë duhen 61 deputetë. Por cilat janë koalicionet e mundshme? VMRO-DPMNE me VLEN do ta kishte numrin e mjaftueshëm për formimin e qeverisë, ndërsa këtu mund të bashkëngjitet edhe ZNAM i Maksim Dimitrievskit dhe numri do të dalë 75 deputetë. Nëse Levica vendos që të marrë pjesë, atëherë numri do të arrijë deri në 79 deputetë.

LSDM nëse përpiqet që të formojë qeveri me FE të BDI-së, do t’i mungojnë 20 deputetë. Ka gjasa të vogla që ZNAM e Maksim Dimitrievskit të hyjë në këtë kombinim, por edhe mandatet e tij nuk do të mjaftonin, prapë do t’u mungojnë 10 deputetë.

Advertisement

Na mbeten edhe 13 ditë deri te zgjedhjet parlamentare ndërsa është e paqartë se si do të realizohej skenari për qeveri të udhëhequr nga VMRO-DPMNE pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 tha se partitë shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën garantohet se nuk do të hyjnë në qeveri që nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese.TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Published

on

OSBE/ODIHR, në një konferencë për media, kanë paraqitur një pasqyrë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në vend, shkruan Alsat.

Ata përveç të tjerash kanë thënë se dje u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit.

Derisa, një theks të veçantë i kanë dhënë denoncimeve nga një numër i madh i njerëzve për mediat online, që sipas tyre, janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore.

“Në ditën e votimit u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. KSHZ-ja plotësoi kriteret dhe u krijua besueshmëria e publikut ndaj procesit zgjedhor. KSHZ-ja përditësoi të dhënat në kohë dhe dëshmoi transparencë. Vëzhguesit tanë kanë monitoruar shumë vendvotime dhe kanë konstatuar votim të qetë. Janë raportuar disa presione dhe votime familjare sporadike. Disa vendvotime ishin të pa qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Disa njerëz kanë denoncuar se një numër i madh i mediave online të regjistruara për reklama zgjedhore janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore dhe në disa raste këto fonde i kanë adresuar tek partitë politike”, thanë në konferencë për media OSBE/ODIHR./ Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat