Connect with us

Lajme nga vendi

Geer: Deklaratat e Xhambaskit nuk përfaqësojnë vlerat e BE-së

Published

on

Lidhur me deklaratat e fundit të eurodeputetit Angell Xhamaski për pretendimet territoriale, ambasadori David Geer thotë se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ-ja bullgare janë distancuar nga këto deklarata.

Pretendime të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në, tha ambasadori evropian Geer.

Lidhur me vërejtjet e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski për deklaratën e Xhambaskit, e cila mund të interpretohet si kërcënim, ambasadori Geer theksoi se kjo absolutisht nuk paraqet qëndrim të BE-së.

Për vërejtjet që i dha dje presidenti Stevo Pendarovski, në lidhje me deklaratën e Xhambaskit, që mund të konsiderohen si kërcënime nga Xhambaski, Geer tha se nuk pasqyron vlerat mbi të cilat u themelua BE. Është e papranueshme që një personazh publik të bëjë komente të tilla për këdo, aq më pak për një kryetar shteti të zgjedhur në mënyrë demokratike të një shteti sovran.

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) Vendimet për punësime në çerdhen e Tetovës pas zgjedhjeve

Published

on

Shkaku i procesit zgjedhor, ende nuk është miratuar kërkesa e Çerdhes së Fëmijëve “Rinia”, në Tetovë për të angazhuar edukatore dhe personel tjetër. Mungesa e kuadrit në këtë çerdhe kohëve të fundit gjithnjë është më shumë evidente për shkak të pensionimit të një pjese të kuadrit, rritjes së numrit të fëmijëve që vijojnë procesin edukativ parashkollorë e kështu me rradhë. Nga Çerdhja e Tetovës thonë se kërkesat janë dërguar me kohë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale por për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë miratuar.“Ne si kopsht kemi bërë kërkesa për edukatore shkaku i mungesës së personelit të nevojshëm, ku bënë pjesë edhe personeli teknik, por për arsye se u shpallën zgjedhjet, kërkesa jonë nuk ka marrë përgjigje. Por, të shpresojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve do të kemi përgjigje pozitive”, deklaroi Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Çerdhes Rinia.

Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e çerdhes së re në Tetovë. Edhe në ndërtimin e kësaj çerdhe kishte probleme të cilët shkaktuan pengesa në përfundimin në kohë të çerdhes. Krahas vonesës me objektin, nga çerdhja Rinia, thonë se edhe për këtë çerdhe do të duhen vendime tjera për punësime, sepse kuadri aktual në çerdhet tjera nuk është i mjaftueshëm.“Presim përgjigje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që të jep vendim për hapjen e çerdhes së re Rilindja.Krahas vendimit për punë për këtë kopsht të fëmijëve, poashtu duhet të ketë edhe vendime të reja për punë sepse me këtë kuadër që ka kopshti jonë Rinia, nuk mund të funksionojë edhe objekti i ri.Patjetër duhet të ketë punësime të reja, apo vendime për punë tjera” tha drejtoresha Jaja.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur në lidhje me vonesën e lëshimit në përdorim të çerdhes së re, tha se si komunë kanë bërë gjithçka që është e mundur dhe se tani duhet përkrahja e institucioneve qendrore që të funksionalizohet çerdhja e re, që sipas tij është mëse e nevojshme për shkak të kërkesës së madhe për regjistrim në çerdhe.Projekt për çerdhen e re afër shkollës Kirili dhe Metodi është financuar nga fonde ndërkombëtare dhe është realizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.Hapja e kësaj çerdhe do të ulë numrin e fëmijëve që janë në listë të pritjes për të vijuar edukimin parashkollorë. Në Tetovë vetëm në çerdhen e fëmijëve Rinia të dhënat tregojnë se mbi 270 fëmijë janë në listë të prtijes për t`u pranuar në kopshtin e fëmijëve. Gjithsej në çerdhet e Tetovës janë të regjistruar mbi 1200 fëmijë, TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) LSDM:Nuk heqim dorë nga e ardhmja evropiane

Published

on

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thotë se e ka pranuar mesazhin e qytetarëve dhe e dëgjoi mendimin e tyre.Kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska tha se ne i pranojmë gabimet e së kaluarës dhe nuk e përjashtojmë veten nga përgjegjësia për to.“Gjatë ditëve të fushatës do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve dhe të kërkojmë mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë në konceptin e një të ardhmeje evropiane dhe të gjitha forcave demokratike progresive në vend.Ju inkurajoj dhe ju ftoj që në datën 8 maj të dilni masivisht në raundin e dytë parlamentar dhe të zgjedhjeve presidenciale me mbështetjen e numrit 1.Me 8 maj rezultati fillon nga 0 dhe çdo votë për LSDM-në dhe koalicionin për të ardhmen evropiane do të thotë parandalim i një qeverisjeje autoritare dhe një regjimi të ri të fortë.Ne nuk heqim dorë nga e ardhmja e Maqedonisë.LSDM ishte është dhe do të jetë shtylla e sigurisë së shtetit, tha kandidatja për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore nga rradhët e LSDM-së Ema Neshkovska.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Rritet çmimi i sigurimit të veturave! 15,44% për makinat me mbi 44 kilovat fuqi

Published

on

Ky është mendimi i Refik Tahirit, punonjës në një kontroll teknik, pas vendimit të djeshëm të kompanive të sigurimeve për ta shtrenjtuar për 15.44% sigurimin e veturave që janë mbi 44 kilovat fuqi. Tahiri thotë se për këtë janë njoftuar dje dhe kjo u ka shkaktuar problem me klientët pasi që para 2-3 ditëve i kanë informuar me çmimet e vjetra.

“Nuk kishim informacione nga byroja për sigurimet shtetërore që është, vetëm se kemi parë që kemi çmime të ndryshme në sistem.
-A mund të na e sqaroni pak, kjo vetëm për veturat apo edhe për automjetet tjera dhe sa % është rritur?
-Për të gjitha kategoritë e veturave. Këtu e kam bërë një statistikë vetëm ata vetura që janë deri 44 kilovat fuqi nuk kanë ndryshuar çmimet. Mbi 44 kilovat çdo kategori e veturave ka ndryshuar çmimi edhe atë një çmim drastik nga 15% në sigurim”, tha Refik Tahiri, punonjës në kontroll teknik.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

“Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e auto-sigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet çrrënjosur”, tha Bytyqi.

Sipas Agjencisë për supervizion të sigurimit, rritja e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm të automobilave është hap i paarsyeshëm i kompanive të sigurimit. Për këtë arsye ASS i informoi dhe dërgoi propozim deri te Ministria e financave, në suaza të kompetencave ligjore, të iniciojë përgatitjen dhe sjelljen e tarifës së re të premisë për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike, dhe me këtë të kufizojë shumën e shtesës për shpenzime që do të mundësojë uljen e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike.

Advertisement

Ministria e Financave sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, nga Ministria informojnë se është konstatua se të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve.

Continue Reading

Më të lexuarat