Connect with us

Lajme nga vendi

Osmani: Në vitin 2023 sfidë kryesimi me OSBE, të bashkohemi kundër ndarjeve

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e tij të Vitit të Ri para opinionit, dëshiroi që viti 2023 të jetë më i sukseshëm i cili do të na bashkojë kundër ndarjeve dhe do të krijojë mundësi t’i përkushtohemi progresit, me, siç thotë ai, një vështrim drejt së ardhmes, që është e vetmja rrugë drejt suksesit.

Sipas Osmanit, fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas 17 viteve të statusit kandidat, përshpejtimi i procesit të reformave të BE-së, lançimi i Dialogut Strategjik me SHBA-të dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Frontex-it, që për shumë vite kishte ngecur për shkak të mosmarrëveshjes për përdorimin e gjuhës maqedonase, janë një nga sukseset më të rëndësishme të cilat Maqedonia e Veriut ka arritur në fushën e politikës së jashtme në vitin 2022, e të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në përparimin e vendit.

Osmani, në fjalimin e tij të Vitit të Ri para opinionit, i theksoi përfitimet e negociatave me BE-në, për të cilat tha se do t’i ndjejmë shumë shpejt, duke potencuar se çdo hap përpara në negociata do të nënkuptojë edhe hap përpara për sa i përket cilësisë së jetës për çdo qytetar.

“Në vitin 2022 sollëm vendime që shumë shpejt e bënë realitet ëndrrën tonë për një vend të fuqishëm ekonomikisht. I filluam negociatat me Bashkimin Evropian, me çka e realizuam qëllimin kryesor strategjik të vendosur para 30 viteve. Fillimi i negociatave me BE-në nënkupton forcimin e fuqisë blerëse të qytetarëve, por edhe uljen e cenueshmërisë sociale të shoqërisë sonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për jetë cilësore dhe të sigurt të të gjithë qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.

Advertisement

Vitin e kaluar, thekson Osmani vendi e filloi edhe anëtarësimin në Unionin për Mesdheun, si një nga organizatat më të mëdha multilaterale për bashkëpunimin e Evropës me vendet e Mesdheut, ndërsa ishte organizuar edhe edicioni i dytë i “Forumit të Prespës për Dialog”, me qëllim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të jetë ndërtuese e urave në të gjithë rajonin.

Sipas Osmanit, sfida më e madhe në vitin e ardhshëm fillon më 1 janar 2023, kur Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht fillon Presidencën me OSBE-në – Organizatën më të madhe Rajonale për Siguri dhe Bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, , ndërsa si kryesues zyrtar i OSBE-së për vitin 2023 është emëruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të vendit. Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të vendit nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënieve të rënduara politike mes vendeve anëtare, do të fokusohemi në qetësimin e tensioneve, rikthimin e besimit, prosperitetin dhe sigurinë e përgjithshme të njerëzve”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së në vitin 2023, Bujar Osmani në fjalimin e tij të Vitit të Ri për publikun.

Kryesimi me OSBE-në për Maqedoninë e Veriut paraqet një lloj njohjeje për vendin, i cili nga përdorues i mekanizmave të sigurisë bëhet aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit në një kontekst më të gjerë rajonal.

“Maqedonia e Veriut deri më tani, shpesh here e ka treguar kapacitetin e saj, se përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe qeverisjes demokratike, i realizon qëllimet e veta, si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Tani kemi mundësi që me pjekurinë dhe njohuritë tona të jemi lojtar kyç, t’i udhëheqim dhe të kontribuojmë në politikat dhe proceset ndërkombëtare”, theksoi Ministri Osmani.

Advertisement

“Fokusi ynë, si vend kryesues, do të jenë misionet në terren. Do të ndërmarrim dhe mbështesim aktivitete konkrete me qëllim lehtësimin e jetës së njerëzve, avancimin të të drejtave dhe lirive të tyre”, theksoi Osmani.

Përveç fokusit në terren në zonat e përfshira nga konflikti, prioritetet e Maqedonisë së Veriut si kryesuese do të jenë riafirmimi i përfitimeve të OSBE-së dhe rinovimi i dialogut, si dhe rikthimi i besimit dhe investimi në paqen dhe qëndrueshmërinë e OSBE-së, si mënyra më e mirë për t’u ballafaquar me sfidat e sigurisë

Advertisement

Lajme nga vendi

Ambasadori gjerman për REL: Nëse bisedimet në Ohër finalizohen, atëherë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës…

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për REL tha se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde ka folur edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./REL/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Published

on

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore. /Telegrafi/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, por relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimalë do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti d të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat