Qëllimi i kësaj vizite sipas shumë njohësve është evitimi i tensioneve të mëtejme dhe lëvizja e shpejtë drejt një marrëveshje finale ndërmjet këtyre dy shteteve.

Ajo që tashmë është diskutuar me palët në të dyja vendet është ecja para me Planin franko-gjerman (propozim i Bashkimit Evropian), i përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, kërkesa kryesore që potencohet nga amerikanët e evropianët për Kosovën e Serbinë është lëvizja para me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Kërkesa për Prishtinën është lëvizja para me krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe. Ndërkaq, për Serbinë mesazhi kryesor është që të mos nxisë tensione në rajon dhe se një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin e SHBA-së me Serbinë.

Gjatë vizitës në Kosovë e Serbi, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se me dialogun duhet të lëvizet para.

Diplomati amerikan i shoqëruar në të gjitha takimet me të deleguarin për Ballkanin, Gabriel Escobar ka thënë se nuk ka ardhur në rajon për të vendosur ultimatum, por të përkrahur dialogun Kosovë-Serbi në bashkëpunim me BE-në.

Advertisement

“Ne besojmë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendojmë që themelimi është një hap i rëndësishëm i cili duhet të zgjidhet. Për këtë kemi diskutuar publikisht dhe privatisht në Prishtinë dhe qëndrimi ynë është se kjo duhet të zbatohet sipas Kushtetutës së Kosovës”.

Ai ka potencuar se kjo duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe marrëveshjen e Brukselit.

“Duhet të zbatohet dhe sipas Kushtetutës së Kosovës. Nuk dua të futem në detaje për atë se si do të jetë por besojmë se duhet të funksionalizohet, por se do të merr pak kohë deri sa të bëhet kjo…” ka thënë mes tjerash Chollet në Beograd.

Diplomati amerikan ka treguar se është sekretari amerikan i Jashtëm, Antony Blinken që e ka lutur të jetë në Ballkan në fillim të këtij viti sepse është një moment kyç për Evropën për shkak të luftës në Ukrainë dhe moment shumë i rëndësishëm gjithashtu për rajonin.

Sipas tij, në Ballkan ka shumë potencial dhe beson se mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ndodh kompromisi edhe gjatë këtij viti, e ky kompromis vjen me dialog.

Advertisement

Chollet dhe Escobar kanë mbajtur takime të nivelit të lartë në Kosovë e Serbi me zyrtarët shtetërorë, liderët e partive politike, shoqërinë civile e gazetarët.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar të mërkurën në Kosovë.

Ditëve të fundit mund të ketë një shtyrje para të dialogut Kosovë-Serbi, dhe se pritet që në të ardhmen e afërt në Kosovë e Serbi të qëndrojnë të deleguarit për Ballkanin nga BE-ja, Gjermania, Franca, Sllovenia etj.

Ditë  më parë në Kosovë ka qëndruar Sir Stuart Peach nga Britania e Madhe, i cili pos tjerash ka kërkuar ulje të tensioneve dhe lëvizje para me negociatat për marrëveshje finale.

Se a do të jetë vitit 2023 vit i marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet të shihet së shpejti. /Telegrafi/

Advertisement

 

 

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar të mërkurën në Kosovë.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar të mërkurën në Kosovë dhe ka takuar edhe liderët e opozitës.  

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar të enjten në Serbi.

Advertisement

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar të mërkurën në Maqedoni të Veriut.Muhamet Hajrullahu