Lajme nga vendi
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari me thirrje për qetësim të tensioneve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka bërë thirrje të veprohet me maturi dhe të qetësohen tensionet në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat eskaluan pas incidenteve të padëshiruara në Ohër.
Duke theksuar se me vëmendje dhe shqetësim të madh i ndjekë këto ngjarje, Taravari përmes një postimi në Twitter, u bën thirrje institucioneve të RMV-së që të përmbahen nga deklaratat që çojnë në tensione të mëtejshme.
Dy kushtet e SHBA’së për Ballkanin e Hapur, Serbia t’i njohë si ndërkombët…
“I shqetësuar për rritjen e tensioneve politike midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. U bëj thirrje institucioneve tona që të përmbahen nga deklaratat që çojnë në tensione të mëtejshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të kontribuar në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe integrimin evropian të vendit”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Lajme nga vendi
Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte
Ka përfunduar thirrja publike për mbledhjen e projekteve për thirrjen publike për investime kapitale të Qeverisë për komunat.
Shërbimi për shtyp i qeverisë informoi se 80 komuna kanë dorëzuar 357 projekte që zgjidhin probleme specifike të qytetarëve.
“Ky është një nivel historikisht i lartë investimi qeveritar i rëndësishëm për pushtetin vendor. Me këto para do të ndërtohen gypa uji, kanalizime, shkolla, kopshte, komplekse sportive. Në këtë mënyrë tregohet kujdes dhe mbështetje konkrete për komunat. “Interesi i lartë tregon se masa e qeverisë për 250 milionë euro për investime kapitale e ka justifikimin e vet”, thotë qeveria.
Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit, nga komuna, i dorëzohet ministrisë përkatëse nga zona e projektit, ku do të vlerësohet.
Lajme nga vendi
Shpajh: Banorët e Maqedonisë me të drejtë janë të zhgënjyer me BE-në
Sekretari shtetëror për çështje federale dhe evropiane i krahinës gjermane të Rajna-Vestfalisë Veriore, Mark Shpajh, për Dojçe velen tha se procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE duhet të përshpejtohet dhe se në rritje është zhgënjimi në mesin e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësimin e vendit në Union, prandaj Gjermania duhet të bëjë diçka për ta përshpejtuar procesin.
“Ju mund ta ndjeni atë skepticizëm ose atë zhgënjim në rritje me procesin e anëtarësimit në BE. Dhe për të qenë i sinqertë, ka një arsye të mirë për këtë. Dua të them, procesi i anëtarësimit ka vazhduar për 20 vjet tani dhe ende nuk ka rezultat, kështu që është zhgënjyes. Është shumë e kuptueshme për mua, ndaj do të thoja se mënyra më e mirë për të ecur përpara është përshpejtimi i procesit dhe mendoj se kjo duhet të ndodhë nga pala e BE-së. Dhe padyshim që ne e dimë se ka disa lojtarë të vetos dhe gjithë ajo lojë shumë komplekse. Por unë mendoj se ne duhet të përdorim pushtetin politik këtu dhe mendoj se Gjermania duhet të luajë një rol kyç këtu në tejkalimin e këtyre pengesave. E vetmja mënyrë për të parandaluar atë zhgënjim është t’i jepet fund procesit të anëtarësimit dhe fundi për mua do të thotë anëtarësim”, thotë Shpajh në një bisedë për DV në gjuhën maqedonase.
Këtë javë, Shpajh ishte në një vizitë dyditore në Shkup dhe pati takime me përfaqësuesit më të lartë politik dhe ekonomik, ai u takua edhe me një grup gazetarësh të rinj që marrin pjesë në një projekt për luftimin e dezinformatave të financuar nga qeveria e Rajna Vestfalisë Veriore.
Ai thotë se Gjermania ofron mundësi të shumta për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, por fokusi nuk është nxitja e “ikjes së trurit”.
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj
Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bjë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ali Ahmeti, ka qëndruar dje në Ferizaj të Kosovës, ku bashkë me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, ka zbuluar bustin e Rexhep Halimit, hero i Kosovës.
“Dje në Ferizaj, bashkë me shokë, bashkuftëtarë e bashkëvrimtarë, me të parin e Ferizajt Agim Aliu, në parkun afër Spitalit të Përgjithshëm, shpalosëm bustin e veprimtarit atdhetar, Heroit të Kosovës – Rexhep Halimi.
Heroi i Kosovës Rexhep Halimi me plotë meritë u përjetësua në Ferizaj për veprën e tij të pashoq atdhetare dhe do të shërbejë si burim frymëzimi për gjeneratat e reja.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!” shkruan Ahmeti në Facebook.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1057153172445471&set=pcb.1057153359112119
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve