Connect with us

Lajme nga vendi

VMRO: Takimi i Tiranës nuk mund ta shpëtojë Kovaçevskin nga humbja katastrofale

Published

on

Takimi i Tiranës dhe zbatimi i agjendave të huaja, sipas VMRO-DPMNE-së së Mickoskit, nuk mund t’i shpëtojë nga humbja LSDM-në dhe Kovaçevskin në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, përcjell Klan Macedonia.

“Heshtja e plotë nga ana e LSD-së për takimin në Tiranë është vetëm një tjetër dëshmi se ky takim është me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij. Ky takim është pikërisht me kërkesën e Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit dhe në këmbim të realizimit të agjendave të tjera në dëm të Maqedonisë. Paniku dhe frika e LSD-së dhe BDI-së për mbijetesën e pushtetit të tyre është evident, sepse po e humbasin me shpejtësi besimin e qytetarëve, prandaj u duhej ky takim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti pyesin Kovaçevskin nëse sërish do të marrin ndonjë marrëveshje të dëmshme nga takimi në Tiranë e që sipas VMRO-së, LSDM do t’i pranojë vetëm për të shpëtuar karierën e tyre.

“Çështjet shtetërore dhe interesat kombëtare, si dhe vendimet për shtetin merren në Maqedoni dhe në Kuvendin e Maqedonisë”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

Advertisement

Lajme nga vendi

Përfundoi dita e dytë e debatit për ribalancin e Buxhetit, seanca vazhdon sot

Published

on

Komisioni për Financim dhe Buxhet pasdite e vazhdoi seancën për ribalancin e Buxhetit. Në ditën e dytë të debatit të përgjithshëm, deputetët diskutuan rreth uljes së buxhetit të gjykatave dhe prokurorive publike, Sipas deputetëve të opozitës, institucionet e pushtetit gjyqësor duhet të kenë buxhet më të madh, ndërsa sërish, sipas deputetëve të qeverisë, ky buxhet është i tepërt me besim prej vetëm dy për qind te qytetarët.

Debati i përgjithshëm për ribalancin e buxhetit zgjat më së shumti tri ditë, ndërsa ai i amendamenteve për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente gjashtë ditë. Dje, në ditën e parë të debatit, ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska ka arsyetuar ribalancin, duke theksuar se është krijuar në përputhje me gjendjen e konstatuar në buxhet. Siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit.

Të hyrat e përgjithshme në ribalancin e buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është parashikuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind.

Kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Sanja Lukarevska, e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë sot në orën 12:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Temperatura deri në 38 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 9 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 37 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me rritje graduale të temperaturës. Në fillim të javës së ardhshme përsëri do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza

Published

on

Tri vajza mbrëmë kanë shpëtuar në mënyrë të sigurt pasi kanë hasur në derra të egër në majën e Vodnos. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) kumtoi sot se raporti ka arrit në numrin 112.

“Mbrëmë tre vajza të cilat po zbrisnin nga maja e Vodnos, pas orës 23 në drejtim të Vodnos së mesme hasën në derra të egër. Në numrin 112 në QMK kanë denoncuar se një tufë me derra të egër kanë qenë vazhdimisht pas tyre dhe rreth tyre edhe pse ata kanë zbritur përmes rrugës së asfaltuar dhe se kanë qenë shumë të frikësuara. Më pas ata kanë kërkuar që të lirohet trau në Vodno të mesme që të afërmit e tyre të mund t’i marrin me automjete. Në orën 23:42, personi që ka lajmëruar urgjencën ka njoftuar në numrin 112 në QMK se në vendngjarje ka arritur një furgon policor dhe se të gjithë janë të sigurt”, thuhet në informacionin e QMK-së.

Continue Reading

Më të lexuarat