Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2022 ka vazhduar të jetë në shënjestër të kritikave serioze për shkak të vendimeve skandaloze, të cilat kanë krijuar me të drejtë perceptimin te qytetarët se në këtë vend të vogël, ndëshkohen vetëm të pafuqishmit. Lufta kundër korrupsionit ka dështuar, prandaj ndërkombëtarët edhe këtë vit e kanë qortuar RMV-në, derisa të rinjtë po largohen për të gjetur një vend ku shteti të gjithë i trajton në mënyrë të barabartë, shkruan Portalb.mk.
“Miqësia” mes gjyqësorit dhe korrupsionit
Ata të cilët shpallin vendime në emër të popullit, besimin e popullit nuk e kanë. Në anketën e fundit të IRI-it të realizuar në shtator-tetor 2022 vetëm 4% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë besim të plotë në gjyqësor. Qytetarët, edhe gjatë vitit paraprak, gjegjësisht 2021, deklaruan se nuk i besojnë gjyqësorit. Sipas anketës së “Eurothink”, vetëm 8% prej tyre kanë besim në gjyqësor.
Kjo tregon se vendi nuk po i bën reformat dhe hapat e mjaftueshme për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili ka humbur ndër vite, si rezultat i politikës së mosndëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.
Edhe gjatë vitit 2022, gjyqësori u përfol më së shumti në kontekst të bashkëpunimit me krimin dhe korrupsionin, se sa të luftimit të tyre. Jo rastësisht, ambasadorja amerikane, me të ardhur në RMV, si njollë të zezë të vendit e përmendi korrupsionin dhe për këtë, paralajmëroi ekip special amerikan për të vështruar në mënyrë më agresive funksionarët e korruptuar, të cilët e vizituan vendin, por nuk dihet se si do të veprojnë më tej.
Por, sipas Komisionit për Antikorrupsion ardhja e këtij ekipi nënkupton dështim për politikën e Maqedonisë së Veriut, pasi ne nuk i kemi kryer detyrat. “Të të vijë në atë nivel ekip nga Amerika, është ta prekësh fundin”, thanë nga Antikorrupsioni.
Advertisement
Edhe StevoPendarovski, gjatë fjalimit vjetor në Kuvend u ndal te ardhja e ekipit amerikan, i cili tha se, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjos korrupsionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë këtë. Ai theksoi se nuk do të ketë drejtësi derisa kriminelët nuk i vendosim në burgje të mbyllura dhe derisa gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë në liri.
“Nëse natyra do të ishte e korruptuar, kështu do të dukeshin mollët”, foto arkiv nga një aksion gueril në Shkup
Nëraportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, publikuar në prill të këtij viti, Maqedonia e Veriut u radhit në grupin e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Nuk ka përmirësime.
Organizata Transparency Internationalnë janar të këtij viti, nxori raportin e vitit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë në të cilin theksohej se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë.
Pikërisht për shkak të shkallës së korrupsionit, katër nga dhjetë të rinj do ta braktisnin shtetin, ndërsa çdo person i tretë i ri konsideron se pikërisht korrupsioni është motivimi kryesor që të inkuadrohet dhe të kontribuojë në luftën kundër veprimeve korruptive. Vetëm katër përqind e të rinjve mendojnë se gjendja e këtillë i detyron të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit. Këtë e tregon analiza e bërë nga ana e Youth Alliance në të cilën kanë marrë pjesë mbi 440 të rinj nga i gjithë vendi.
Shtrembërimi i drejtësisë
Nuk kaluan as dy javë nga Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, gjyqësori shkaktoi një kaos të vërtetë, për çka reaguan thuajse i gjithë kreu i shtetit, pavarësisht betimit të tyre se nuk përzihen në vendimet e tyre.
Një grusht gjyqtarësh të Apelit, “nuk e kanë kuptuar” aktgjykimin e shkallës së parë të lëndës “Target-Fortesa“, për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve dhe kanë miratuar vendim për shfuqizimin e aktgjykimit dhe kthimin e lëndës në rigjykim. “Rastësisht”, në këtë lëndë është i dënuar me 12 vjet burg, ish shefi i Policisë Sekrete SashoMijallkov i cili gjatë kohës së regjimit të Nikolla Gruevskit, vendoste se kush do të bëhet gjyqtar.
Advertisement
Rikthimi nga e para e lëndës “Target-Fortesa” hapë mundësi reale që Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë të shpëtojë nga përndjekja penale për përgjimet masive, për çka u formua dhe Prokuroria Speciale Publike, pasi që në fillim të vitit 2025, apo për dy vite, veprat penale vjetërsohen.
Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov
Gjasat janë edhe më të mëdha që të Mijallkov t’i ikë përndjekjes penale, duke e pasur parasysh se vetëm për miratimin e aktgjykimit të parë u nevojitën më shumë se tre vjet, pasi që ekipi i avokatëve të Mijallkovit e zvarriste procedurën gjyqësore.
Vetëm dhjetë ditë përpara vendimit skandaloz për rastin e përgjimeve, gjyqtarët e Apelit, e kanë shfuqizuar edhe aktgjykimin e shkallës së parë në rastin “Thesari” në të cilin, edhe këtu, rastësisht SashoMijallkov u dënua me 8 vjet burg.
Kështu, Mijallkovi i cili është i dënuar në dy lëndë me gjithsej 20 vjet burg, Apeli për 10 ditë e pastroi dhe ua hodhi fajin kolegëve të tyre nga shkalla e parë se “kanë bërë shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë Penale, me çka është sjellë në pikëpyetje gjendja faktike dhe zbatimi i rregullt i Kodit Penal”.
Vetëm 4-5 muaj para këtyre dy rasteve skandaloze, Prokuroria arriti marrëveshje me Mijallkovin në një rast tjetër, të quajtur “Perandoria”, një rast i cili u hap nga ish Prokuroria Speciale dhe u bë shkak që kjo Prokurori në krye me KaticaJanevën të fundoset për shkak të “reketit”. SashoMijallkov bëri marrëveshje me Prokurorinë pasardhëse, e pranoi fajin për larje parash dhe ia dha shtetit 36 milionë euro të fituara nga krimi, me qëllim që të ketë zbutje të ndëshkimit. Për këtë, Gjykata e dënoi me 3 vite burg, të cilat, duhet t’i mbajë në Burgun e Strugës, pasi e ndryshoi adresën nga Shkupit, për shkak se burgu i Strugës është i hapur dhe “vizitohet” nga “elitat”, siç ishte rasti me OrceKamçevin.
Ashtu si miku i tij Mijallkov, edhe Kamçev “e bleu” drejtësinë me para. Për ta mbyllur ndjekjen e tij në rastin “Perandoria”, Kamçev dha 5.1 milion euro dhe pranoi të mbajë 1 vjet burg – të cilin në fakt nuk e mbajti të plotë, pasi u lirua 4 muaj më herët.
Në ndërkohë, në rastin “Parcelat”, azilanti NikollaGruevski u dënua me 7 vjet burg, SashoMijallkov me 1 vjet e 3 muaj, ndërkaq OrceKamçev me 1 vjet burg.
Akuza për zgjedhje të personave partiak
Padyshim që këtë vit bujë më të madhe ka shkaktuar zgjedhja e prokurorit për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit nga Kërçova, i cili u akuzua në opinion për afërsi të tij me funksionarët e BDI-së, për çka u publikuan edhe disa fotografi. Për zgjedhjen e tij edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shkup deklaroi se është e habitur me procesin, ndërkaq Abazi mohoi çdo lidhje të tij me BDI-në.
Vilma Ruskoska dhe Islam Abazi
Zgjedhja e tij erdhi pas ngjarjeve mes prokurores Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska u suspendua për shkak të bastisjes në Policinë Financiare, ndërkaqMuaremi dha dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.
Në fund të nëntorit, PavlinaCërvenkovska, dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor dhe theksoi që “shpreson që kryetari i ardhshëm do të jetë i përshtatshëm për këtë elitë biznes-gjyqësore”. Megjithatë, pasi u rikthye në Këshillin Gjyqësor si anëtare, Cërvenkovska, nuk foli më se kush është elita biznes-gjyqësore.
Pas disa vitesh gjykim, këtë vit u shpall dhe aktgjykimi i shkallës së parë edhe për rastin “TNT”, gjegjësisht shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” të FijatCanovskit. Më saktësisht, ish-kryeministri NikollaGruevski u dënua me 9 vjet burg, ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, ToniTrajkovski me 4 vjet, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve me 3 vjet burg, ndërkaq ElizabetaNajdovska me 4 vjet burg. Të akuzuarit gjithashtu duhet t’ia kthejnë Canoskit mbi 11 milionë euro.
Në ndërkohë u shpall dhe vendimi për rastin “Toplik” në të cilin shkalla e parë, e dënoi ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve MileJanakieski me 3 vjet e gjysmë burg.
Ilustrim, gjykata
Janakieski, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjysmë burg edhe në rastin “Titanik”, aty ku GordanaJankulloska u dënua me dy vjet e gjysmë burg. Në ndërkohë në rastin “Dizajn” për autobusët kinezë, Janakieski u dënua me burg me kusht.
Gjykata Penale, këtë vit i dënoi me 52 vjet burg tre të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit, DenisTot.
Duke pritur drejtësinë në burg për rastin “Alfa”, këtë vit, ndërroi jetë RexhailQerimi, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një policit të Njësitit “Alfa” në vitin 2008-të. Qytetarët në Shkup mbajtën marsh protestues ku disa prej tyre deklaruan se vdekja e Qerimit në burg është e dyshimtë dhe kërkuan “hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara”.
Themeluesi i grupit “Dhoma Publike” ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia e Veriut pa lejen e tyre, u dënua me 4 vjet burg, ndërsa po aq, është dënuar edhe administratori Mihail Panevski.
Njëkohësisht, ka nisur procesi gjyqësor për “Besa Transin”, autobusi i të cilit u aksidentua dhe u dogj në një autostradë të Bullgarisë dhe ku humbën jetën 45 persona. Pronari akuzohet se ka falsifikuar licencën e autobusit, ndërkaq gjykimi sapo ka filluar, 1 vjet pas aksidentit. Në ndërkohë Prokuroria bullgare e përfundoi hetimin për aksidentin tragjik dhe sipas tyre shoferi ka humbur kontrollin e autobusit.
Gjatë vitit 2022, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, LidijaDimova dhe dy personave tjerë, pasi që dyshohet se kanë shpërdoruar 320.000 euro para evropiane.
Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër shtatë personave për shitjen e parcelave EVN-së në Dellçevë për ndërtimin e centraleve fotovoltaike. Shtatë personat, dy prej të cilëve drejtues në EVN, janë mes vete familjarë dhe miq. Ata, një tokë që kushtonte 35.000 euro ia kanë shitur EVN-së 1.6 milion euro.
Ndryshe, nëse ndiqen kritikat e Raportit të Komisionit Evropian në raportin vjetor 2022 ku ka theksuar se buxheti për gjyqësor është i pamjaftueshëm dhe kjo cenon pavarësinë dhe pavarësinë e tij, atëherë mund të pritet dhe rrijte të buxhetit. Ata gjithashtu kanë obliguar autoritetet e vendit që të ndërmarrin veprime për përmirësimin e gjendjes me burimet njerëzore në gjyqësor.
Gjatë vitit të ardhshëm, gjithashtu autoritetet duhet të ndërmarrin masa edhe për efikasitetin e gjyqësorit që lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të RMV-së. “Vetingu” apo verifikimi i gjyqësorit është një prej “zgjidhjeve” për pastrimin e tij, i cili ndër vite përmendet nga aktorët në vend, por ende nuk ka ndonjë angazhim konkret në praktikë.
Deputeti i koalicionit VLEN, nga radhët e ASH-së, sot nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar një apel partisë opozitare shqiptare, BDI-së, nga ku ka kërkuar që të vazhdojnë me reformim. Sipas Snopçes reformimi i BDI-së është në interesin e përgjithshëm. “Apeli im ndaj BDI-së për tu reformuar. Vetëm reformimi prej së vërteti është në interes të popullit. Vërtetë që keni pasur shumë goditje kohët e fundit. Goditjet do të vazhdojnë sepse duhet dhënë llogari edhe për të bëmat, por edhe për të pabëmat që duhej të kishit bërë. Duhet të dini se të gjithë rufetë nuk të godasin për të prishur jetën. Disa prej tyre të godasin edhe për të ta pastruar rrugën. Prandaj bëj apel, pastroni rrugën tuaj gjë që është në interesin e përgjithshëm”, ka deklaruar deputeti i VLEN, Halil Snopçe. Ai gjithashtu shtoi se përmirësimi i gabime është i natyrshëm dhe duhet të ndodhë. Sipas tij kur nuk përmirësohen gabimet kjo bënë problem të vërtetë. „Nëse bënë gabim nuk e korrigjon gabimin ky është gabimi i vërtetë, prandaj edhe lapi ka gomën se kush shkruan mund të gabojë“, përfundoi deputeti Snopçe
.https://www.facebook.com/share/v/1FMsJDg5bh/
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev, sot nga Tetova ka folur në lidhje me alarmet për vendosje të bombave nëpër shkolla. Janev tha se gjendja e sigurisë është stabile dhe kërkoi nga qytetarët të jenë të qetë.
Ai tha se autoritetet kanë gjurmë se prej nga vijnë këto alarme, por tha se nuk do të jep informacione të detajuara.
“Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka nevojë për panik, të gjithë qytetarët, prindërit dhe nxënësit duhet të jenë të qetë. Bëhet fjalë për alarme të rrejshme. Jemi duke hetuar qëllimin e këtyre alarmeve, së bashku me Interpolin dhe Europolin”.
“Kemi disa gjurmë, gjithashtu komunikojmë me kolegët tanë nga Kroacia dhe Hungaria, të cilat para disa ditësh po ashtu kanë pasur raste të njëjta. Autoritetet policore kanë kryer kontrolle aty ku është dashur. Kemi protokolle se si duhet të veprojmë në këto raste. Jemi të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj të gjitha sfidave dhe do të jemi pranë qytetarëve. Kërcënime ka pasur dhe do të do ketë”, tha Janev.
Ndryshe, sot në mëngjes në shkolla të disa qyteteve në vend në adresat elektronike është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese, ndërsa këto kanë shkaktuar panik tek nxënësit, të cilët janë evakuuar nga objektet shkollore.
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se (në bazë të Sistemit tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal në afat të fundit, neni 10 paragrafi 8), të gjitha amvisëritë të cilat kanë marrë fatura për energji elektrike dhe kanë për herë të parë konsum të faturuar në bllokun e katërt, EVN Home është e detyruar t’i korrigjojë faturat për energji elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate për energjinë elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe sipas historisë të konsumit mesatar të amvisërisë gjatë tri periudhave të fundit llogaritëse.
Konsumatorët të cilët janë të pakënaqur nga llogaritja e energjisë së shpenzuar dhe vlerës së faturës, (sipas nenit 37 nga Ligji për energjetikë, Rregullat për furnizim të energjisë elektrike dhe Rregullave për parashtrimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve, konsumatorët për çdo faturë), shtohet në kumtesë, kanë të drejtë të bëjnë ankesë për furnizuesin universal EVN HOME.
“Nëse konsumatori nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë ose nuk merr përgjigje brenda afatit të përcaktuar me ligj (8 ditë), ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë KRRE-së si organ i shkallës së dytë. Nuk ka ndonjë formë/formular specifik të paraparë për ankesën në KRRE dhe ata duhet t’i bashkëngjisin asaj: një kopje të ankesës së paraqitur në EVN HOME, përgjigjen nga EVN HOME dhe një kopje të faturës për të cilën ankohen. Ankesa mund të dorëzohet në arkivin e KRRE -së ose në mënyrë elektronike me email në erc@erc.org.mk dhe potrosuvaci@erc.org.mk”, sqaron KRRE-ja dhe shton se pala e pakënaqur mund të iniciojë kontest administrativ kundër vendimeve të KRRE-së.
Nga 1 janari i vitit 2025 çmimi i rrymës për konsum mesatar në të gjitha katër blloqet është rritur për më pak se një për qind (0,92 %). Konkretisht në bllokun e parë çmimi është rritur për 0,68%, përderisa në bllokun e dytë çmimi është rritur për 0,90 %.
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale, nënvizohet në kumtesë, ju bën thirrje partive politike të mos i politizojnë vendimet e KRRE-së i cili është organ i pavarur.