Connect with us

Lajme nga vendi

Ligji për lojërat e fatit mbërriti në Kuvend

Published

on

Ndryshimet e Ligjit për Lojërat e fatit kanë arritur në kuvend dhe pritet që të votohen për pak kohë për shkak se procedura do të kalojë me flamurin evropian. Përmes këtij propozimi janë përcaktuar kushte të reja dhe më të ashpra për marrje të licencës për organizimin e lojërave të fatit, përkatësisht, këto objekte do të duhet të jenë së paku 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Më herët nga Lëvizja Antibixhoz kishin kërkuar që objektet e lojërave të fatit të jenë së paku 3 kilometra larg vendbanimeve, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Ministria e Financave, ndërkaq ka hasur në kundërshtim edhe nga organizatorët e lojërave të fatit, sipas të cilëve, mijëra njerëz rrezikojnë të ngelin pa punë.

Lajme nga vendi

Fushata zgjedhore/ Troshanovski: Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor mundëson keqpërdorimin e resurseve shtetërore

Published

on

Mos votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR tregon se partitë nuk dëshirojnë t’i braktisin praktikat e vjetra të cilat mundësojnë shumë mjete financiare dhe resurse shtetërore në interes të partive dhe jo në interes publik. Kështu vlerëson kryetari i Institutit për Demokraci “Societas civilis”, Marko Troshanovski.

Ai në intervistë për REL tha se, rreth 2,7 milionë euro do të derdhen në portalet e internetit të sapoformuara dhe nuk kanë pronarë, as politikë redaktuese, që nuk dinë nëse do të publikojnë më tej ose jo.

“Kemi situatë ku një kompani paraqet nga katër, pesë portale, prej të cilave çdokush do të mund të marrë nga 15 mijë euro, para për të cilat ka indikacie serioze se keqpërdoren ose për rifinancim të fushatave ose përfundojnë ne xhepa privat. Momenti i dytë është përdorimi i veturave në fushatë. Deri më tani rreth 400 nga mbi 1.500 institucionet i kanë paraqitur veturat e tyre zyrtare, përkatësisht tabelat e tyre të regjistrimit që qytetarët të mund të shohin nëse i përdorin në fushatë”, tha Troshanovski.

Duke folur për fushatën zgjedhore, Troshanovski tha se deri më tani ka qenë e denjë sa i përket mediave tradicionale. Ndërkaq, sipas tij, pjesa më e madhe e fushatës së zezë dhe të ndryrë është zhvilluar në rrjete sociale.

“Ajo do të radikalizohet në mënyrë të pashmangshme me afrimin e fundit. Nuk kemi qenë ende dëshmitarë të përballjeve politike, ku më së shumti dalin në shesh këto dukuri negative në komunikimin politik”, tha Troshanovski.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimit në BE, Troshanovski tha se ndryshimi i kornizës negociuese është kryesisht skenar i pamundur, duke shtuar se, vendi nuk ka kapital diplomatik për të bërë një gjë të tillë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ahmeti përkujton dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e rënies së tij në Koshare

Published

on

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e tij të rënies heroike.

Ahmeti shkruan se Aliu ishte rritur nën frymën e atdhedashurisë ndaj dha kontributin e tij në luftën e Kosovës, ku ra heroikisht në Kushare.

Statusi i plotë:

Kujtojmë sot në 25 vjetorin e rënies heroike në betejën e Koshares, heroin e kombit Mujdin Aliu.

I rritur me ndjenjën e thellë të atdhedashurisë në vatrën e tij familjare, Mujdini do t’i përgjigjej pa ngurrim kushtrimit që lëshoi Kosova dhe me gjakun e tij do të ujisë rrënjët e lirisë së saj.

Advertisement

Bashkë me shokë do t’u jepnin goditje të fortë forcave ushtarake serbe në Koshare duke thyer kufirin e vendosur nga ana e tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Lavdi e përjetshme Mujdin Aliut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Continue Reading

Lajme nga vendi

VIDEO: Shkendija i rikthehet luftës mposhti Sileksin me rezultat 6-1

Published

on

Në një nga edicionet më bindëse të kësaj pranvere, Shkendija mposhti Sileksin me rezultat 6-1 (1-1), në ndeshjen e xhiros së 27-të të LPFM, ku tre gola në shtëpi erdhën nga këndi.

Shkendia ishte bindëse, ajo arriti të “thyejë” Sileksi me 6:1, edhe pse në një moment rezultati nën Sharën ishte 1:1. Megjithatë, Tetovci tregoi të gjithë cilësinë e tij dhe arriti të fitojë tri pikë të mëdha në betejën për titull.

Continue Reading

Më të lexuarat