Connect with us

Lajme nga vendi

Bekteshi: Në Maqedoni do të hapet fabrikë belge për prodhim të baterive, do të punësohen 300 persona

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për investim të ri nga vendet e huaja në Maqedoninë e Veriut.

Bekteshi thotë se në vend do të hapet fabrikë belge për prodhimin e baterive ku pritet të punësohen 300 punëtorë.
“Nga Belgjika investim i ri në Maqedoni të Veriut! Fabrikë moderne për prodhimin e baterive me mbi 300 punëtorë”, ka shkruar Bekteshi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill, në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen për herë të parë brenda javës dhe jo si zakonisht të dielave kur është ditë pushimi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Megjithëse në më pak se 24 orë fillon procesi për zgjedhorë për zgjedhjen e presidentit të shtetit, Qeveria nuk e ka definuar me saktësi nëse dita e zgjedhjeve do të jetë ditë e detyrueshme jo pune për sektorin privat dhe si do t’i paguajë punëtorët e angazhuar atë ditë në sektorë të caktuar, ku nuk guxon të ndërpritet procesi i punës.

“E mërkura e 24 prillit dhe ajo e 8 majit të vitit 2024 janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për president të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ato ditë nuk do të zëvendësohen me ditë tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pa dhënë detaje të tjera.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale akoma nuk ka sqaruar si do të paguhen punëtorët që duhet të punojnë edhe në ditë e zgjedhjeve.

Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve, thotë për REL-in se në shoqëritë demokratike vota është e shenjtë dhe dita e zgjedhjeve duhet trajtuar si festë demokratike ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të votojë dhe kjo çështje duhej rregulluar me ligj ashtu siç është në vendet e tjera të Evropës.

Advertisement

“Vlerësojmë se para marrjes së vendimit që këto ditë të shpallen ditë jo pune, institucionet por edhe Qeveria, duhej të konsultoheshin me sektorin e biznesit, gjegjësisht Odat Ekonomike rreth kostos që do të paguajë biznesi me ndërprerjen e punës në mes të javës”, thekson për REL-in, Durim Zeqiri, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Ndryshe, tregtarët nuk lejohen të punojnë nesër dhe më 8 maj, njofton Inspektorati Shtetëror i Tregut. Në njoftimin e Inspektoratit të Tregut thuhet se punëdhënësit nuk mund të punojnë në ditën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me përjashtim të atyre ku proceset e punës nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre.

Kandidatët për kreun e shtetit dje kishin ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sot është heshtje zgjedhore, e cila do të zgjasë deri nesër, më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj, atëherë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

Published

on

Një rast i dhunës në shkollë qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Policia e Shkupit ka privuar nga liria një nxënës, pasi i njëjti kishte shkatërruar një pjesë të inventarit të shkollës, ka sulmuar fizikisht shokët e tij dhe dy mësues, ndërkaq njërit prej tyre ia ka thyer edhe celularin.

Më datë 22.04.2024 në ora 12.40 në shkollën fillore në rajonin e Vllaes në Shkup, nëpunësit policorë nga DPB Karposh kanë privuar nga liria një nxënës 9 i strehuar në Institucionin Publik për kujdes të fëmijëve) për shkak se rreth orës 10 në shkollë, pasi paraprakisht kishte shkatërruar një pjesë të inventarit, fizikisht e ka sulmuar një pjesë të shokëve të tij dhe dy mësues, ndërkaq e ka thyer edhe celularin e njërit prej mësuesve”, qëndron në buletin.

Thuhet se ende punohet në zbardhjen e rastit dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Paralajmërim për kompanitë për ditën e zgjedhjeve

Published

on

Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre”.

“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ndryshe, Ministria e Arsimit pas vendimit të Qeverisë, njoftoi se ditët e humbura në procesin arsimor do të duhet të zëvendësohen gjatë fundjavës. Kjo shkaktoi reagim nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, prej ku i kërkuan ministrisë që ta tërheq këtë vendim.

Theksojmë që me vendim të Qeverisë ditët e zgjedhjeve 24 prilli dhe 8 maji janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët në vend.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat